Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet ne 24 oret e fundit 08.01.2017

INFORMACIONE PËR NGJARJET E JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE1Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 07.01.2017, nga raportimet e shërbimeve të qarkullimit rrugor, ka prezencë akulli në rrugët e qytetit dhe te nënkalimi sa kalon Vorën, drejtimi Durrës-Tiranë, në Prisk 2, te varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”, në rrugën e Dajtit dhe te ura e rrugës “Elbasanit”. Në qendrën sociale te ish Kombinati “Misto Mame”, janë strehuar shtetasit B.V, G.S, P.M, C.SH, A.B, F.K, A.Ç, M.M, një shtetas i paidentifikuar, K.D, R.SH, SH.Z, e B.K, 63, 76, 82, 22, 63, 17, 17, 67, 50, 50, 37, 70 e 64 vjeç. Punohet për monitorimin dhe normalizimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 07.01.2017, nuk ka problem me rrugët, përjashto te Ura e Dajlanit, ku ka akull dhe rrezik për aksidente. Në fshatrat Cudhi e Shkretë, Krujë, ka probleme me akullin, është hedhur kripë. Punohet për monitorimin dhe normalizimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 07.01.2017, në akset rrugore nacionale dhe rurale nuk ka probleme. Qarkullimi i mjeteve dhe i personave është normal. Akset rrugore Elbasan-Gjinar–Zavalin, kalohet me zinxhir, Labinot-Labinot-Mal e bllokuar dhe pa energji elektrike, Bradashesh-Gracen e bllokuar. Rrugët rurale Librazhd-Steblevë, Qarrisht, Lunik, janë të bllokuara. Nuk ka energji elektrike në fshatrat Stërblevë e Qarrisht. Në fshatrat Hotolisht, Frarë, Xhyrë, Dardhë, Orenjë, rrugët me ngrica të kalueshme me zinxhirë. Në rrugët rurale Përrenjas-Menik, Përrenjas–Bërzeshtë dhe Qukës–Bardhaj, kalimi i mjeteve me zinxhirë. Punohet për monitorimin dhe normalizimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Më datë 07.01.2017, në qarkun e Korçës nuk ka reshje dëbore, temperaturat janë të ulëta dhe ka prezencë akulli. Rrugët janë të kalueshme me zinxhirë. Borë pastrueset punojnë për hedhjen e kripës në rrugë. Punohet për monitorimin dhe normalizimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Më datë 07.01.2017, janë pa energji elektrike fshatrat Roshnik, Vojnik, Kostren 1 e 2, Osmënzeza dhe Sinjë. Në fshatrat Tomor, Lybesh, Kapinovë, rrugët janë të bllokuara. Çorovodë-Gjerbës bashkia Skrapar dhe Bogdan, Leshnje, Perisnak e Dardhë, bashkia Berat, e kalueshme me zinxhirë. Punohet për monitorimin dhe normalizimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Më datë 07.01.2017, nuk ka reshje dëbore, lumenjtë Vjosë, Seman e Gjanica, janë në kuota normale dhe rrugët të kalueshme. Punohet për monitorimin dhe normalizimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 07.01.2017, situata është normalizuar, pa reshje, akset rrugore janë të kalueshme, në vende të veçanta me zinxhirë. Në akset rrugore Qafë Llogara dhe Qafë Muzinë, janë hedhur skorie e kripë për të mos patur probleme nga ngricat. Në Komisariatin e policisë Vlorë, janë akomoduar 2 endacakë të pastrehë. Punohet për monitorimin dhe normalizimin e situatës.


Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Më datë 07.01.2017, nuk ka reshje dhe temperaturat janë të ulëta. Në aksin rrugor nacional nuk ka probleme për lëvizjen e automjeteve. Gjendja e rrugëve rurale pa probleme. Punohet për monitorimin dhe normalizimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Më datë 07.01.2017, nuk ka reshje, hidrovorët janë në punë, niveli i prurjeve është i ulët. Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në lagjen “Caraj” ka patur ngrica si pasojë e ujit në rrugë. Ndërmarrje e ujësjellësit ka marrë masa për riparimin e tubacionit të ujit. Aksi rrugor Lezhë-Ungrej në Kreshte, është i pakalueshëm nga dëbora. Rruga Skuraj–Thirrë në autostradë, në Fan deri te tuneli i Thirrës, e kalueshme me zinxhir. Rrugët rurale të Njësisë Administrative Kurbnesh, Kaçinar dhe rruga e Lurës të kalueshme me zinxhirë. Janë të pa kalueshme rrugët në fshatrat Xhuxhë, Hebe, Dardhëz, Planetë, Nenshejt e Lajthizë. Punohet për monitorimin dhe normalizimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më datë 07.01.2017, akset rrugore Shkodër–Breg Lumi, Shkodër–Theth, Shllak–Temal, Qafa Bordolec–Vermosh, Tamarë-Qafë Bordolec, të pa kalueshëm, te “Mali Shoshit” nuk ka borëpastruese, në Qafë Thore 1 borëpastruese punon për hapjen e rrugës, te “Gropat e Selcës” borëpastrueset nuk mund të ndërhyjnë pasi dy urat nuk e përballojnë mjetet me tonazh të lartë. Lëvizja bëhet me mjete lundruese nga liqeni i Komanit. Akset rrugore Koplik–Razëm e Qaf Mali–Firzë, të kalueshëm me zinxhir e për mjete me tonazh të vogël. Në fshatrat Fletë, Dardhë Arës, Miliska e Poravë, punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë pasi ka rënie të ortekëve në disa vende. Akset rrugor Bardhet–Iballë, Qafë Qerreti–Qelëz dhe Fushë Arrës–Qafë Shllak, të bllokuar nga trashësia e dëborës. Punojnë nga 2 fadroma. Akset rrugor Qafë Çelë–Pukë–Fushë Arrës, Hadroi–Qafë Bënë, të kalueshëm me zinxhirë për mjetet tonazh i vogël. Në fshatrat Lufë, Qafë Qerret, Kroj i Zojës dhe Rrape, nga era e fortë bëhet bllokimi i rrugëve nga dëbora. Punojnë 5 borë pastruese e 2 fadroma. Problem paraqet uji e akulli te tuneli i Gjegjanit Shkozë, Likaj dhe në Rras–Qafë Bënë. Mungon energjia elektrike në njësinë administrative Iballë, në dy fshatrat e njësive administrative Fierzë, Fushë-Arrëz, Gjegjan dhe në njësinë administrative Rrape. Në fshatin Ludricë, Iballë, janë tre punonjës të firmës Kromit, të izoluar nga dëbora në një kontenier, me të cilët ka komunikim të vazhdueshëm. Në orën 11:00, në fshatin Buhot, Pukë, janë dërguar zjarrfikësja e ambulanca, pasi shtetasi U.G, 60 vjeç, ka probleme shëndetësore dhe ndodhet në banesë, me një fëmijë 16 vjeç e bashkëshorten, të cilët u transportuan drejt spitalit në Pukë. Më datat 06.01.2017 e 07.01.2017, në ambientet e DVP janë strehuar shtetasit S.B, A.H, A.P e Q.N vjeç 50, 44, 56 e 51,  Kukës Malësi e Madhe, Shkodër e Vau Dejës, endacak. Punohet për monitorimin dhe normalizimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Më datë 07.01.2017, lëvizja e mjeteve në rrugën e kombit vazhdon normalisht me zinxhirë. Aksi nacional Kukës–Has-Tropojë, i kalueshëm me zinxhir, Janë të bllokuara njësitë Administrative Bushtricë, Gryk Çaj, Kalis, Arrën, Zapod, Topojan e Shishtavec. Janë pa energji elektrike njësitë Administrative Arrën, Bushtricë, Kalis, Grykë-Çaj, Zapod e Topojan.
Rrugët që lidhin qytetin Bajram Curri, Tropojë, me njësitë Administrative Qaf-Morinë, Fierzë, Valbonë e Lekbibaj, të kalueshme me zinxhirë. Vazhdon puna për lidhjen e fshatrave me njësit administrative. Punohet për monitorimin dhe normalizimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Më datë 07.01.2017, në Peshkopi temperaturat janë të ulëta. Rruga nacionale Peshkopi-Bulqizë-Mat, e kalueshme me zinxhirë. Në njësitë Administrative Lurë e Selishtë rruga e bllokuar nga dëbora. Në njësitë Administrative Kala e Dodës, Sllovë, Luzni, Trebisht, Ostren, Martanesh, Tërnovë e Xibër dhe në Qafë-Bualli-Klos -Xibër, lëvizja e mjeteve behet me zinxhirë. Ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në njësitë Administrative Arras, Fushë–Alie dhe Kala e Dodës. Punohet për monitorimin dhe normalizimin e situatës.

II.  DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 06.01.2017, shtetasja M.P,  vjeç 53 banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 05.01.2017, në autostradën Tiranë–Durrës, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Smart”, e ka goditur një mjet i larguar nga vendi i aksidentit, duke i shkaktuar dëme materiale. Punohet për gjetjen e mjetit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 273 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për aksidentin me vdekje në aksin rrugor Vorë–Fushë Krujë, më datë 07.01.2017, është identifikuar viktima e aksidentit, shtetasi A.GJ, vjeç 24, banues në Burrel. Në trupin e viktimës, u gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një qese farmaceutike me lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 290 e 283/1 të Kodit Penal. 

Tiranë
Drejtonte autoambulancën në gjendje të dehur dhe  përplaset me tre mjete.
Arrestohet në flagrancë nga Policia.
Më datë 07.01.2017, Shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
I.A, 47 vjeç, banues në Tiranë, drejtues i një autoambulance tek një maternitet në Tiranë.
Ky shtetas duke drejtuar autoambulancën, në zonën e "Kodrës së Diellit", ka përplasur tre mjete, ku si pasojë e përplasjes ka patur vetëm dëme materiale dhe jo dëme në njerëz.
Policia Rrugore i ka bërë drejtuesit të autoambulancës  testin e alkoolit me aparat Dragger, ku ka rezultuar se I.A, drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën  1.00mg/l.
Gjithashtu janë kryer veprimet e nevojshme administrative dhe përpiluar dokumentacionet për siguracion për zhdëmtimin e tre mjeteve të përplasura nga ky drejtues mjeti.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale "Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt", parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Pogradec
Procedohet penalisht për "Shpërdorim detyre", administratori i firmës së mirëmbajtjes të aksit rrugor Pogradec-Lin.
Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit :
A.D, 59 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec.
Procedimi ndaj tij filloi pasi, ky shtetas duke qenë me  detyrë pronar dhe administrator i kësaj firme, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke mos bërë pastrimin nga dëbora e akulli, në këtë aks.
Për pasojë, janë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor, si edhe aksidente me dëme materiale në mjete.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për hetime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Fier
Policia e Fierit parandalon një ngjarje të rëndë brenda familjes.
Tenton të vrasë bashkëshorten me armë gjahu, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.SH, 55 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, në grindje e sipër ka tentuar të vrasë me armë gjahu bashkëshorten e tij, shtetasen B.Sh, 55 vjeçe, e cila nuk ka pësuar dëmtime.
Pas marrjes së njoftimit në numrin e emergjencave "129" nga një shtetase e cila kërkonte ndihmë pasi bashkëshorti po e keqtrajtonte, mënjëherë në vendngjarje shkojnë shërbimet e policisë të cilët bëjnë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të armës së gjahut teke model "BERETTA” dhe 3 gëzhoja arme gjahu.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë", parashikuar nga Nenet 79/c e 22 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe punohet për kapjen e shtetasit E.P, vjeç 17 banues në Laç, pasi dyshohet se rreth orës 08:30, në rrugën Laç-Milot, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Audi”, është përplasur me mjetin tip “Alfa Romeo”, me drejtues shtetasin I.L vjeç 54, banues në Laç, për pasojë janë aksidentuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri E.L, vjeç 16, banues në Laç, të cilët pas ndihmës mjekësore në Qendrën e Traumës, janë larguar pa probleme për jetën. Nenet 290, 291 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Shkodër
Goditet një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike
Sekuestrohen 20 kg lëndë narkotike e dyshuar Mariuanë në Pikën Kufitare Muriqan
Në pranga 3 shtetas
Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
E.M, 57 vjeç, banues në Tiranë
D.L, 48 vjeç, banues në Kosovë
E.B, 34 vjeç, banues në Kosovë
Gjatë veprimeve hetimore të kryera u bë arrestimi i këtyre shtetasve, më datë 07.01.2017 pasi në Pikën Kufitare Muriqan, është ushtruar kontrolluar ndaj automjetit autobuz i linjës Kosovë-Gjermani me targë 07 183 CE, me drejtues shtetasin E.B, shoferi i dytë D.L, dhe menaxher E.M.
Gjatë kontrollit iu është kërkuar udhëtarëve që zbresin në tokë, gjithsecili me çantën e tij. Gjatë kontrollit të çantave janë gjetur dy prej tyre pa pronar, ku brenda të cilave u gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale 20 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike në bashkëpunim" parashikuar nga neni 283a/2 i Kodit Penal.

Shkodër
Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta
Sekuestrohet heroinë dhe arrestohet në flagrancë poseduesi
Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e aktivitetetit kriminal të narkotikëve,  në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.B 29 vjeç, banues në  Shkodër
Më datë 07.01.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Tom Kola”,  iu gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi pluhur e dyshuar si ajo e lëndës narkotike heroinë, të vendosur në 5 qese plastike me peshë totale 1.8 gr.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të "Pordhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

1. KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për krimet ekonomik e financiar
Më datë 07.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim I.M, vjeç 43 banues në Kavajë i dënuar më parë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Neni 135 i Kodit Penal. 

III. DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 07.01.2017, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L.K, vjeç 30, ku janë djegur pjesërisht salloni dhe orendi shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezulton, se zjarri ka rënë nga një batanije elektrike e harruar ndezur. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 07.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen T.A, vjeç 55, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Elbasanit”, pranë një pasticerie për motive të dobëta, ka goditur shitësen e pastiçerisë shtetasen L.Ç, vjeç 49, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Tiranë
Finalizohet operacioni "Nata e Ftohtë"
Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen 5 shtetas
Më datë 07.01.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
K.LL 20 vjeç, banues në Tiranë.
D.R , 21 vjeç, banues në Tiranë
M.T 20 vjeç, banues në Tiranë
D.H, 19 vjeç, banues në Tiranë
N.H, 19 vjeç, banues në Tiranë
Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohej se shpërndanin bimë narkotike kryesisht në godinat e "Qytetit Studenti" në rrugën "Budi".
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë prej tyre me qera janë gjetur rreth 27 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva e ndarë në procione gati për shitje.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
27 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva.
Dy telefona të markës Iphone 4.
Disa qese farmaceutike të tejdukshme.
Një automjet i tipit "Opel" në pronësi të shtetasit M.T.
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të "Prodhim dhe shitje të narkotikëve e kryer në bashkëpunim‘’,  parashikuar nga Neni 283-25 i Kodit Penal.

Më datë 07.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.C, vjeç 33, banues në Lezhë, pasi dyshohet se më datë 14.08.2016, në rrugën “Selim Brahja” Sauk, me mashtrim i ka marrë mjetin tip “Volksvagen”, shtetasit A.C, vjeç 28, banues në Kamzë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 07.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.U, vjeç 35, banues në Tiranë, dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë e punohet për kapjen e shtetasit E.M vjeç 34, banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës, pasi dyshohet se më datë 06.01.2017, në Xhafzotaj, kanë kanosur, e marrë me forcë duke i hequr lirinë shtetasit K.K, vjeç 22 banues në Durrës. Nenet 84, 89, 110 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 07.01.2017, shtetasi H.M, vjeç 30, banues në Burrel, kallëzon se në vendin e quajtur “Treshi” te pallatet e verdha, i kanë vjedhur mjetin  tip “Benz”. Punohet për gjetjen e mjetit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.01.2017, në rrugën “Sami Frashëri”, shtetases O.U, vjeç 31, banuese në Tiranë, i ka humbur telefoni. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 07.01.2017, në rrugën “Gjergj Legisi”, në ambientet e magazinës për prerje pllaka mermeri, kanë vjedhur kabullin elektrik, në pronësi të shtetasit GJ.D vjeç 56 banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H vjeç 18 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Shyqyri Bërxolli”, iu bllokua me cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 07.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.C, vjeç 30, banues në fshatin Zallbastar, pasi dyshohet se në Zallbastar te “Guri i Kuq”, me vetëgjyqësi, ka larguar me forcë bagëtitë e shtetasit N.P vjeç 56, banues në këtë fshat. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 07.01.2017, gjatë natës, në rrugën “Loni Ligori”, kanë vjedhur  mjetin tip “Benz 200 EVO”, të shtetasit M.J, vjeç 33 banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.J, vjeç 51, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj nuses së djalit, K.J, vjeç 20, të cilës ju plotësua kërkesë padi për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 07.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit G.P, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Thoma Koxhaj” Kombinat, ka tentuar të vjedh banesën e shtetasit S.T vjeç 61, banues në Greqi. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 07.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit D.P, vjeç 31, banues në Tiranë, punonjës i një firme private, pasi administratori i firmës, A.M, vjeç 36 banues në Tiranë, kallëzon se ka vjedhur detergjente, në ambientet e firmës në Kashar. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.Q, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Loni Ligori” dhe në rrugën “Besim Alla”, ka vjedhur navigatorin e mjeteve tip “Benz” e “Benz ML”, në pronësi të shtetasve E.B e A.Ç vjeç 21 e 26, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.01.2017, në rrugën “Mikel Maruli”, dy persona të paidentifikuar, kanë goditur me grusht e sende të forta shtetasin A.A, vjeç 29 banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital u largua pa probleme për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 07.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim B.H, vjeç 54 banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 15 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137/1 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 07.01.2017, shtetasi E.K, vjeç 44 banues në fshatin Kryevidh, kallëzon se gjatë ditës, në grykëderdhjen e lumit Shkumbin, i kanë vjedhur motorin varkë tip “Mercury”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 07.01.2017, rreth orës 07:30,  në lagjen Nr.17, është gjetur i vdekur shtetasi A.S. 38 vjeç,  banues në Durrës.Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.Pasi eshte identifikuar ne listen e personave pa banese, shtetasi i mësipërm është kërkuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga Specialistët e Zonës dhe Shërbimet e Rendit për ta sistemuar në ambjentet e Policisë, por nuk është mundur te gjendet.Nga hetimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Më datë 07.01.2017, në lagjen nr. 1, në një lokal bar kafe shtetasi E.B vjeç 41, banues në Durrës, ka konstatuar vjedhjen e një ekspres kafeje dhe një fresibël. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.01.2017, në lagjen nr. 17/1 në banesë, shtetasja M.Gj., vjeç 16, duke zbritur shkallët e katit të dytë, aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Më datë 07.01.2017, në lagjen nr. 14/1, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetasit R.D, vjeç 49. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.


Më datë 07.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit V.SH, vjeç 25, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 14, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasin XH.K vjeç 25 banues në Durrës.Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 07.01.2017, është dërguar në SQU  dhe ka vdekur shtetasi Y.B, vjeç 44, banues në Fushë Krujë, i cili në Fushë-Krujë, duke larë një automjet te lavazhi, është dëmtuar nga shpërthimi i bombolës së  gazit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Librazhd
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e banesës së shtetasit P.SH, më datë 07.01.2017, u kap dhe referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për shtetasin në kërkim N.R., vjeç 40 banues në fshatin Floq. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 07.01.2017,  shtetasja Zh.S, vjeç 69 banuese në Korçë, kallëzon se më datë 05.01.2017, i është larguar nga banesa djali A.S, vjeç 44. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor.

Më datë 07.01.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasi E.I. dhe shtetasi K.S, vjeç 15 e 19, pasi dyshohet se në Moravë, në bashkëpunim, kanë vjedhur një elektromotor .Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 07.01.2017, u ndalua shtetasi I.H, vjeç 43 pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht shtetasen R.A., vjeç 12. Neni 108 i Kodit Penal.

Më datë 07.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin L.R, vjeç 68,  pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë  fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes I.R, vjeç 61. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 07.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.M vjeç 27 banues në fshatin Marinëz, pasi dyshohet se në Marinëz, është  kapur duke vjedhur dyqanin e shtetasit V.NGJ, vjeç 55, banues në këtë fshat. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë 
Më datë 07.01.2017, gjatë rrugës për në spital, ka vdekur shtetasi G.I vjeç 61 banues në Lushnjë. Nga veprimet e kryera rezulton, se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë për vlerësim.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 07.01.2017, në aksin rrugor Ballsh–Tepelenë, në fshatin Fratar, shtetasi E.S, vjeç 28, banues në Fratar, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, i ka marrë flakë mjeti, ku ka patur vetëm dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezulton, se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 07.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D, vjeç 23, banues në Vlorë, pasi shtetasi Xh.D vjeç 52, kallëzon se në banesë, ka goditur me grusht  motrën M.D dhe të atin. Neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Më datë 07.01.2017, në fshatin Lezhan, Sevaster, në banesë, është vetëhelmuar shtetasja E.L, vjeç 41, e cila ndodhet në spital në gjendje kome. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Më datë 07.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.DH vjeç 58, banues në Lukovë, pasi dyshohet se më datë 04.01.2017, pranë banesës, ka ndërtuar një mur, duke shfrytëzuar një leje të vitit 2012. Neni 199 i Kodit Penal.

Më datë 07.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin XH.XH vjeç 18 banues në Vlorë, pasi dyshohet se nga rojet e sigurisë së një supermarketi u kap duke vjedhur. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 07.01.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen O.H vjeç 22, pasi dyshohet se ish bashkëshorti K.H vjeç 33 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.  Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. 

Më datë 07.01.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin D.A, vjeç 40, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 07.01.2017, në lagjen “Punëtore”,  për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me sende të forta, shtetasin E.K, vjeç 19 banues në Gjirokastër. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 07.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin N.J vjeç 75, banues në Mnelë, Shkodër, pasi dyshohet se më datë 06.01.2017, nëpërmjet telefonit e në adresën në rrjete sociale ka fyer shtetasen A.K vjeç 34, banues në Dajç. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 07.01.2017, në banesë, ka konsumuar mbidozë ilaçesh shtetasja V.D, vjeç 31 e cila pas ndihmës mjekësore në QSUT “Nënë Tereza”, ndodhet në banesë jashtë rreziku për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 07.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin V.P, vjeç 46 banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 23.10.2016, ka telefonuar në sallën e komandimit DVP Shkodër dhe ka kryer njoftim të rremë. Neni 272 i Kodit Penal.

Më datë 07.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit R.A vjeç 57, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, pasi dyshohet se punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në lokal. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 07.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, pasi gjatë natës, në lagjen “Gostil”, kanë vjedhur një lopë, në stallën e bagëtive pranë banesës, të shtetasit R.T, vjeç 57. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 07.01.2017, në fshatin Dragobi, në banesën e shtetasit N.I, vjeç 81 ka rënë zjarr ku është djegur plotësisht banesa me orenditë shtëpiake. Nga veprimet e kryera dyshohet, se zjarri ka rënë pasojë e një shkëndije elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për vlerësim. Neni 151 i Kodit Penal.

IV. DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Më datë 08.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.F, vjeç 37, banues në Gjilan, Kosovë, pasi dyshohet se në PKK Port, ju gjet një vizë greke e falsifikuar, në pasaportë, e cila u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 189  i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër
Më datë 06.01.2017, te “Ura e Glinës”, u kapën 5 shtetas indianë, 4 pakistanez e 2 sirianë, emigrantë të paligjshëm, të cilët më datë 07.01.2017, pas intervistimit u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Më datë 07.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin B.K, vjeç 23, banues në Bulqizë, depërtuar nga Greqia në PKK Kakavijë, pasi dyshohet se më datë 03.10.2016, afër PKK Kapshticë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Kukës
Më datë 07.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin kosovar A.D, vjeç 35, banues në Kosovë, pasi dyshohet se në PKK Morinë, ju bllokua me cilësinë e provës materiale mjeti tip “Volksvagen Passat”, i cili rezulton i vjedhur më datë 23.07.2008, në Gjermani. Neni 141/a i Kodit Penal.

 

 

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...