Angazhimi i policisë

Gjatë sezoni turistik veror 2014 janë marrë masat për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në të gjitha zona turistike/plazhe të vendit të cilat u përballën me shtimin e madh të popullsisë, shtimin e numrit të automjeteve në qarkullim dhe dendësimin e trafikut, fluksin e madh të pushuesve vendas dhe të huaj që hyjnë për pushime në vendin tonë nga shtete të ndryshme. Më shumë

Masat për sezonin

Nga ana e drejtorive të policisë së qarqeve për sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike u morën edhe masat e mëposhtme:
Kryerja e shërbimeve të strukturave vendore të policisë u bë në përputhje me plan
vendosjet e miratuara për këtë qëllim...

Më shumë

Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 04.01.2017

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë1Drejtoria PPSH.1
Seksioni për narkotikët
Më datë 03.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.P, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi, në Yzberisht, në mjetin tip ”Volkswagen”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 03.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.H, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, në rrugën Tiranë-Elbasan, te tuneli, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen E.H, vjeç 43, banuese në Tiranë, e cila pas ndihmës mjekësore në spital, u largua në banesë jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.S, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Manhatan” në Kamzë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, i larguar nga vendi i aksidentit, ka goditur mjetin e parkuar tip “Volkswagen”. Nenet 291 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.L, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Skënderbeu”, Kamzë, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Peugeot”, i larguar nga vendi i aksidentit, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.K, vjeç 74, banues në Tiranë, i cili pas ndihmës mjekësore në spital, është larguar pa probleme për jetën. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.Gj, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi, në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Mitsubish”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A, vjeç 21, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 03.01.2017, rreth orës 15:30, në autostradën Tiranë-Durrës, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Volkswagen”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar vet dhe pasagjerët shtetasit K.Gj, K.Gj. e S.Sh, vjeç 19, 16 e 19, të cilët pas ndihmës mjekësore në Qendrën e Traumës, u larguan në banesë pa problem për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.Gj, vjeç 50, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 07:30, në lagjen “28 Nëntori”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin P.Sh, vjeç 62, banues në Elbasan, i cili ndodhet në Qendrën e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.T, vjeç 45, banues në Librazhd, pasi, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, te “Kthesa e Murrashit”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Nissan”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, e drejtuar me leje drejtimi nga shtetasi E.Q, vjeç 25, banues në Lushnjë, për pasojë janë aksidentuar pasagjeret H.T e Z.T, vjeç 81 e 42, banuese në Librazhd, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T, vjeç 38, banues në Berat, pasi, në segmentin rrugor Ura Vajgurore-Poshnje, te ‘’Rrethrrotullimi i Çifligut’’, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volkswagen Golf”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Dh.T, vjeç 30, banues në Gjirokastër, pasi, në lagjen “18 Shtatori”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “BMV”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.D, vjeç 23, banues në Lezhë, pasi, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Fiat Punto”, ka aksidentuar biciklistin shtetasin A.M, vjeç 34. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.H, vjeç 24, banues në fshatin Kir, pasi, në rrugën Velipojë–Shkodër, në fshatin Bërdicë e Poshtme, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “BMV”, ka dalë nga rruga, për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë, pasagjeri V.H, vjeç 19, banuese në fshatin Reç i Ri, i cili ka ndërruar jetë në spital dhe pasagjerja K.H, vjeç 23, banuese në Reç i Ri, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/3 i Kodit Penal.

II. DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Më datë 03.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.O, vjeç 51, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se më datë 02.01.2017, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish vjehrrës, T.Gj, vjeç 61, banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017, është dërguar në QSUT “Nënë Tereza” dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasja A.L, vjeç 18, banuese në Tiranë, e cila ka konsumuar medikamente. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 03.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit S.D e I.D, vjeç 58 e 62, banues në Maqedoni, pasi dyshohet se te një qendër tregtare në ambientet e një marketi, kanë vjedhur disa sende e veshje. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017, rreth orës 14:00, në rrugën “Selitë e Vjetër”, kanë vjedhur bizhuteri e një Lap-top, në banesën e shtetasit M.H, vjeç 38. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen D.P, vjeç 44, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish-bashkëshorti N.P, vjeç 51, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 03.01.2017, u ndalua shtetasi G.M, vjeç 32, banues në Tiranë i dënuar më parë, pasi gjatë natës në rrugën “Mihal Grameno”, dyshohet se ka vjedhur një zyrë arkitekturore. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.D, vjeç 19, banues në Tiranë pasi më datë 03.01.2017, në fshatin Sauk i Vjetër, në mjetin tip “Benz”, iu gjet një dorezë metalike e 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike, gjithashtu nga kontrolli në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20 doza lëndë e dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Nenet 283 e 279 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 03.01.2017, gjatë natës, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, kanë vjedhur banesën e shtetases M.Gj, vjeç 26, banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017, në rrugën “Skënder Luarasi”, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases A.M, vjeç 44. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.S, vjeç 71, banues në Bathore, pasi dyshohet se, në Bathore, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin B.M, vjeç 28. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017, në QSUT “Nënë Tereza”, është dërguar e vdekur shtetasja H.P, vjeç 74, banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezulton, se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 04.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë nga Sektori i ShÇBA për dy punonjës policie, të cilët dyshohet se kanë pasur një konflikt me njëri tjetrin në një lokal. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Specialisti i policisë së zonës i Komisariatit të Policisë Nr 3, ka bërë të mundur kapjen e shtetasit A.M, 23 vjeç, banues në Tiranë(për llogari të Komisariatit Nr.1). Ky shtetas është shpallur në kërkim në qershor 2016, pasi Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar vendimin penal të datës 16.06.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Vrasje me dashje, mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", parashikuar nga Nenet 76-25-22 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Ky shtetas më datë 01.06.2016, në Shkozë Tiranë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin O.Gj.

Më datë 03.01.2017, rreth orës 22:24, në rrugën “Mine Peza”, është hedhur nga kati i tretë i pallatit, shtetasi E.H, 59 vjeç, me probleme nervore, i cili ndodhet në SQU, në gjendje të rëndë shëndetësore. Punohet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 03.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.R, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasin E.H, vjeç 50, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 03.01.2017, rreth orës 07:00, në Bathore, në banesën e tij është gjetur i vdekur shtetasi, Q.N, 62 vjeç. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas të ketë kryer vetëvrasje, pasi është gjetur dhe një letër që viktima i ka lënë familjarëve. Në krahë të trupit është gjetur një armë zjarri, çifte. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij veprimi.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 03.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.F, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, D.F, vjeç 28, të cilës ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. Neni 130/a /4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 03.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit I.P e D.P dhe E.V, vjeç 48, 43 e 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te Ura e Gërdecit, kanë goditur me sende të forta njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 03.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen H.L, vjeç 75, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se djali I.L, vjeç 45, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 04.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.Xh, vjeç 20, banues në Kavajë, pasi më datë 03.01.2017, në lagjen nr. 6, u kap duke drejtuar, pa leje drejtimi, mjetin tip ”Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 03.01.2017, në IEVP, është gjetur i varur në banjo, shtetasi E.H, 22 vjeç, banues në Fier, i arrestuar më datë 26.12.2016, përdorues i lëndëve narkotike. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 03.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin A.B, vjeç 23, banues në Laç, pasi dyshohet se rreth orës 05:30, në superstradën Fushë Krujë-Tiranë, afër një fondacioni, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka dalë nga rruga, për pasojë janë aksidentuar pasagjerët shtetasit D.B e G.V, vjeç 22 e 22,  banues në Laç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.P, vjeç 47, pasi dyshohet se bashkëshorti Z.P, vjeç 44, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 04.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen D.T, vjeç 38, pasi dyshohet se bashkëshorti A.T, vjeç 48, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 03.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.Sh, vjeç 29, banues në Shijak, pasi dyshohet se, në Shijak, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak filluan procedimin penal në ngarkim të shtetasit:
R.H. 52 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi i mësipërm, dyshohet se më datë 03.01.2016, rreth orës 20:00 ka qëlluar me armë në drejtim të banesës së shtetasit E.S. 47 vjeç, banues në Shetel, Shijak.
Nuk ka persona të dëmtuar.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një predhë.
Materialet procedurale për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale" Kanosja" dhe"Mbajtja pa leje të armëve të gjuetisë"parashikuar në nenet 84 dhe 280 të Kodit Penal.

Më datë 04.01.2017, rreth orës 03:20, është dërguar dhe ka ndërruar jetë në spital në Tiranë, shtetasi Sh.Ç, vjeç 54, banues në fshatin Borake. Mendohet se vdekja ka ardhur nga një atak kardiak. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të vdekjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 03.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit M.Z, B.Z, K.Z, A.Z e F.Z, vjeç 20, 25, 29, 45 e 24, banues në fshatin Stravaj, pasi dyshohet se më datë 01.01.2017, në Stravaj, për motive të dobëta, kanë plagosur lehtë me grusht shtetasin L.Ç, vjeç 40. Nenet  89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 03.01.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit E.E e H.K, vjeç 25 e 30, banues në Berat, pasi, në lagjen “30 Vjetori”, në një kompleks sportiv u kapën duke vjedhur sende e materiale të ndryshme. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan zgara hekuri e sende të tjera. Nenet 134/2 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit E.D, G.T. dhe K.T, vjeç 25, 17 e 41, banues në fshatin Lapardha, pasi dyshohet se, në Lapardha te lokali i shtetasit H.T, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K.T me djalin G.T., kanë goditur me mjete të forta shtetasin E.D, të cilit ju gjet një thikë, që plotëson kushtet e armës së ftohtë. Nenet 279, 274, 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 03.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.B, vjeç 36, banues në fshatin Shën Vasi, pasi dyshohet se më datë 01.01.2017, me bagëtitë ka dëmtuar të mbjellat, në pronën e shtetases L.B, vjeç 42. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin R.H, vjeç 48, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 31.12.2016, në fshatin Dhërmi, ka shpërdoruar tokën, duke hapur një gropë e hedhur një shtresë betoni. Neni 199 i Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen I.B, vjeç 63, banuese në Dhërmi, pasi dyshohet se më datë 01.01.2017, në Dhërmi, ka dëmtuar e djegur disa çadra plazhi në përdorim dhe ruajtje, të shtetasit B.S, vjeç 60, banues në Lushnjë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 03.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim S.L, vjeç 26, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, e ka dënuar me 18 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 02.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale, për shtetasin E.N, vjeç 39, banues në fshatin Merqi, pasi rreth orës 13:00, në banesë, në gjendje të dehur, është përplasur në murin rrethues, ku ka marrë dëmtime të lehta.

Më datë 02.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale, për shtetasin F.N, vjeç 34, banues në fshatin Merqi, pasi rreth orës 15:00, është rrëzuar në banesë, ku ka marrë dëmtime të lehta.

Më datë 03.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.T, vjeç 44, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, ka ushtruar dhunë fizikë ndaj nënës S.T, vjeç 74, banuese në Lezhë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017, është vetëhelmuar me medikamente, shtetasja O.D, vjeç 24, e cila pas ndihmës mjekësore në spital, është larguar në banesë pa problem për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Mirditë
Në vijim të komunikatës datë 13.12.2016, që bën fjalë për vjedhje të një mjeti, më datë 02.01.2017, afër stacionit të trenit Laç, është konstatuar i braktisur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit G.Gj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 03.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin K.D, vjeç 58, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, ka bërë njoftim të rremë në numrin e telefonit 129, se në banesë i kanë vjedhur kartëmonedha euro. Neni 272 i Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017, në fshatin Dobraç në banesë, ka vdekur shtetasi Gj.B, vjeç 67. Nga veprimet e kryera rezulton, se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

Më datë 03.01.2017, rreth orës 19:00, në urgjencën e spitalit është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi J.G, vjeç 38, banues në fshatin Grud e Re, i cili rreth orës 18:30, te “Ura e Bardhajve”, është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

Më datë 03.01.2017, u ndalua shtetasi M.K, vjeç 44, banues në Shkodër, pasi rreth orës 05:30, dyshohet se ka vjedhur në kasollen e shtetasit F.A, vjeç 64, banues në Shkodër. Me cilësinë e provës materiale u bllokua biçikleta me të cilën lëvizte autori. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 03.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim S.K, vjeç 67, banues në fshatin Pistull, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulsive telefonike”. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 03.01.2017, u ndalua shtetasi L.F dhe u arrestua në flagrancë shtetasi N.M, vjeç 34 e 35, banues në fshatrat Kastriot e Luzni, pasi dyshohet se shtetasi L.F, më datë 31.12.2016, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases Sh.F, vjeç 28 dhe shtetasi N.M, më datë 03.01.2017, në Peshkopi, ka rrahur kunatin shtetasin L.F. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.01.2016, gjatë natës, në fshatin Fushë-Alie, në banesën e shtetases A.D, vjeç 77, ka rënë zjarr, ku janë djegur pajisjet shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezulton, se zjarri ka rënë nga amortizimi i rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Dibër, si ngjarje aksidentale.

III. DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Më datë 03.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, ndaj shtetases A.N, vjeç 28, banuese në Gjilan, pasi dyshohet se, në PKK Port, duke shfrytëzuar ngjashmërinë, ka përdorur për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, një kartë identiteti franceze e pasaportë kosovare, në emër të shtetases M.B, vjeç 31. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, ndaj shtetases T.M, vjeç 28, banues në fshatin Sllup, Kosovë, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin në paligjshme në PKK Morinë në hyrje dhe në PKK Port, duke shfrytëzuar ngjashmërinë, ka përdorur për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, një kartë identiteti zvicerane e pasaportë kosovare, në emër të shtetases F.L, vjeç 35. Nenet 189 e 297 të Kodit Penal.

 

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...