Angazhimi i policisë

Gjatë sezoni turistik veror 2014 janë marrë masat për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në të gjitha zona turistike/plazhe të vendit të cilat u përballën me shtimin e madh të popullsisë, shtimin e numrit të automjeteve në qarkullim dhe dendësimin e trafikut, fluksin e madh të pushuesve vendas dhe të huaj që hyjnë për pushime në vendin tonë nga shtete të ndryshme. Më shumë

Masat për sezonin

Nga ana e drejtorive të policisë së qarqeve për sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike u morën edhe masat e mëposhtme:
Kryerja e shërbimeve të strukturave vendore të policisë u bë në përputhje me plan
vendosjet e miratuara për këtë qëllim...

Më shumë

Shijak, goditet grupi që kryenin grabitjet e karburanteve, me maska dhe me armë.

Shijak, më 10.01.2017001

Goditet grupi që kryenin grabitjet e karburanteve, me maska dhe me armë. (për video kliko mbi link).

Grabisin dy karburante brenda pak minutave me maska dhe armë.

Policia arreston dy autorë dhe shpall në kërkim një tjetër.

Hetimet dokumentojnë edhe grabitjen e një karburanti të kryer rreth një muaj më parë.

Sekuestrohet automjeti I krimit.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune hetimore intensive dhe të mirëorganizuar kanë bërë të mundur goditjen e grupit që kryenin grabitje të karburanteve me maska dhe nën kërcënimin e armëve.

Kanë zbardhur dhe dokumentuar pa kaluar 24 orë nga ngjarja grabitjen e dy karburanteve në autostradën Tiranë-Durrës.

Janë arrestuar dy prej autorëve të dyshuar, konkretisht:

• K.P., 20 vjeç, banues në Durrës, I dënuar më parë për posedim të lëndëve narkotike;

• F.TH., 19 vjeç, banues në Durrës, I dënuar më parë për vjedhje.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet pë kapjen e shtetasit:

• B.K., 20 vjeç, banues në Durrës, I dënuar më parë për vjedhje.

Specialistët për Krimet në sajë të veprimeve hetimore kanë bërë të mundur dokumentimin e veprimtarisë kriminale, të kryer nga shtetasit e mësipërm, të cilët në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në periudha të ndryshme kohore kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve pika karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, tek"Mbikalimi i Fllakës", duke marrë shuma të ndryshme parash, konkretisht:

1.Më datë 12.12.2016, rreth orës 02:50, shtetasit e mësipërm dyshohen se nën kërcënimin e armës I kanë marrë xhiron ditore rojeve të një karburanti , në afërsi të mbiklaimit të Fllakës, rreth 150 000 – 200 000 lekë.

2.Më datë 09.01.2017, dyshohet se nën kërcënimin e armës dhe me maska kanë vjedhur dy karburante në të dy krahët e autostradës dhe më pas janë larguar me nje mjet tip Golf.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• Një automjet tip Volswagen Golf 5 me të cilën autorët kryenin vjedhjet;

• Një çantë krahu, në të cilën mbanin armën dhe maskat;

•  Dy telefona celularë.

Gjatë deklarimit të dhënë para Oficerëve të Policisë, autorët kanë pranuar dhe shpjeguar mekanizmin e kryerjes së grabitjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja me dhunë”e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...