Angazhimi i policisë

Gjatë sezoni turistik veror 2017 janë marrë masat për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në të gjitha zona turistike/plazhe të vendit të cilat u përballën me shtimin e madh të popullsisë, shtimin e numrit të automjeteve në qarkullim dhe dendësimin e trafikut, fluksin e madh të pushuesve vendas dhe të huaj që hyjnë për pushime në vendin tonë nga shtete të ndryshme. Më shumë

Masat për sezonin

Capture

Policia e Shtetit: "Për rritjen e sigurisë së pushuesëve"

Në të gjitha plazhet, në harkun kohor prej 16 orësh, çdo ditë janë të angazhuara 100 patrulla policie me biçikleta.

Në mbështetje të shërbimeve të rendit dhe të policisë rrugore është planifikuar edhe shërbimi i patrullës me motoçiklista. Në të gjithë vijën bregdetare janë rreth 30 patrulla të Forcës së Posaçme me motorçikleta të cilët patrullojnë akset rrugore dhe zonat turistike.

#siguriajuajprimareperne

Operacion i përbashkët antidrogë mes Policisë së Shtetit dhe Policise Italiane e Guardia di Finanza, sekuestrohen rreth 400 kg marijuanë në veri të Otrantos.

Operacion i përbashkët antidrogë mes Policisë së Shtetit dhe Policise Italiane e Guardia di Finanza, sekuestrohen rreth 400 kg marijuanë në veri të Otrantos.GDF 01.01.17

Pas sinjalizimit të Policisë së Shtetit, mëngjesin e ditës së sotme në veri të Otrantos, në Torre Chianca, patrulla e Guardia di Finanza-s së Pulias (GdF) ka zbuluar në breg të detit një gomone me rreth 300 deri 400 kg marijuanë.

Gomonia ishte vënë në ndjekje që prej ditës së djeshme në zonën e Orikumit, por kishte mundur te humbiste gjurmët për disa orë.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të përfshirë në këtë trafik.

 

GDF 01.01.17

GDF 1 01.01.17

 

 

 

 

 

 

 

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3