Angazhimi i policisë

Gjatë sezoni turistik veror 2017 janë marrë masat për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në të gjitha zona turistike/plazhe të vendit të cilat u përballën me shtimin e madh të popullsisë, shtimin e numrit të automjeteve në qarkullim dhe dendësimin e trafikut, fluksin e madh të pushuesve vendas dhe të huaj që hyjnë për pushime në vendin tonë nga shtete të ndryshme. Më shumë

Masat për sezonin

Capture

Policia e Shtetit: "Për rritjen e sigurisë së pushuesëve"

Në të gjitha plazhet, në harkun kohor prej 16 orësh, çdo ditë janë të angazhuara 100 patrulla policie me biçikleta.

Në mbështetje të shërbimeve të rendit dhe të policisë rrugore është planifikuar edhe shërbimi i patrullës me motoçiklista. Në të gjithë vijën bregdetare janë rreth 30 patrulla të Forcës së Posaçme me motorçikleta të cilët patrullojnë akset rrugore dhe zonat turistike.

#siguriajuajprimareperne

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 04 Prill 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit

Berat/ Policia vijon kontrollet në të gjithë Qarkun Berat për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave të cilët vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. Procedohet penalisht 1 shtetas për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara", "Punësimi i paligjshëm" dhe "Fshehja e të ardhurave". Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar filluan procedimin penal në gjëndje të lirë për shtetasin: - M.H, 42 vjeç, banues në Berat, pasi në lokalin Bar-Kafe ushtronte edhe aktivitetin e kundërligjshëm të lojrave të fatit (lloto sporti), si dhe kishte të punësuar një punonjës të pa siguruar. Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë, deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Durrës / Policia vijon kontrollet në të gjithë Qarkun Durrës për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave të cilët vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. Procedohet penalisht 1 shtetas për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara". Filloi procedimin penal në gjëndje të lirë për shtetasin: I.B., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi në lokalin që ai menaxhonte, Bar -Bufe "Hall Sport", u kap në flagrancë duke luajtur me bileta lloto sporti të palejuara. Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë, deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 90 shtetas, nga këta: 8 janë të arrestuar, 7 ndaluar, 1 të kapur nga kërkimi, 64 ndiqen në gjendje të lirë, dhe 10 janë shpallur në kërkim.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, konkretisht: 1 rast në qarkun Tiranë; dhe 2 raste në qarkun Lezhë, ku autorët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 12 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosjes”, janë evidentuar në qarkun Tiranë,Durrës dhe Elbasan; 2 raste të “Plagosjes së lehtë me dashje” janë evidentuar në qarkun Tiranë dhe Elbasan ; 7 raste të “Dëmtime të tjera me dashje” janë evidentuar në qarkun Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Janë evidentuar 3 raste të “Dhunës në familje”, konkretisht në qarqet Tiranë, Elbasan dhe Korçë, me 3 të proceduar në gjendje të lirë. Janë plotësuar 11 kërkesë padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Janë evidentuar 2 raste të “Shkatërrimit të pronës”, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 2 raste të “Shkatërrimit të pronës me zjarr”, konkretisht në qarkun Tiranë dhe Korçë, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të “Ndërtimit pa leje” konkretisht: 4 raste në qarkun Durrës; 1 në Elbasan; 1 në Berat; 1 në Vlorë, me 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Ndotjes së ajrit” në qarkun Korçë dhe në Berat me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 8 shtetas të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Është evidentuar 1 drejtues mjeti nën efektin e alkoolit, në qarkun Tiranë, i cili është arrestuar në flagrancë.

Janë konstatuar duke drejtuar mjetet pa u pajisur me leje drejtimi, 3 shtetas, në qarkun Tiranë dhe Fier, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 4 raste të “Kalimit të paligjshëm të kufirit”, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1