Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Rinas, riatdhesohen 49 persona të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në vendet e hapësirës Shengen (2)

24rinasDitëm e sotme, në aeroportin e Rinasit, rreth orës 16 : 40, nëpërmjet një fluturimi riatdhesimi të përbashkët charter, organizuar nga agjensia Frontex, janë kthyer në vendin tonë nga Franca, 49 shtetas shqiptarë të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen.

Ky operacion riatdhesimi, u zhvillua nga Policia e Shtetit, përkatësisht strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit në bashkëpunim me agjensitë ligjzbatuese Franceze dhe atë të FRONTEX.

Personat e riatdhesuar gjatë këtij fluturimi, u shqoëruan edhe nga një përfaqësues i organit të Avokatit të Popullit, me qëllim monitorimin e respektimit të të drejtave të shtetasve që u riatdhesuan. Pjesë e skortës që shoqëroi këta persona ishin edhe një mjek dhe një psikolog.


Nga shtetasit deportivë të kthyer, 25 prej tyre janë kthyer nga Franca, 4 nga Belgjika, 6 nga Finlanda, 7 nga Gjermania, 3 nga Spanja dhe 4 nga Italia.


Të gjithë shtetasve të kthyer ditën e sotme, i ndalohet të udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës Shengen për një periudhë kohore tre vjecare.

Video : https://www.youtube.com/watch?v=cA4EBMFgCJk&list=PLQZcSVvLgZPWZZtnIGtaz1kQrgvsIs6-w&index=1

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30