Angazhimi i policisë

Gjatë sezoni turistik veror 2014 janë marrë masat për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në të gjitha zona turistike/plazhe të vendit të cilat u përballën me shtimin e madh të popullsisë, shtimin e numrit të automjeteve në qarkullim dhe dendësimin e trafikut, fluksin e madh të pushuesve vendas dhe të huaj që hyjnë për pushime në vendin tonë nga shtete të ndryshme. Më shumë

Masat për sezonin

Nga ana e drejtorive të policisë së qarqeve për sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike u morën edhe masat e mëposhtme:
Kryerja e shërbimeve të strukturave vendore të policisë u bë në përputhje me plan
vendosjet e miratuara për këtë qëllim...

Më shumë

Tiranë, sekuestrohet rreth 44 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Tiranëtirane 44 kg

Sekuestrohet rreth 44 kg lëndë narkotike.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Më datë 06.01.2017 Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-R.GJ., 28 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë një kontrolli në automjetin tip "Opel" iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sativa. Si dhe gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sativa e ndarë në 13 thasë dhe qese plastmasi, e cila rezultoi me peshë totale 43 kg e 539 gr.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar:

•Një automjeti tip "Opel"

•44 kilogram, me lënde të dyshuar narkotike të llojt Cannabis Sativa.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

tirane 44 kg

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...