Angazhimi i policisë

Gjatë sezoni turistik veror 2014 janë marrë masat për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në të gjitha zona turistike/plazhe të vendit të cilat u përballën me shtimin e madh të popullsisë, shtimin e numrit të automjeteve në qarkullim dhe dendësimin e trafikut, fluksin e madh të pushuesve vendas dhe të huaj që hyjnë për pushime në vendin tonë nga shtete të ndryshme. Më shumë

Masat për sezonin

Nga ana e drejtorive të policisë së qarqeve për sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike u morën edhe masat e mëposhtme:
Kryerja e shërbimeve të strukturave vendore të policisë u bë në përputhje me plan
vendosjet e miratuara për këtë qëllim...

Më shumë

Konferencë për shtyp 04.01.2017

Drejtori i Policisë Rrugore Ardi Veliu , për marrjen e masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, nisur edhe nga situata e krijuar në disa akse rrugore si pasojë e rreshjeve të dëborës. (për video kliko mbi link).ardi veliu konference

Në vijim të masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, thirrjeve të vazhdueshme për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe nisur nga situata e fundit sinoptike, Drejtoria e Policise Rrugore ka marrë një sërë masash shtesë për të parandaluar aksidentet rrugore:

Si pasojë e reshjeve të dëborës në Qarkun Kukës, Dibër , Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Korçë, trashësia e dëborës varion nga 20 deri në 40 centimetra.

Në Qarkun Dibër në të gjithë akset rrugore nacionale dhe rurale qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në qarkun Kukës të gjithë akset rrugore kanë prezencë dëbore dhe qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në disa akse rrugore rurale të qarkut Shkodër, si Bardhet-Iballë, Qafë Qarri –Qelëz, janë të bllokuara pasi trashësia e dëborës arrin deri në 50 centimetra.

Rruga e Kombit, këshillohet që qarkullimi të kryhet me zinxhirë, të mos qarkullojnë me shpejtësi dhe të eleminojnë parakalimet.

Në disa segmente rrugore në qarkun Gjirokaster, Elbasan dhe Berat, konstatohet se ka prezencë akulli, në këtë kuadër këshillojmë të gjithë drejtuesit e automjeteve të tregohen të vëmendshëm, të përdorin zinxhirë dhe të eleminojnë shpejtësinë.

Gjithashtu, ju bëjmë thirrje drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve të respektojnë normat e sjelljes në rrugë, eleminojnë shpejtësitë, përdorimin e celularit, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin alkool gjatë drejtimit të automjetit, këmbësorët të përdorin mbikalimet, vizat e bardha dhe të mos kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Policia Rrugore ka marrë masa që në të gjithë akset rrugore të mësipërme, të planizojë shërbime gjatë 24-orëve, duke u mbështetur edhe nga Patrullat e Përgjithshme.

Për çdo problematikë, drejtuesit e automjeteve të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 e 129.

 

ardi veliu konference

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...