Rezultatet e operacionit në Dukagjin

Në përfundim gjatë 8 ditëve të operacionit policor u identifikuan 313 parcela dhe u asgjësuan 136 468 rrënjë bimë narkotike.
Filloi ndjekja penale për 6 autorë të dyshuar të sulmit me armë ndaj policisë, të cilët u shpallën në kërkim.
U arrestuan  3 autorë të dyshuar dhe 3 kryepleq të fshatrave.
U sekuestruan 3 armë zjarri automatike, 5 krëhëra, 161 fishekë dhe 15,924 kg marijuanë.


Rezultatet sipas ditëve

Më datë 21.08.2014  forcat e policisë të ndara në 12 grupe kontrolli , kryen kontrolle në 5 fshatra: Nicaj dhe Vuksanaj te Komunës Shale, Palaj dhe Dardhë të Komunës Shosh dhe Plan të Komunës Pult.
Më datë 22.08.2014 forcat e policisë të ndara në 12 grupe kontrolli , kryen kontrolle në 3 fshatra: Dardhë të Komunës Shosh dhe Plan të Komunës Pult dhe Vuksanaj të Komunës Shale.
Për datat 21 dhe 22.08.2014 janë identifikuar 68 parcela te mbjella me bime narkotike dhe janë asgjësuar  pasi janë kryer veprimet proceduriale 31 152 bimë narkotike.

Më datë 22.08.2014 në ora 10:25 në lagjen Than të fshatit Plan, persona të paidentifikuar kane qëlluar me arme zjarri helikopterin COUGAR AS 532 AL FA 632 të  Bazes Ajrore Farke gjate transportit të  punonjësve të policisë dhe me pas edhe helikopterin e policisë pasi kishte transportuar dy punonjës te Komisariatet Renea. Helikopteri i policisë i qëlluar bëri  ulje të detyruar në fshatin Mgullë te Komunës Pult. Për këtë  rast u kryhen veprimet procedurale për veprat penale parashikuar nga neni 79/c dhe 22 dhe 278 i Kodit Penal. U organizua puna për identifikimin e autoreve dhe u shpallën në kërkim 6 autorë të dyshuar. Gjate natës shërbimet e policisë qëndruan ne në zonë për të vazhduar përsëri operacionin ditën e nesërme.

Më datë 23.08.2014 forcat e policisë kryen kontrolle në lagjet Gjuraj, Kuje dhe  Boks të fshatin Plan të Komunës Pult. U identifikuan 57 parcela dhe pasi u kryhen veprimet procedurale u asgjësuan 24 014 bimë narkotike.
Në këtë datë u ndalua shtetasi Nik Gjelosh Blinaj, vjeç 34, banues në Shkodër, pasi më datë 22.08.2014, në lagjen “Vukaj”, nga kontrolli në banesë ju gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale 10 kg e 594.6 gr bimë narkotike e llojit marihuane.

Më datë 24.08.2014  forcat e policisë kryen kontrolle në lagjen Nderkiza të fshatit Plan, fshati Kir, Alavana dhe Athie të fshatit Xhan të Komunës Pult, Kir, Gjuraj, Kuje dhe Boks të fshatit Plan te Komunës Pult dhe në fshatin Nicaj të Komunës Shosh. U identifikuan 55 parcela dhe pasi u kryhen veprimet procedurale u asgjësuan 32 264 bime narkotike.

Me datë 25.08.2014 u ndalua  një prej autoreve të dyshuar që kanë kundërshtuar  me armë  forcat e policisë më datë 06.08.2014  shtetasi Pal Lulash Dushku banor i fshatit Plan.
Po në ketë datë u ndalua kryeplaku i fshatit Plan Gjon Ded Bungu dhe kryeplaku i fshatit Bruçaj Mhill Gjona Demaj për veprat penale të moskallëzimit të krimit dhe shpërdorimit të detyrës parashikuar nga nenet 248 dhe 300 të kodit penal  

Më datë 26.08.2014 forcat e policisë  kryen kontrolle në fshtrat Lika, Sume dhe Brucaj të Komunës Pult. U identifikuan 15  parcela dhe pasi u kryhen veprimet proceduriale u asgjësuan 6293 bime narkotike.
Më datë 26.08.2014 në fshatin Sumë,  nga kontrolli  në një stan te “Ashta e Likajve”, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës dy automatikë model 56, kaliber 7.62 mm, një automatik 9 mm, 2 krehëra e 71 fishekë dhe 5 kg. e 330.8 gr. lëndë narkotike e llojit marihuanë.
Po në këtë datë  u ndalua shtetasi Lekë Ndue Thani, vjeç 38, banues në fshatin Plan, komuna Pult, i shpallur ne kërkim si një nga personat e dyshuar se ka qëlluar me armë zjarri helikopterët me date 22.08.2014 si dhe  kultivues të bimëve narkotike në disa zona të komunës Pult.

Më datë 27.08.2014 forcat e policisë, kryen kontrolle ne fshatin Brucaj te Komunës Pult. U identifikuan 31 parcela dhe pasi u kryhen veprimet proceduriale u asgjësuan 16300  bimë narkotike.

Më date 28.08.2014 forcat e policisë kryen kontrolle në fshatin Benë të Komunës Shllak. U identifikuan 17 parcela dhe pasi u kryhen veprimet proceduriale u asgjësuan 3615  bimë narkotike.

Me date 29.08.2014 forcat e policisë kryen kontrolle në fshatin Kuje të Komunës Pult dhe në territorin e Komunës Shalë. U identifikuan 70 parcela dhe pasi u kryhen veprimet procedurale u asgjësuan 22 830 bimë narkotike. Në ora 12:00 -14: 00 persona të paidentifikuar kanë qëlluar me arme zjarri forcat e policisë në fshatin Nënmavriq të komunës Shalë .
Po në këtë datë u ndalua me iniciativë shtetasi Marash Ndue Martini, vjeç 64,kryeplak i fshatit Nicaj sepse nuk ka bashkëpunuar dhe informuar policinë dhe në këtë fshat u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 133 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30