Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 11.01.2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME E1Drejtoria PPSH.1 EMERGJENTE

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 10.01.2017, gjate 24 orëve, moti ka qenë i ftohtë, nuk ka patur reshje, akset rrugore janë të kalueshme dhe pa problem për qarkullimin rrugor, probleme me energjinë elektrike nuk ka patur, është shoqëruar për në Qendrën Sociale, një shtetas.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 10.01.2017, në rrugët nacionale nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve, aksi rrugor Elbasan-Gjinar-Zavalin dhe Labinot Fushë, Labinot-Mal, Bradashesh, Gracen, janë të hapura dhe kalohet me zinxhirë, aksi rrugor Librazhd–Qaf Thanë, vazhdon normalisht pa zinxhirë, akset rrugore Librazhd-Sterblevë, Qarrisht, Hotolisht, Frarë, Lunik, Xhyrë, Dardhë, Orenjë, janë te hapura, por kalohen me zinxhirë. Në Gramsh, Peqin e Cërrik, nuk ka patur probleme me rrugët dhe energjinë elektrike. Në ambientet e komisariatit janë sistemuar 6 shtetas.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Më datë 10.01.2017, ka patur reshje të dobëta dëbore, temperaturat janë të ulëta dhe ka prezencë të akullit, të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme, akset Korçë-Voskopojë-Dardhë, të kalueshme, pjesërisht me zinxhirë. Nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike. Vazhdon puna me borëpastrueset për kriposjen e rrugëve. Gjatë natës reshjet janë ndërprerë. Është ndihmuar nga efektivët e policisë së Komisariatit Korçë një shtetase me probleme mendore, nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Më datë 10.01.2017, situata e motit ka qenë e mirë, temperaturat kanë qenë disa gradë nën zero dhe ka prezencë të akullit, nuk ka patur reshje shiu dhe dëbore, rrugët nacionale janë të kalueshme, akset rrugore që lidhin njësitë administrative Leshnje, Gjerbës, Konak e Potom, janë të kalueshme me zinxhirë, nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike, është shoqëruar në ambientet e spitalit një shtetas, i sëmurë mendor.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Më datë 11.01.2017, nuk ka reshje shiu dhe dëbore, lumenjtë, Vjosë, Seman dhe Gjanica janë në kuota normale, rrugët janë të gjitha të kalueshme. Në Qendrën Sociale të Bashkisë Fier, janë dërguar 3 shtetas, të pastrehë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 10.01.2017, gjatë natës, në zonën Muzinë-Delvinë-Sarandë, kanë rënë reshje bore, për pasojë rruga nacionale Sarandë-Gjirokastër, aktualisht është e pakalueshme në Qafën e Muzinës, vazhdon puna për largimin e borës nga rruga. Në akset e tjera të këtyre qyteteve lëvizja kryhet vetëm me zinxhirë, rruga Orikum-Llogara-Himarë, kalohet normalisht, vazhdon të bien reshje dëbore. Nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike. Nga shërbimet e policisë është shoqëruar për në qendrat e strehimit 1 shtetas.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Më datë 10.01.2017, gjatë 24 orëve në gjithë qarkun ka patur reshje dëbore me ndërprerje, kryesisht në qytetin e Gjirokastrës. Në “Qafën e Muzinës”, lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë, temperaturat kanë qenë të ulëta, ngricat kanë qenë prezentë, në Qafë Gjashtë, punohet për zhbllokimin e rrugës nga akulli. Në aksin rrugor Gjirokastër-Zagori, në vendin e quajtur “Qafa e Çajupit”, rruga është e bllokuar nga dëbora por lëvizja e mjeteve bëhet në aksin rrugor Gjirokastër-Libohovë-Zagori. Gjatë natës, në fshatrat e Përmetit e Tepelenës kanë filluar reshjet e dëborës, akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme, nuk ka probleme me energjinë elektrike. Në ambientet e Komisariatit Policisë Gjirokastër, është sistemuar një shtetas i pastrehë, nga Elbasani.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Më datë 10.01.2017, nuk ka reshje, rruga në drejtim të fshatit Ungrej është e pakalueshme, në akset e tjera rrugore nuk ka probleme. Në Fanë, janë te bllokuara rrugët rurale në fshatrat Xhuxhë, Hebe, Dardhas, Nenshet, Ndershenë, Lajthizë, Grykë Orosh, Gurth, Spaç,në fshatrat e tjerë lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë, nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike. Është ndihmuar një shtetas i pastrehë, i cili iu dorëzua përfaqësuesit të Bashkisë Lezhë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më datë 10.01.2017, janë të bllokuara rrugët në drejtim të fshatrave Breg Lumi, Theth, Shllak-Temal, Bardhet-Iballë. Akset e tjera rrugore janë të kalueshme, kryesisht me zinxhirë. Mungon energjia elektrike në fshatrat Berishë e Vogël, Mërtur e Zvinë. Punohet për hapjen e akseve rrugore të bllokuara. Aktualisht nuk ka reshje dëbore.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Më datë 10.01.2017, rruga e Kombit është e kalueshme, pa probleme për mjetet, punohet për hapjen e rrugëve në fshatrat Çaje, Orgjost, Lojme, Turaj, Piste, Surroj. Rrugët nacionale në Has, janë të kalueshme, pjeserisht me zinxhirë. Punohet per hapjen e rrugëve të fshatrave Kishaj, Cahan, Domaj, Pogaj. Pa energji elektrike janë fshatrat Domaj, Pogaj e Kishaj. Akset rrugore në Tropojë, të kalueshme me zinxhirë, në Lekbibaj, Valbonë dhe në Bytyç, punohet për hapjen e rrugëve. Energji elektrike ka në të gjithë rrethin e Tropojës. Një person i pastrehë, banor i qytetit Kukës është sistemuar në DVP, Kukës.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Më datë 10.01.2017, në të gjitha rrugët që lidhin qytetin e Peshkopisë me njësitë administrative janë të kalueshme, rruga nacionale Peshkopi-Tiranë e kalueshme pa problem, rrugët e njësive administrative që lidhen me qytetin e Burrelit e Buqizës, janë të hapura, nuk ka probleme me energjinë elektrike. Në ambientet e Drejtorisë Policisë Qarkut Dibër është sistemuar një shtetas i pastrehë.


II. DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit S.M dhe E.V, vjeç 26 e 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se shtetaset I.M, E.B, H.P, vjeç 26, 27, 19, banuese në Tiranë gjatë kohës që kanë qenë të punësuara në një kompani, nuk janë paguar për periudha të ndryshme, si dhe nuk kanë kontratë pune. Nenet 143 dhe 180 të Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e punohet për kapjen e shtetases F.S pasi dyshohet se në vitin 2015, me anë të mashtrimit, shtetasit H.M, vjeç 51, i ka marrë një sasi lekësh. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, u ndalua shtetasi B.H, vjeç 51, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Neni 189/1 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj pronës
Më datë 10.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim I.Sh, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“, për veprën penale “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie në bashkëpunim”. Neni 109/b/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 10.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.L, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Kastriotët”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në bashkëpunim me Policinë Kufitare sekuestrojnë 2 kg e 300 gr Heroinë. Arrestohen në flagrancë dy shtetas. Shpallet në kërkim një tjetër.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në  bashkëpunim me Policinë Kufitare, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, mbrëmjen e djeshme kanë sekuestruar rreth 2 kg e 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit L.L 38 vjeçe, banuese në Tiranë, B.H 67 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.Ç. 29 vjeç, banues në Tiranë.
Më datë 10.01.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Durrës-Bari, në dhomën ku ishin akomoduar për udhëtim shtetasit e arrestuar, në valixhen e shtetases L.L, u gjet një çantë dore, në brendësi të së cilës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 pako të mbështjella me celefon, me peshë rreth 2  kg e 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve"në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/a/2, 22 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.H, vjeç 65, banues në Xhafzotaj, ish kryetar i Komunës Xhafzotaj, pasi më datë 09.01.2017, shtetasi F.A, vjeç 59, banues në Xhafzotaj, ka bërë kallëzim se nuk është trajtuar me tokë sipas ligjit 7501 dhe as me ndihmë ekonomike për familjet në nevojë. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 10.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim H.Ll, vjeç 27, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka  dënuar 2 vjet e 18 ditë burg, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Neni 88 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.N, vjeç 30, banues në Lezhë pasi, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford Fiesta”. Neni 291 i Kodit Penal.

III. DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 48, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se prej vitit 2015, me vetëgjyqësi i ka marrë mjetin tip “Hunday“, ish-bashkëshortes E.K, vjeç 43, banuese në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen B.Xh, vjeç 29, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se prej tre muajsh, ka penguar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke mos lejuar të takojë djalin, ish-bashkëshortin G.Gj, vjeç 39, banues në Tiranë. Punohet për shoqërimin e saj. Neni 320 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit S.A, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te një shkollë, është larguar me mjetin tip “Benz”, bashkë me bllokuesin e vendosur nga Policia Bashkiake, për parkim të gabuar. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi H.T, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘’Idriz Dollaku‘’, në banesë, gjatë kontrollit është konstatuar se kishte ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.N, vjeç 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e Kavajës, ka goditur me grusht shtetasin H.C, vjeç 52. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.H, vjeç 47, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Eshref Frashëri“, i ka vënë flakën një kioske, ku strehohej babai R.S, vjeç 72, me probleme mendore . Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, rreth orës 18:18, në rrugën "Siri Kodra", tek një farmaci, ka hyrë një person i seksit mashkull, rreth 20 vjeç, i cili dyshohet të ketë qenë me armë zjarri, ku ka arritur të marrë shumën monetare prej 8.000 Lekësh. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Informacion paraprak.

Më datë 10.01.2017, rreth orës 18:15, në rrugën “Vangjush Furxhi” në banesën e tij, është gjetur i vdekur shtetasi Xh.K, vjeç 72, banues në Tiranë. Nga veprimet rezulton se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrore. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.M, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Islam Alla”, ka kanosur vëllain shtetasin A.M, vjeç 33, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 26, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se, në rrugën “Mine Peza”, ka prishur qetësinë publike dhe ka thyer xhamin e mjetit tip “Opel Corsa”, në përdorim nga shtetasi H.T, vjeç 61, banues në Tiranë. Nenet 274 dhe 150 të Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, gjatë natës, në rrugën e Kavajës, janë vjedhur dy pasqyrat të mjetit tip “Fouristradë”, në pronësi të shtetasit R.Ll, vjeç 35, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Në vijim të komunikatës datë 30.07.2014, e cila bën fjalë për vjedhjen e firmës në pronësi të shtetasit H.M, më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.N, vjeç 16, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, shtetasi M.P, vjeç 44, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 09.01.2017, i është larguar nga banesa vajza shtetasja e mitur, K.P, vjeç 15, Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 10.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Q.S, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës së dhënë, që bën fjalë për largim nga banesa të shtetases K.P, më datë 10.01.2017, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, e cila ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e saj. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 10.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.K, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale të “Vjedhjes”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, shtetasja P.S, vjeç 71, banuese në Bathore, kallëzon se më datë 08.01.2017, në banesë, me anë të mashtrimit duke i premtuar shërimin e vajzës, një shtetase i ka marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autores. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.C, vjeç 57, banues në Kamzë, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.K, vjeç 37, banues në fshatin Çerkezë, pasi dyshohet se, në lagjen Kasallë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.B, vjeç 66, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, shtetasja E.L, vjeç 37, banuese në Tiranë, kallëzon se, nëpërmjet telefonit është shqetësuar e kanosur me mesazhe nga një person i panjohur. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K.Ç, 56 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, dyshohej se dispononte armë zjarri, ku gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën e prapme të banesës së tij, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri, pistoletë e tipit "Glock", me një krehër dhe 13 fishekë.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga Neni 278/3 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 10.01.2017, shtetësia M.K, vjeç 52, banuese në Kavajë, kallëzon se, më datë 09.01.2017, i është larguar nga banesa djali E.D, vjeç 24, me probleme mendore. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 10.01.2017, në banesë, është vetëhelmuar me pesticide, shtetasi S.Xh, vjeç 78, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 99/22 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit F.K, vjeç 21, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë natës, në lagjen nr. 10, ka vjedhur vegla pune, në banesën e shtetasit K.D, vjeç 33. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit e mitur E.Sh. dhe N.S., vjeç 16 e 14, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 17, në ambientet e një shkolle, u kapën duke vjedhur sende ushqimore. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 17/1, kanë vjedhur një sasi lekësh, në lokalin e shtetases E.Ç, vjeç 43, banuese në Durrës. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, në banesë, është vetëhelmuar me fotoksinë shtetasja B.M, vjeç 26 e cila, vdiq në spital. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.B, vjeç 38, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ish bashkëshorti E.B, vjeç 42, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe punohet për kapjen e shtetasit I.B, vjeç 44, banues në fshatin Bubq, pasi dyshohet se më datë 09.01.2017, në Bubq, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasin A.K, vjeç 27, banues në fshatin Mallkuç. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.Xh, vjeç 44, banues në fshatin Çepë, pasi dyshohet se në Çepë, për motive pronësie, i ka prerë disa rrënjë ullinj, shtetasit S.Xh, vjeç 56. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, rreth orës 23:00, në fshatin Bradashesh, në banesën e shtetasit Y.S, vjeç 53, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga temperatura e lartë e oxhakut. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 10.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.S, vjeç 21, banues në fshatin Vashaj, pasi dyshohet se gjatë natës, në fshatin Pekisht, ka vjedhur disa sende në banesën e shtetasit Sh.B, vjeç 49, cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.Ç, vjeç 35, banues në fshatin Semë, pasi dyshohet se më datë 10.01.2017, në fshatin Semë, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin Rr.P, vjeç 52. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 10.01.2017, rreth orës 10:30, në lagjen nr. 10, në një ambient të ish-ndërmarrja e bonifikimit është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi I.L, vjeç 64. Nga veprimet e kryera rezulton, se ishte përdorues i alkoolit dhe i operuar nga zemra. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 10.01.2017, rreth orës 10:30, në lagjen nr. 4, në banesë, është gjetur i vdekur  shtetasi A.Sh, vjeç 38. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka qenë natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Më datë 10.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.C, vjeç 55, banues në fshatin Gështenjas, pasi në rrugën Pogradec-Gështenjas, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim D.Sh, vjeç 17, banues në Pogradec, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/2 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, pasi më datë 09.01.2017, është dërguar në spital e vdekur, shtetasja B.K, vjeç 63, banuese në Berat. Nga veprimet e kryera rezulton, se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Më datë 10.01.2017, rreth orës 15:45, në lagjen ‘’Donika Kastrioti’’, në banesë, është gjetur e vdekur shtetasja P.B, vjeç 76. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vdekje natyrale.

Komisariati i Policisë Ura Vajgurore
Më datë 10.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.Ç, vjeç 27, banues në fshatin Samaticë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj motrës shtetases M.B, vjeç 20. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin L.M, vjeç 50, banues në fshatin Mbrostar Ura, pasi më datë 10.01.2017, shtetasja M.R, vjeç 54 banuese në Mbrostar Ura, kallëzon se i ka shkulur me traktor disa rrënjë ullinj dhe i ka pushtuar tokën. Nenet 150 e 200 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 10.01.2017, ka vdekur në spital shtetasja D.L, vjeç 61, banuese në fshatin Gjazë. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për vlerësim.

Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasit D.S dhe A.A, vjeç 26 e 24, banues në fshatin Zgjanë, pasi dyshohet se në fshatin Zgjanë, për motive të dobëta, janë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 10.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim K.M, vjeç 19, banues në Ballsh pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me Burg” për veprën penale “Dhuna në familje”. Nenet 130/a/4 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit D.A dhe H.A, vjeç 51 e 24, banues në fshatin Anëbreg, pasi dyshohet se më datë 09.01.2017, në fshatin Anëbreg, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin H.M, vjeç 74. Neni 89 e 25 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 10.01.2017, gjatë natës, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, është vjedhur banesa e shtetasit K.V, vjeç 54, ku kanë marrë artikuj të ndryshëm. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, gjatë natës, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, është vjedhur banesa e shtetasit S.V, vjeç 63, ku kanë marrë disa vegla pune. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, u ndalua shtetasi L.H, vjeç 34, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 2 muaj burg. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, rreth orës 10.00, në fshatin Panaja, në oborrin e banesës, ka rrëshqitur nga akulli, shtetasi T.Ll, vjeç 80, dhe gjatë rrugës për në spital ka vdekur. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 10.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.G, vjeç 34, banues në Gjirokastër pasi në lagjen “Zinxhira”, ka thyer me gur xhamat e lokalit të shtetasit N.D, vjeç 33. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 09.01.2017, rreth orës 12:00, në fshatin Qesarat, kanë vjedhur dy pompa të një pusi, në pronësi të shtetasve G.D dhe E.M, vjeç 69 e 31. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ndaj shtetasit A.M, vjeç 44, banuese në fshatin Tresh, pasi dyshohet se, nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesë. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 10.01.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 5 Kurbin, është tentuar të vidhet një motor tip “Modena”, në magazinën  në pronësi të shtetasit Gj.S, vjeç 23, Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin D.P vjeç 48, banues në Bukmirë, pasi dyshohet se, në fshatin Bukmirë, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin L.P, vjeç 46. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 10.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.P, vjeç 24, banues në Shkodër, pasi në rrugën “Unaza Perëndimore”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Hyndai”.Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, dhe punohet për kapjen e shtetasit D.Z, vjeç 45, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen “Tre Heronjtë”, në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit M.O, vjeç 36, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen “Tre Heronjtë”, në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit P.O, vjeç 44, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen “Tre Heronjtë”, në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 10.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.L, vjeç 34, banues në fshatin Dom, pasi dyshohet se më datë 09.01.2017, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases A.L, vjeç 31. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 10.01.2017, në Komisariatin e Policisë Dibër janë dorëzuar dy armë zjarri një Kallashnikov me dy karikatorë me fishekë, si dhe një Pushkë model 56.

IV. DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 10.01.2017, në PKK Rinas, u kap shtetasi në kërkim H.Ll, vjeç 27, banues në Durrës, pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 2 vjet e 18 ditë burg, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Neni 88/2 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, në PKK Rinas, u ekstradua nga Italia shtetasi në kërkim ndërkombëtar, L.M, vjeç 41, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar 20 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Neni 78 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në bashkëpunim me Policinë Kufitare sekuestrojnë 2 kg e 300 gr Heroinë. Arrestohen në flagrancë dy shtetas. Shpallet në kërkim një tjetër.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në  bashkëpunim me Policinë Kufitare, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, mbrëmjen e djeshme kanë sekuestruar rreth 2 kg e 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit L.L 38 vjeçe, banuese në Tiranë, B.H 67 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.Ç. 29 vjeç, banues në Tiranë.
Më datë 10.01.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Durrës-Bari, në dhomën ku ishin akomoduar për udhëtim shtetasit e arrestuar, në valixhen e shtetases L.L, u gjet një çantë dore, në brendësi të së cilës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 pako të mbështjella me celefon, me peshë rreth 2  kg e 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin  283/a/2, 22 të Kodit Penal

 

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...