Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 20 prill 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë01drejtoria new

Dibër/Operacion për parandalimin dhe goditjen e tentativës për shpërndarje të lëndë narkotike në afërsi të shkollave. Operacioni edhe për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni i koduar "Dushaj" Goditen dy raste të tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të shkollave si dhe në lokale, si dhe një rast për tentativë për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga tre shtetas . Sekuestrohen doza me lëndë narkotike si dhe fara cannabis sativa. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në zbatim të një plani operacional të detajuar për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla apo të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar "Dushaj".Si rezultat i operacionit nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: Sh. D., 23 vjeç, banues në Dushaj, Njësia Administrative Fushë Bulqizë, A.Gj., 24 vjeç, banues në Qytet i Ri Bulqizë, G. D., 30 vjeç, banues në Qytet i Vjetër, Vajkal, Bulqizë. Policia dispononte informacione se shtetasi SH.D, merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të shkollave si dhe përgatitej për të kultivuar bimë narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë këtij shtetasi i'u gjetën rreth 10 doza me lëndë narkotike si dhe një sasi farash cannabis sativa për tu kultivuar.Po në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe shtetasit A.GJ dhe G.D, të cilët dyshohej se në bashkëpunim me njëri - tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në lokale, ku gjatë arrestimit të tyre në një bar kafe në Bulqizë këtyre shtetasëve u është gjetur në tavolinë një qese ku brenda saj kishte lëndë narkotike të ndara në doza gati për shitje, rreth 30 doza. Materialet i'u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Interpol Tirana ekstradon drejt SHBA-së dy shtetas të kërkuar nga Interpol WashingtoniNë kuadër të bashkëpunimit me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Washingtonin/SHBA, u bë ekstradimi nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të arrestuar në Shqipëri, konkretisht:V. D., 30 vjeç, lindur në SH.B.A, dhe A. I., 30 vjeç, lindur, në SH.B.A.Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Washingtoni/SHBA, pasi Gjykata e Connecticut/SH.B.A. në vitin 2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” parashikuar nga Kodi Penal i Sh.B.A-së. Maksimumi i dënimit “Burgim i përjetshëm”. Arrestimi provizor i shtetasve të mësipërm me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bërë në datën 21.09.2018 gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkura të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Washingtonin/SHBA. Shtetasit e mësipërm ju dorëzuan Oficerëve të Policisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Aeroportin e Rinasit.

Shkodër/Kontrolle nga policia per rritjen e parametrave të sigurisë. Kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri. Arrestohet në flagrancë një 30 vjeçar që qarkullonte me armë në qytet, nderkohë që   në Malësinë e Madhe   arrestohet dhe një 26 vjeçar i cili dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri një ditë më parë. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H. 30 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër, pasi në lagjen "Salo Halili", gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Audi, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit Pistoletë tip Beretta, me një krëhër me 15 fishekë. Arrestimi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M. 26 vjeç, banues në fshatin Bogë, Malësi e Madhe, pasi në bazë të informacioneve të ardhura nga qytetarët dyshohet se në vendin e quajtur Okol, Malësi e Madhe, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ku grupi hetimor në vendngjarje sekuestroi prova ligjore për dokumentimin e ngjarjes. 26 vjeçari u arrestua për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve tē zjarrit dhe municioneve” si dhe “Prishje e rendit e qetësisë publike”. Materialet hetimore ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër per veprime të mëtejshme.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Në Korçë, Specialistët për krimin ekonomik-financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: F.M, 56 vjeç, pasi në lagjen nr 16, në lokalin në pronësi të tij, ky shtetas u kap duke ushtruar aktivitet pa dokumentacionin përkatës. M.M, 34 vjeç, pasi në lagjen nr 15, në një lokal në përdorim të tij, ky shtetas nuk lëshonte kupon tatimor dhe ushtronte aktivitet të palejuar të lojërave të fatit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht dhe 55 shtetas, nga këta: 12 janë të arrestuar, 2 të ndaluar dhe 41 ndiqen në gjendje të lirë.

Në gjithë territorin janë kapur 3 shtetas në kërkim konkretisht: në PKK Hani Hotit është ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim për për veprën penale “Vjedhje“; në PKK Kukës është ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”; në qarkun Elbasan është ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Mosdhënie e mjeteve për jetesë”.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 7 raste, konkretisht: në qarkun Tiranë është evidentuar 1 rast i “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”; në qarkun Durrës janë evidentuar 2 raste të “Plagosjes së lehtë me dashje”; në qarkun Elbasan janë evidentuar 2 raste të “Plagosjes së lehtë me dashje”; në qarkun Gjirokastër është evidentuar 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”.

Janë evidentuar 4 raste të “Dhunës në familje”, në qarkun Tiranë, me 4 autor të arrestuar dhe 1 të shpallur në kërkim. Janë plotësuar 9 kërkesë padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 2 raste të “Prerjes së paligjshme të pyjeve” në qarkun Durrës dhe Korçë, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Prerjes së drurëve dekorative dhe frutor” në qarkun Gjirokastër, ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike” në qarkun Elbasan, ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të “Ndërtimit pa leje” konkretisht: 4 raste në qarkun Tiranë; 1 rast në qarkun Durrës; 1 rast në qarkun Fier, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Vjedhjes së energjisë elektrike” në qarkun Shkodër, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 8 aksident ku një aksident në qarkun Korçë ka qenë me pasojë vdekjen e një shtetasi.

Është evidentuar 1 rast i kalimit të paligjshëm të kufirit në PKK Morinë ku autori është proceduar në gjëndje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2