Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Znj.Spiropali dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Z.Didi, nënshkruajnë Urdhërin e Përbashkët për “Ngritjen, Funksionimin dhe Procedurat Standarde të Punës të Njësisë së Përbashkët për Kontrollin e Kontenierëve” (2)

14doganaDitën e djeshme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave është nënshkruar Urdhëri i Përbashkët mes Doganës Shqiptare dhe Policisë së Shtetit, për “Ngritjen, Funksionimin dhe Procedurat Standarde të Punës të Njësisë së Përbashkët për Kontrollin e Kontenierëve” në Portin e Durrësit. Ky Urdhër i Përbashkët është nënshkruar nga dy Drejtorët e Përgjithshëm të Doganave dhe Policisë së Shtetit Znj. Elisa Spiropali dhe Z. Artan Didi.

Të pranishëm në këtë nënshkrim, kanë qenë gjithashtu Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Operativo-Hetimor Z. Admir Abrija, Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Kufirin dhe Migracionin Z. Genc Merepeza, Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Z. Haki Çako, Këshilltari Rajonal i Programit EXBS Z. Alan C. Theriault dhe Koordinatorja e Projektit nga Zyra e Kombeve të Bashkuara në Tiranë Znj. Ela Banaj.

Nënshkrimi i këtij Urdhëri të Përbashkët, është në vijim të analizës 1-vjeçare të zhvilluar pak kohë më parë mbi funksionimin e Njësisë së Përbashkët të Kontrollit të Kontenierëve në Portin e Durrësit, në kuadër të zbatimit të Programit Global të Kontrollit të Kontenierëve. Ky projekt i udhëhequr nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC), prej 1 viti, është prezent edhe në Doganën Shqiptare në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Për të përmirësuar mirëfunksionimin dhe përmirësimin e punës së kësaj njësie të përbashkët kontrolli në Portin e Durrësit, u pa e arsyeshme nënshkrimi i këtij Urdhëri të Përbashkët ndër-institucional mes Doganës Shqiptare dhe Policisë së Shtetit. Me anë të këtij urdhri, është vendosur funksionimi dhe përcaktimi i procedurave standarde të punës së kësaj njësie.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Kakavijë. Tjetër Operacion Kundër Klandestinëve. Bllokohen 41 shtetas nga Siria. (2)

5kakavije2Më datën 31.12.2014, rreth orës 03.00, të mëngjesit, njësiti i Policisë Kufitare që kryen patrullim në kufirin jeshil, poshtë fshatit Peshkëpi e Glinë, kanë bërë bllokimin e 41 shtetasve  nga Siria.

Ndër ta kishte edhe katër gra e tre fëmijë.

Klandestinët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek gjatë orëve të mbrëmjes, me destinacion Malin e Zi.

Klandestinët janë shoqëruar në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, ku janë trajtuar me ushqim dhe janë sistemuar në ambiente me ngrohje.

Ndërkohë ka vijuar puna nga Specialistët e Sektorit të Migracionit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër për rikthimin vullnetar të tyre.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, angazhohen për të rritur kontrollet doganore mbi hyrjen e kontenierëve në portet e vendit. (2)

22drejtori2mDrejtoria e Përgjithshme e Doganave si dhe ajo e Policisë së Shtetit, u angazhuan për të rritur kontrollet doganore për hyrjen e kontenierëve në portet e vendit.

Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, kanë presantuar ditën e sotme, analizën e punës së njësisë së përbashkët për kontrollin e kontenierëve që vepron në Portin e Durrësit. Në fjalën e saj, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Znj. Elisa Spiropali, theksoi rëndësinë e rritjes së kapaciteteve për të luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme nëpërmjet arteries më të rëndësishme tregtare sic eshte ai i Portit të Durrësit. Porti i Durrësit tha ajo në fjalën e saj, pikërisht si një arterie e rëndësishme tregtare jo vetëm për vendin tonë por për të gjithë rajonin, është pikërisht edhe ai më vulnerabël dhe me i atakueshëm nga ana e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme. Aktualisht, edhe vetë bizneset korrekte dhe te ligjshme - shtoi ajo - janë bërë pjesë e shkëmbimit të informacionit dhe kanë dhënë ndihmesën e tyre për të zbuluar tentativat për futjen në Portin e Durrësit dhe nëpërmjet tij në tregun shqiptar të mallrave të fallsifikuara  dhe mallrave kontrabande.

Më tej, ajo tha se trajnimi i vazhdueshëm i stafit, do të bëjë të mundur, që së bashku me Policinë e Shtetit, kufinjtë tanë të jenë të padepërtueshëm për drogën dhe krimin, por njëkohësisht të jenë lehtësisht të kalueshëm për biznesin e ndershëm dhe për lehtësimin e tregtisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Artan DIDI, nga ana e tij, u ndal në shifrat konkrete të kontrollit të kontenierëve, duke theksuar faktin që vetëm vitin e fundit, është trefishuar numri i kontrolleve. Vetëm për vitin 2014 është trefishuar kontrolli i kontenierëve – tha ai – ku nga rreth 37000 kontenier, janë kontrolluar rreth 260 prej tyre, dhe mbetet akoma më shumë e nevojshme rritja e bashkëpunimit në nivelet më të larta si dhe marrja e përgjegjësive të përbashkëta në këtë fushë, pasi rezultatet e arritura deri me sot, nuk kanë sjellë ato rezultate të pritura, në luftën kundër trafiqeve të lëndëve narkotike dhe atyre të kontrabandës.

Njësia e përbashkët e kontrollit të kontenierëve, është një bashkëpunim i përbashkët midis Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Asistencës së Kombeve të Bashkuara.

E pranishme në takimin e punës së Njësisë së Përbashkët të Kotrollit Doganor, ishte edhe koordinatoria e Kombeve të Bashkuara në vendin tonë, Znj. Zineb Benzhalin, e cila nga ana e saj, kërkoi gjithashtu rritjen e bashkëpunimit midis aktorëve kryesorë të ruajtjes së kufinjëve në vendit tonë, me qëllim parandalimin dhe luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar.

Rreth 75% e mallrave që hyjnë në vendin tonë kanë si destinacion Portin e Durrësit dhe për këtë arsye kërkohet një përgatitje më e kualifikuar stafit doganor dhe një shkëmbim gjithmonë e më tempestiv i të dhënave mbi mallrat që hyjnë në këtë port midis forcave të policisë dhe autoriteteve doganore.

22drejtori1

Asnjë tolerim për rastet abuzive me të drejtën për të lëvizur lirshëm në BE (2)

ministria vogelPolicia e Kufirit, e mbështetur edhe nga strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, po punon ditët e fundit me regjim të përforcuar, për të përballuar fluksin e lëvizjes në Pikat e Kalimit Kufitar me rastin e festave të fundvitit.

Në këtë kontekst, Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron të gjithë qytetarët se do të ketë kontrolle të shtuara në kufi, për të mos lejuar kalimin e asnjë personi i cili nuk do të përmbushë kriteret ligjore për lëvizjen e lirë në hapësirën Shengen.

Ministria e Punëve të Brendshme rikonfirmon angazhimin e saj për të mos toleruar asnjë rast të abuzimit me të drejtën për të lëvizur lirshëm në vendet e Bashkimit Europian dhe me qëllimin e paligjshëm për të kërkuar azil në këto vende. Të gjithë qytetarët që nuk do të përmbushin kriteret e kërkuara nga ligji, nuk do të lejohen të dalin nga kufiri i vendit.

Ministria e Punëve të Brendshme përfiton nga rasti për ti kujtuar të gjitha shtetasve shqiptarë, se çdo përpjekje për të kërkuar azil në vendet e BE në mënyrë abuzive, është absolutisht e papranueshme, pasi tashmë Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt dhe vendet e BE nuk i miratojnë kërkesat e këtij lloji.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit po ndërmerr hetime ndaj çdo personi, shoqërie udhëtimi apo kompanie tregëtare që organizon ose ndërmjetëson për udhëtimin e qytetarëve për qëllime të azilkërkimit dhe shkeljes së rregullave të lëvizjes së lirë në vendet e BE.

Ministria e Punëve të Brendshme

Kufiri & Migracion

Policia Kufitare dhe e Migracionit, në zbatim të parimeve kushtetuese të këtij ligji dhe të akteve ligjore dhe nënligjore, të nxjerra në zbatim të tij, ka për mision:


1. Kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, për mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të personave, si dhe për parandalimin e migracionit të paligjshëm.
2. Marrjen e masave për ndalimin e personave, që kryejnë veprimtari të kundërligjshme nëpërmjet kufirit, si dhe të personave të kërkuar; bllokimin e mjeteve dhe të mallrave, që hyjnë ose dalin në mënyrë të kundërligjshme dhe, kur ka dyshime apo vihet në dijeni për shkelje të dispozitave të Kodit Doganor, njofton menjëherë zyrën doganore.
3. Zbatimin e detyrimeve, që rrjedhin nga konventat ndërkombëtare, marrëveshjet dy apo shumëpalëshe. Gjithashtu realizon takime me organet homologe të shteteve fqinje dhe të vendeve të tjera, për zbatimin e marrëveshjeve të përbashkëta dhe për shkëmbimin e të dhënave, në interes të zbatimit të tyre.
4. Grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave, në interes të shërbimit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit, si dhe të kalimit të tij. Kur dyshon ose ka informacion paraprak, kryen kontroll vetjak, fizik dhe të imët të personave, mallrave, bagazheve e mjeteve.
5. Në pikat e kalimit kufitar u kërkon shtetasve shqiptarë dhe të huaj zbatimin e rregullave të kontrollit dhe respektimin e procedurave të intervistimit, që kanë të bëjnë me kalimin e kufirit, sipas kritereve të përcaktuara nga ky ligj dhe nga akte nënligjore, të nxjerra në zbatim të tij.
6. Kryen detyra dhe zbaton masa për hyrjen, qëndrimin, trajtimin dhe kontrollin e të huajve në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Vizioni i Policise Kufitare dhe Migracionit:

 “Kufij të hapur, por të kontrolluar dhe të sigurtë”

Qëllimi i përgjithshëm strategjik i qeverisë shqiptare është zhvillimi i një sistemi sigurie të kufijve i cili do të integrojë të gjitha agjencitë shtetërore me përgjegjësi për kontrollin e kufirit.  Qëllimi specifik i Strategjisë MIK është krijimi i një baze për koordinim dhe bashkëpunim kombëtar dhe ndërkombëtar ndërmjet të gjitha agjencive përkatëse të përfshira në sigurinë e kufirit dhe lehtësimin e tregtisë në mënyrë që të krijohet menaxhim efikas, i efektshëm i kufijve që do të garantojë kufij të hapur, por të kontrolluar dhe të sigurtë.

Kompetencat e Policisë Kufitare dhe të Migracionit në thellësi


Në zbatim të këtij ligji dhe në kuadër të luftës kundër trafiqeve, për parandalimin e kalimeve të paligjshme të kufirit dhe për kontrollin e të huajve, Policia Kufitare dhe e Migracionit i shtrin kompetencat edhe në brendësi të territorit, duke bërë:


a) kontrolle dhe duke zbatuar masa për zbulimin e hyrjes dhe të qëndrimit të paligjshëm të shtetasve të huaj e të personave, që organizojnë trafik në drejtim të kufirit; 
b) në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, ushtron kontrollin e personave, të sendeve dhe mjeteve të udhëtimit, në rrugë tokësore, larg pikave të kalimit kufitar, për ndalimin e hyrjes dhe të qëndrimit të tyre të paligjshëm në Republikën e Shqipërisë.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30