Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Shkodër, Policia Kufitare sekuestron 13 kilogramë Mariuanë që dyshohet se do trafikohej në Malin e Zi. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike (2)

20shkodermEfektivat e Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikut të lëndëve narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbërt me Malin e Zi, më datën 19.04.2015, në orët e vona të mbrëmjes, kanë goditur një tjetër rast të trafikut të lëndëve narkotike.

Efektivat e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit:

Bruno Nikaj, 25 vjeç, banues në fshatin Hot, të Malsisë së Madhe.

Ky shtetas, është kapur në flagrancë nga njësiti i Policisë Kufitare të Hanit të Hotit, afër vijës kufitare në Hot, në vendin e quajtur sipër « Kalas », teksa po tentonte të trafikonte me një thes plasmasi, lëndë të dyshuar si narkotike, drejt Malit të Zi, me një sasi prej 13 kg lëndë, e llojit Canabis Sativa.

Në vendngjarje, ka mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët e Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, ku nga kqyrja e thesit të plasmasit, rezultoi se në të, kishte 13 pako me peshë 1 kilogramë, gjithësej 13 Kg,  lëndë narkotike e dyshuar si Mariuanë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e Provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasit Bruno Nikaj, do t’i kalojnë Prokurorisë për veprën penale të «Trafikimi i lëndëve narkotike», parashikuar nga neni  283/a i Kodit  Penal.

Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër.

20shkoder2

Arkiva

Prill 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6