Angazhimi i policisë

Gjatë sezoni turistik veror 2014 janë marrë masat për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në të gjitha zona turistike/plazhe të vendit të cilat u përballën me shtimin e madh të popullsisë, shtimin e numrit të automjeteve në qarkullim dhe dendësimin e trafikut, fluksin e madh të pushuesve vendas dhe të huaj që hyjnë për pushime në vendin tonë nga shtete të ndryshme. Më shumë

Masat për sezonin

Nga ana e drejtorive të policisë së qarqeve për sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike u morën edhe masat e mëposhtme:
Kryerja e shërbimeve të strukturave vendore të policisë u bë në përputhje me plan
vendosjet e miratuara për këtë qëllim...

Më shumë

Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 05.01.2017

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.Stema Policia

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 29 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 4 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 8 persona në kërkim dhe 1 person për trafiqet e paligjshme.
2 persona për krime ndaj personit.

Janë kapur 12 persona për vjedhje, dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.
2 persona për armëmbajtje pa leje.

Janë sekuestruar 2 armë zjarri dhe 1 armë e ftohtë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 63 persona.


Gjatë 24-Orëve është finalizuar Operacioni konkretisht:
Finalizohet me sukses Operacioni i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italine, Guardia di Finanza (GdF) .
Pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, Guardia di Finanza e Pulias ka goditur një tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Janë sekuestruar rreth 510 kg marijuanë.
Një person në pranga.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...