Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Policia Kufitare e Kakavijës godet një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sekuestrohen 12.3 kilogramë Mariuanë. Arrestohet drejtuesi i automjetit ku u gjet lënda narkotike. (2)

29kaka1Më datën 29.03.2015, rreth orës 07.00, Efektivat e Policisë Kufitare të Kakavijës, gjatë kontrollit të detajuar të automjeteve në vijën e dytë në dalje për në shtetin Grek, në automjetin Nisan, në pronësi të shtetasit Elton Çako, vjeç 33, banues në Fier, kanë konstatuar se poshtë sediljeve në shasi, kishte pako të dyshuara me lëndë narkotike.

Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, të cilët kanë mbritur në Kakavijë dhe nga kontrolli i imtësishëm i bërë nga efektivat e Policisë Kufitare dhe Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve rezultoi se :


Në brendësi të shasisë u gjetën dhe u sekuestruan 4 pako lëndë narkotike Çokollatë e dyshuar si Mariuanë me peshë totale 1.9 kg dhe 5 pako me lëndë narkotike e dyshuar si Mariuanë me peshë totale 10.4 kg.

Në total, u gjetën dhe u sekuestruan 9 pako me peshë totale 12.3 kg Mariuanë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër për kryerjen e procedurave të mëtejshme më të specializuara, nga Specialistët e  Sektorit Kundër Narkotikëve, për veprat penale “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike“. Lënda narkotike dhe automjeti, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.

29kaka2

 

 

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30