Angazhimi i policisë

Gjatë sezoni turistik veror 2014 janë marrë masat për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në të gjitha zona turistike/plazhe të vendit të cilat u përballën me shtimin e madh të popullsisë, shtimin e numrit të automjeteve në qarkullim dhe dendësimin e trafikut, fluksin e madh të pushuesve vendas dhe të huaj që hyjnë për pushime në vendin tonë nga shtete të ndryshme. Më shumë

Masat për sezonin

Nga ana e drejtorive të policisë së qarqeve për sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike u morën edhe masat e mëposhtme:
Kryerja e shërbimeve të strukturave vendore të policisë u bë në përputhje me plan
vendosjet e miratuara për këtë qëllim...

Më shumë

Port-Durrës, Specialistët e Seksionit për Narkotikët në bashkëpunim me Policinë Kufitare sekuestrojnë 2 kg e 300 gr Heroinë, 2 në pranga, 1 në kërkim.

Port-Durrësdurres 11.1 2017 1

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në bashkëpunim me Policinë Kufitare sekuestrojnë 2 kg e 300 gr Heroinë.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Shpallet në kërkim një tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në  bashkëpunim me Policinë Kufitare, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, mbrëmjen e djeshme kanë sekuestruar rreth 2 kg e 330 gr Heroinë.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

•L.L., 38 vjeçe, banuese në Tiranë;

• B.H., 67 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

• E.Ç. 29 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 10.01.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Durrës-Bari, në dhomën ku ishin akomoduar për udhëtim shtetasit e arrestuar, në valixhen e shtetases L.L., u gjet një çantë dore, në brendësi të së cilës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

•  4 pako të mbështjella me celefon, me peshë rreth 2  kg e 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin  283/a/2, 22 të Kodit Penal.

durres 11.1 2017 1

durres 11.1 2017 2

durres 11.1 2017 3

durres 11.1 2017 4

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...