Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 14 Maj 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Policia e Shtetit - Operacion i koduar "AKUILA 2019", zhvilluar mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Policisë Franceze dhe organeve të drejtësisë franceze, i koordinuar nga Europol. Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Francë dhe në Shqipëri. Goditet dhe shkatërrohet një grup i strukturuar kriminal në fushën e vjedhjeve të banesave dhe lokaleve, ku përfunduan në pranga të gjithë anëtarët e këtij grupi kriminal. Arrestohen 8 persona, nga këta 5 në Francë dhe 3 në Shqipëri. Nëpërmjet ndërmjetësimit të oficerit ndërlidhës shqiptar të atashuar pranë zyrave qendrore të luftës kundër krimit shëtitës në Paris, u kryen shkëmbime informacionesh midis grupeve hetimore në Francë dhe zyrës së Task - Forcës "Anti - Skifter", përgjegjës për të luftuar fenomenin e kriminalitetit shëtitës shqiptar në Shqipëri, për një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së banesave dhe lokaleve. Falë Europol-it dhe në kuadër të projektit "Specter", të financuar nga Bashkimi Europian, oficerët e Policisë Gjyqësore shqiptare morën pjesë në një takim të përbashkët me oficerët francezë në ambientet e zyrës qendrore te luftës kundër krimit shëtitës në Paris, ku u prezantuan detaje në lidhje me hetimet e kryera dhe ecurinë e mëtejshme të hetimeve. Gjatë operacionit të zhvilluar u arrestuan 7 persona, nga këta 4 në Francë. Janë kryer dhjetëra kontrolle banesash, ku morën pjesë rreth 40 xhandarë dhe policë francezë. 3 persona të tjerë u arrestuan në Shqipëri, ku morën pjesë rreth 50 punonjës të Policisë së Shtetit dhe Task - Forca "Anti - Skifter". Personi i tetë është arrestuar dy ditë më vonë në Francë. Kontrollet e kryera bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në veçanti në Shqipëri, të disa objekteve të vjedhura në Lorraine, Francë, në fund të vitit 2018, duke përfshirë bizhuteri të identifikuara me ndihmën e hetuesve francezë. Pas marrjes nën hetim dhe arrestimit të tyre, të tre personat e ndaluar në Shqipëri, me vendim të Gjykatës së krimeve të Rënda të Tiranës u lanë me masë sigurie "burg pa afat". Si rezultat i marrjes nën hetim të një familjeje me origjinë kosovare, e cila shërbente si pikë mbështetëse për keqbërësit, u bë i mundur identifikimi, goditja dhe shkatërrimi tërësisht i këtij rrjeti të organizuar kriminal. Ky operacion i kryer njëkohësisht në Francë dhe Shqipëri, në fushën e vjedhjeve të banesave të kryera në seri, erdhi si rezultat i një bashkëpunimi dhe hetimi të mirëorganizuar mes forcave policore dhe agjencive ligjzbatuese të të dy vendeve, si edhe falë krijimit të Task - Forcës "Anti - Skifter". Ky operacion nuk është i pari, pasi janë zhvilluar edhe dy operacione të tjera me organet ligjzbatuese të Francës dhe Task-Forcës "Anti-Skifter".

Tiranë - 22 të proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën djeshme të opozitës, ndër ta 7 të arrestuar. Në datë 13 Maj 2019, rreth orës 18:30 subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar tubim në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, DPPSH, Parlamentit, Ministrisë së Brendshme dhe më pas tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Gjatë zhvillimit të tubimit si para Kryeministrisë dhe më pas pranë DPPSH, Parlamentit, Ministrisë së Brendshme si dhe tek Drejtoria Vendore e Policisë, pjesëmarrësit në tubim kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta, fishekzjarre, tymuese dhe sidomos tek DPPSH dhe DVP me kapsolla, punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planizuar me shërbim. Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta kanë mbetur të plagosur 3 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën e parë pranë spitalit të Traumës dhe SQU. Në të gjitha ambientet e përmendura protestuesit si pasojë e përdorimit të fishekzjarreve, kapsollave e sendeve të tjera kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi u arrestuan në flagrancë 7 persona, për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive. Janë proceduar gjithashtu në gjendje të lirë edhe 15 persona të tjerë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme. Materialet procedurale do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kapshticë - Policia Kufitare e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Korçë vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë që mund të zhvillohen në Pikat e Kalimit Kufitar. Gjatë kontrolleve goditet një tjetër rast i tentativës për transferta të paligjshme parash jashtë vendit, si edhe falsifikimit të vizave. Arrestohet në flagrancë një shtetas turk. Sekuestrohen 5300 Dollarë, 4095 Euro si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe kontrolleve të shtuara , shërbimet e Policisë Kufitare , gjatë kontrollit në vijën e dytë të mjetit tip autobus me drejtues shtetasin turk A. U, 52 vjeç, në një çantë personale të tij , gjetën dhe sekuestruan   në cilësinë e provës materiale 5300 Dollarë dhe 4095 Euro të pa deklaruara në kufi, si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Interpol Tirana - ekstradohet nga Kosova një shtetas i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kosova drejt vendit tonë, i shtetasit kosovar Burim Haxhiolli , 40 vjeç, banues në Suharekë, Kosovë. Shtetasi Burim Haxhiolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 13 vjet burg për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 143/2 dhe 287/b të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Shtetasi Burim Haxhiolli në bashkëpunim me shtetasin V.K, kanë përfituar me anë të mashtrimit shuma të mëdha nga persona të ndryshëm gjatë vitit 2009 dhe 2010 në Shqipëri. Më pas këto shuma parash i kanë transferuar nëpërmjet bankave të nivelit të dytë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë e Kosovës, u bë i mundur arrestimi i tij në Kosovë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 80 shtetas, konkretisht: 15 janë arrestuar në flagrancë, 9 janë ndaluar dhe 66 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 5 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, 1 në Vlorë dhe 1 në Elbasan, të dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 1 në qarkun Dibër, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera” dhe “Kanosja”; 1 në PKK Kukës, i ekstraduar nga Kosova, i dënuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja”, 1 në qarkun Lezhë dhe 1 në Vlorë; 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në qarkun Tiranë dhe 2 në Vlorë, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 22 raste të “Dhuna në familje”, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 që po procedohet në gjendje të lirë; 2 raste në qarkun Korçë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 që po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Fier dhe 1 në Shkodër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 rast në qarkun Lezhë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 14 kërkesë - padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 17 raste, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Korçë, me 1 autor të ndaluar, si edhe 13 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 5 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 2 shtetas që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, 1 në qarkun Elbasan dhe 1 në Durrës, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Ne fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Elbasan, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, 1 në qarkun Elbasan , 1 në Fier dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Prishja e qetësisë publike”, në qarkun Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Vjedhja e energjisë elektrike”, në qarkun Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku të gjithë autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1