Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Kakavijë. Policia Kufitare godet një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sekuestrohen 18 Kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si Mariuanë (2)

2gjiro1Në orët e mbrëmjes së datës 01.06.2015, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, efektivat e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit  të detajuar për lëndë narkotike në vijën e dytë, kanë futur për kontroll një automjet tip Van.

Drejtuesi i automjetit, porsa ka parkuar, ka zbritur nga makina dhe menjëherë, është larguar me vrap në drejtim të kufirit jeshil me palën greke.

Menjëherë në ndjekie të tij, janë vënë forcat e Policisë Kufitare të Kakavijës si dhe është njoftuar menjëherë Policia Greke e Kakavijës dhe pas një operacioni të përbashkët dhe të mirëkoordinuar, është bërë e mundur kapja e tij, në pyllin e Kakavijës.

Nga kontrolli i imtësishëm tek ura ngritëse të automjetit tip furgon të markës “Benz” me targa, që drejtohej nga shtetasi  Genci Koraqe, 45 vjeç, banues në Çiflik, Berat, rezultoi se në shashinë e automjetit (dopjo dysheme), ishin të fshehura 15 pako të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar si Mariuanë, me një peshë totale prej 18 Kilogramë.

Specialistët e Sektorit të Narkotikëve në D.P.Q.Gjirokastër, kanë bërë sekuestrimin e lëndës narkotike, në cilësinë e provës materiale, si dhe kanë kryer të gjitha veprimet e para proceduriale për këtë rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Pritet që gjatë ditës  së sotme, shtetasi Genci Koraqe, t’i dorëzohet Policisë Kufitare Shqiptare të Kakavijës, nga ana e Policisë Kufitare Greke, ku më pas, Specialistët e Sektorit për Narkotikët, do të kryejnë arrestimin e tij, për veprën penale të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike“.

Materialet në ngarkim të tij, do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria e Policisë Qarkut Gjirokastër.

2gjiro3

2gjiro2

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6