Lushnjë - Godet babain me sëpatë, kapet në flagrancë nga patrulla e policisë në tentativë për tu larguar.

Sot rreth orës 08:00 në lagjen "Xhevdet Nepravishta" Lushnje, shtetasi D.V, 30 vjeç për motive të dobëta ka goditur me sëpatë babain e tij, shtetasin K.V, 67 vjeç. 

Pasi ka goditur babain, shtetasi D.V është larguar nga vendngjarja por është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë e cila ishte në ndjekje të tij.Fier Policia

Shtetasi K.V ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1