Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 10.01.2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE1Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 09.01.2017, aksi rrugor Librazhd-Stëblevë, është i kalueshëm me zinxhirë. Në njësitë administrative Kodovjat dhe Skënderbegas të bashkisë Gramsh, është rikthyer energjia elektrike. Situata është drejt normalitetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Më datë 09.01.2017, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme pa zinxhirë, me përjashtim të aksit rrugor Pogradec-Lin, i cili është i qarkullueshëm me zinxhirë. Situata është drejt normalitetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Më datë 09.01.2017, në Skrapar, janë të kalueshme me zinxhirë, rrugët që lidhin Bashkinë me njësitë Administrative Leshnje, Gjerbës, Konak dhe Potom.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Më datë 09.01.2017, akset rrugore Kallmet-Ungrej, Rrëshen-Tuneli i Kalimashit, janë të kalueshëm me zinxhirë. Aksi rrugor Rrëshen–Burrel, është i hapur por në pjesë të caktuara ka vështirësi kalimi si pasojë e ngricave. Akset rrugore rurale të njësive administrative Fan, Orosh dhe Selitë, janë bllokuar nga dëbora. Në njësitë administrative Fan, Orosh dhe Selitë, ka mungesë të energjisë elektrike. Policia Rrugore po monitoron kalimin e automjeteve në akset rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më datë 09.01.2017, akset rrugore rurale Shkodër–Breg Lumi, Shkodër–Thethë, Shllak,Temal, Qafa e Bordolecit–Vermosh, Qafë-Mali-Qafë-Shllak, Bardhet-Iballe, Qerret, Qelëz, vazhdojnë të jenë të bllokuara. Aksi rrugor Tamarë-Vermosh, i kalueshëm me zinxhirë. Akset rrugore Fushë Arrëz–Qafë Shllak, Qafë Çelë–Pukë-Fushë Arrës dhe Hadroi, Qafë Benë, të kalueshëm me zinxhirë. Fshatrat Shalë, Shoshë dhe Pult, vazhdon të jetë problem mungesa e energjisë elektrike.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Më datë 09.01.2017, të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme me zinxhirë. Në rrugën e Kombit po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e saj nga bora dhe akulli. Akset Kukës-Has-Tropojë dhe Tropojë-Qafë Morinë qarkullimi kryhet me zinxhirë. Akset rurale të njësive administrative Grykë Çajë, Kalis, Arrën, Surroj, Topojan Shishtavec, Gjinaj dhe Has vijojnë të jenë të bllokuara. Në fshatrat Domaj Pogaj dhe Kishaj, ka patur mungesë të energjisë elektrike.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Më datë 09.01.2017, aksi rrugor Qafë Bualli-Peshkopi, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Aksi rrugor Peshkopi-Lurë, vazhdon të jetë i bllokuar. Punohet me një fadromë për hapjen e saj. Akset rrugore Peshkopi–Selishtë, Peshkopi-Kala e Dodës, të kalueshëm me zinxhirë


II. DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për korrupsionin
Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 29, banues në fshatin Picallë, përmbarues gjyqësor, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, gjatë ekzekutimit të një vendimi gjyqësor, për kalimin e pronësisë, për një person tjetër, ka llogaritur nën vlerën reale, detyrimin monetar të shtetasit D.K., vjeç 67, banues në Tiranë. Neni 248 i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017 u ndalua shtetasi në kërkim O.A, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Lartë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim. Nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 09.01.2017, shtetasja H.V, vjeç 74, banuese në Tiranë, kallëzon se prej muajit Qershor 2015, Shkurt 2016, nuk i është dhënë pensioni i pleqërisë, me pretendimin se për këtë periudhë, pensioni është tërhequr. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 135 i Kodit Penal.

Më datë 06.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.B, vjeç 40, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë shtetases F.Z, vjeç 31, banuese në Tiranë, një shumë të konsiderueshme lekësh. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet kompjuterike
Më datë 09.01.2017, shtetasja P.H, vjeç 16 banuese në Tiranë, kallëzon se, një person i paidentifikuar, ka ndërhyrë në rrjetet sociale në profilin e saj, duke shpërndarë materiale me përmbajtje fyese dhe denigruese. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 293/b i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 09.01.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi K.D, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues A.G, vjeç 54, banues në Tiranë, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit A.G, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Smart”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.XH vjeç 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 10:00, në Laknas, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar A.XH dhe pasagjeri K.Q, vjeç 48, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.M, vjeç 20, banues në Vorë, pasi dyshohet se ka aplikuar për pasaporte biometrike me gjeneralitete të tjera. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimeve ndaj pronës
Berat
Më datë 09.01.2017, në lagjen “Dëshmorët e Kombit” dyshohet se shtetas ende të paidentifikuar kanë dëmtuar një bankomat të vendosur në këtë lagje.
Nga hetimet e kryera dyshohet se është vjedhur një sasi lekësh ende e pa përcaktuar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, parashikuar nga neni 136 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.K, vjeç 23 banues Patos, pasi dyshohet se në Patos, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.11.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi P.A vjeç 58, banues në fshatin Belishov, Mallakastër, pasi te kthesa e Ballshit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi I.SH, vjeç 18, banues në fshatin Libofsh Fier, pasi në fshatin Agim, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Fiat Punto”.Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin G.S, vjeç 36, banues në fshatin Mesaplik, pasi dyshohet se mjeti në pronësi, tip “Benz”, rezulton i vjedhur në Norvegji, në vitin 2015. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Peugeot”. Neni 291 i i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin H.A vjeç 22 banues në fshatin Bishan, pasi dyshohet se më datë 06.01.2016, në Bishan, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka dalë nga rruga, për pasojë, është dëmtuar vetë drejtuesi H.A, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.P, vjeç 37, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se rreth orës 19:20, në Gajush, duke drejtuar mjetin tip ”Hundai”, ka aksidentuar këmbësorin P.P vjeç 51 banues në Pllanë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.


II. 1. KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për krimet ekonomik e financiar
Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasen E.B, vjeç 38, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se rreth orës 12:40, në rrugën Kavajë-Rrogozhinë, mjeti në pronësi të saj tip “Benz”, u kap duke transportuar pasagjerë, pa licencë. Neni 180 i i Kodit Penal.

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin TH.R vjeç 40, banues në Sarandë, pasi dyshohet se mjeti tip “Land Rover”, rezultoi i vjedhur në Rumani. Neni 141/a i Kodit Penal.


III. DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 08.01.2017, gjatë natës, në Qytet Studenti, pranë godinës Nr. 23, shtetasit E.P, vjeç 22, banues në Tiranë, i kanë vjedhur motorin tip ”Lifan”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Kundërshtuan punonjësin e policisë, arrestohen 3 shtetas. Më datë 09.01.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve: E.K., 20 vjeç, banues në Tiranë. S.H., 20 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Vjedhje". B.S., 20 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi më datën 08.01.2017, rreth orës 23:30 në rrugën "Ali Shefqeti" në Shkozë nuk i janë bindur urdhërit për kontroll të punonjësve të policisë kriminale ku më pas kanë goditur njërin prej agjentëve të policisë kriminale gjatë kryerjes së detyrës, shtetasin F. T.Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik", parashikuar nga Neni 236/2-25 i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, gjatë natës, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, përpara banesës, kanë vjedhur biçikletën tip “Hollandeze”, të shtetasit E.Z vjeç 38.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.M, vjeç 38, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur urdhrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke mos lejuar takimin e fëmijës, ish-bashkëshortit K.M, vjeç 41, banues në Tiranë. Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.T, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Shyqyri Ishmi”, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasen J.S, vjeç 23 banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.GJ vjeç 25, banues në Mamuras, pasi dyshohet se në sheshin “Nënë Tereza”, u kap duke tentuar të vjedhë biçikletën e markës ”Pinacle”, në pronësi të shtetasit E.G vjeç 21 banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 09.01.2017. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.N, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ”Mustafa Matohiti”, për motive të dobëta, ka goditur grusht shtetasen E.D, vjeç 29, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, në rrugën ”Fatmir Haxhiu”, është vjedhur banesa e shtetases D.V, vjeç 33, banuese në Tiranë, ku janë marrë 2 varëse floriri, 1 unazë dhe 1 orë dore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.ZH, vjeç 20, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në Korrik 2016, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, ka vjedhur banesën e shtetases E.M vjeç 47, ku ka marrë 5000 euro. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, u ndalua shtetasi A.D vjeç 47, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”. Neni 125 i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.R, vjeç 39, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, bashkëjetuesi E.SH, vjeç 39, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 09.01.2017, në një lokal, në ish-bllok, ka konsumuar sasi të madhe alkooli dhe është dërguar në spitalin “Nënë Tereza”, shtetasja M.B, vjeç 21, banuese në Tiranë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.M, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën "Muhamet Gjollesha", me vetëgjyqësi, ka ndërruar bravat e dyqanit në pronësi të babait të tij, F.M, vjeç 64 banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.L, vjeç 53 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, ka goditur me grusht shtetasin S.C, vjeç 43, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.C vjeç 43 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Irfan Tomini”, ka kanosur për jetën shtetasin N.V, vjeç 52, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.P vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasen E.L vjeç 31. Punohet për kapjen e tij. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim H.B, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 09.01.2017, u ndalua shtetasi GJ.G, vjeç 59, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.K, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes L.K vjeç 21 të cilës iu plotësua urdhri i mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.H, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 09.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.T, vjeç 36, banues në Bathore, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj e 10 ditë burg, për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike". Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, shtetasi I.M, vjeç 22, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 31.12.2016, në pikën e basteve sportive të shtetasit F.S, vjeç 41, banues në Tiranë, ka rezultuar fitues i një skedinë dhe nuk i është dhënë shuma përkatëse, ndërsa F.S pretendon se nuk ka pikë basti, pasi e ka prishur kontratën para një viti. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.P, vjeç 32, pasi dyshohet se në banesë, prej 8 vitesh, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes D.V, vjeç 26 dhe ka bërë vetëgjyqësi duke mos lejuar D.V të hyjë në banesë, pasi ka ndërruar bravën e derës. Nenet 130/a/1 e 277 të Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.K, vjeç 49, pasi dyshohet se bashkëshorti N.K, vjeç 43 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj dhe fëmijëve. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 09.01.2017, shtetasi S.M, vjeç 72, banues në Tiranë, kallëzon se, në muajin Shtator 2015, është larguar nga banesa djali A.M, vjeç 45, banues në Tiranë, i sëmur mendor. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në vijim të komunikatës së dhënë datë 02.01.2017, që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 09.01.2017, u ndalua shtetasi F.M, vjeç 20, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin SH.F vjeç 17, pasi dyshohet se në Vorë, në parkim, ka dëmtuar nga pakujdesia mjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit F.S vjeç 31. Neni 161 i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, në fshatin Domje, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi A.Ç, vjeç 58 banues në Domje, i cili ka vdekur në spital. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin XH.K, vjeç 34 banues në fshatin Gjevur Peqin, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasen Z.K, vjeç 33. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 09.01.2017, shtetasi B.D, vjeç 45, banues në Rrogozhinë, kallëzon se, është kërcënuar nga familjarët e ish të fejuarës M.M dhe S.M, vjeç 28 e 61, banues në Lushnjë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim.

Rrogozhinë
Më datë 09.01.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrogozhinë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
A.D., 19 vjeç, banues në Rrogozhinë
Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, babit A. D., 50 vjeç, nënës R. D., 40 vjeçe dhe motrës S. D., 12 vjeçe.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri, pushkë, model 56.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Dhuna në Familje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga Nenet 130/a/1 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 09.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim D.L, vjeç 35, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 14 ditë burg, për veprën penale ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit V.K, vjeç 54, banues në fshatin Armath, pasi dyshohet se në në Armath, për motive pronësie, ka goditur me mjete të forta shtetasin XH.K, vjeç 28 banues në Armath. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 09.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.M, vjeç 14, pasi dyshohet se babai D.M, vjeç 50, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Krujë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 09.01.2017, rreth orës 17:30 në spitalin e Krujës, është sjellë nga familjarët i vdekur shtetasi G.P, vjeç 36 banues në fshatin Halil. Nga veprimet rezultoi se, vdekja ka ardhur si rezultat i kontaktit me rrymën elektrike në dush. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 09.01.2017, rreth orës 11:55, në lagjen “Lugina”, ka rënë zjarr në banesën e shtetases V.A vjeç 90, për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nga veprimet rezulton se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 151 i Kodit Penal.

Shijak, më 10.01.2017
Goditet grupi që kryenin grabitjet e karburanteve, me maska dhe me armë.
Grabisin dy karburante brenda pak minutave me maska dhe armë.
Policia arreston dy autorë dhe shpall në kërkim një tjetër.
Hetimet dokumentojnë edhe grabitjen e një karburanti të kryer rreth një muaj më parë.
Sekuestrohet automjeti i krimit.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune hetimore intensive dhe të mirëorganizuar kanë bërë të mundur goditjen e grupit që kryenin grabitje të karburanteve me maska dhe nën kërcënimin e armëve.
Kanë zbardhur dhe dokumentuar pa kaluar 24 orë nga ngjarja grabitjen e dy karburanteve në autostradën Tiranë-Durrës.
Janë arrestuar dy prej autorëve të dyshuar, konkretisht:
K.P., 20 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për posedim të lëndëve narkotike;
F.TH., 19 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
B.K., 20 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.Specialistët për Krimet në saj të veprimeve hetimore kanë bërë të mundur dokumentimin e veprimtarisë kriminale, të kryer nga shtetasit e mësipërm, të cilët në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në periudha të ndryshme kohore kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve pika karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, tek"Mbikalimi i Fllakës", duke marrë shuma të ndryshme parash, konkretisht:1.Më datë 12.12.2016, rreth orës 02:50, shtetasit e mësipërm dyshohen se nën kërcënimin e armës i kanë marrë xhiron ditore rojeve të një karburanti , në afërsi të mbikalimit të Fllakës, rreth 150 000 – 200 000 lekë.2.Më datë 09.01.2017, dyshohet se nën kërcënimin e armës dhe me maska kanë vjedhur dy karburante në të dy krahët e autostradës dhe më pas janë larguar me nje mjet tip Golf.Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:Një automjet tip Volswagen Golf 5 me të cilën autorët kryenin vjedhjet;Një çantë krahu, në të cilën mbanin armën dhe maskat;Dy telefona celularë.Gjatë deklarimit të dhënë para Oficerëve të Policisë, autorët kanë pranuar dhe shpjeguar mekanizmin e kryerjes së grabitjeve.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja me dhunë”e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 09.01.2017, në fshatin Bradashesh, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Y.S, vjeç 52, ku është djegur kati i tretë i banesës orenditë shtëpiake dhe një pjesë e çatisë. Punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Informacion Paraprak.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin B.L, vjeç 54, banues në Qukës, pasi dyshohet se në guroren e fshatit Qukës, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.P, vjeç 34, pasi dyshohet se më datë 08.01.2017, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes R.P, vjeç 29. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 09.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.T, vjeç 23, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Neni 300 i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin e dënuar S.LL vjeç 24, banues në Korçë, pasi dyshohet se shtetases V.D, vjeç 45, banuese në Korçë, rezidente në Greqi, i ka vjedhur banesën ku ka marrë disa sende. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 08.01.2017, rreth orës 23:00, në fshatin Miras, ka rënë zjarr në kasollen dhe banesën e shtetasit H.K, vjeç 76, ku është djegur baza ushqimore dhe banesa. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasit E.S e G.S, vjeç 28 e 35, banues në Berat, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasin J.G, vjeç 29, banues Berat. Nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ura Vajgurore
Më datë 08.01.2017, në lagjen “18 Tetori”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Y.A, vjeç 39, banues në Ura Vajgurore, ku për pasojë janë djegur disa materiale në banesë. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i zjarrit ka qenë një ngrohës korrenti në dhomën e gjumit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 09.01.2017, rreth orës 09:00, në lagjen “Liri Gero”, në banesë, në gjendje depresioni, është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi N.GJ vjeç 87 i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekut. Me cilësinë e provës u bllokua arma e gjahut teke, me leje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin L.K vjeç 49 banues në Patos, pasi dyshohet se në muajin Dhjetor, 2016, në banesë, shtetasit B.M vjeç 64, banues në Dukas, i ka vjedhur telefonin celular. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasen E.S vjeç 24, banuese në fshatin Kraps, pasi dyshohet se më datë 21.11.2016, është larguar nga banesa, jashtë shtetit dhe ka braktisur fëmijën vjeç 3. Neni 124 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më date 09.01.2017, në lagjen “Skënder Libohova”, në banesë shtetasi M.Ç, vjeç 75 ka tentuar të vetëvaret dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe punohet për kapjen e shtetasit K.Z, vjeç 16 pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta motrën F.Z, vjeç 18. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin S.M, vjeç 55 banues në fshatin Çorrush, pasi dyshohet se në Çorrush, ka pushtuar 300 m2 tokë në pronësi të shtetasit B.M vjeç 60 banues në Çorrush. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 09.01.2017, në lagjen ‘’Pavarësia’’, në banesën e pa banuar, të shtetasit E.XH vjeç 42, u gjetën dy predha arme pistolete, të deformuara. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Nenet 274 e 278 të Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, rreth orës 07:30, është konstatuar, në plazhin e vjetër, rreth 30-40 metra në thellësi të detit dhe u nxor nga uji, mjeti tip “Fuoristrad”. Gjatë kontrollit nuk u konstatuan sende të kundërligjshme. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Informacion Paraprak.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim, për shtetasin I.D, vjeç 51 banues në Ksamil, pasi dyshohet se në Ksamil, te kthesa ‘’Jul Çezari’’, ka ndërtuar një objekt pa leje.

Më datë 09.01.2017, shtetasi F.H, vjeç 49, kallëzon se më datë 06.01.2017, i është larguar nga banesa vajza B.H, vjeç 16. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 09.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.N, vjeç 30, banues në fshatin Tabor, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ka kërcënuar me thikë dhe ka përplasur me mjetin tip “Benz”, kunatën shtetasen DH.N vjeç 37, banuese në Përmet. Nenet 130/a, 84 e 279 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 09.01.2017, gjatë natës, në Shënkoll, është vjedhur banesa e shtetasit GJ.SH, vjeç 58, ku kanë marrë 1 armë gjahu teke me leje, e shtetasit P.SH vjeç 49, banues në Shënkoll,  1 televizor dhe rroba të ndryshme. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin M.LL, vjeç 54, banues në Shënkoll, pasi dyshohet se, në banesë u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 09.01.2017, u ndalua shtetasi në kerkim A.B, vjeç 21 banues në Fushë Mamurras, Kurbin, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Nenet 291 dhe 273 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 09.01.2017, gjatë natës në lagjen “Vasil Shanto”, është vjedhur një farmaci në pronësi të shtetases I.H, vjeç 62, banuese në Shkodër, ku kanë marrë medikamente të ndryshme. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen B.SH vjeç 31, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në banesë, u kap me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 09.01.2017, në fshatin Hot, në banesën e shtetases A.L, vjeç 62 ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë nga pakujdesia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 09.01.2017, rreth orës 01:00, në lagjen e Re, në garazhin e një pallati, ka rënë zjarr, ku është djegur plotësisht mjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit A.L vjeç 58 banues në Bulqizë. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë në mënyrë aksidentale. Materialet i kaluan prokurorisë rrethit Gjyqësor Dibër.

IV. DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 09.01.2017 në PKK Rinas, u kap shtetasi në kërkim E.K, vjeç 21, në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale "Vjedhja". Neni 134/1 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...