Specializime dhe riçertifikime

Gjatë gjithë vitit,punonjësit  e policisë i nënshtrohen trajnimeve të specializuara dhe të avancuara të cilat realizohen për të gjitha strukturat  e Policisë së Shtetit. Këto specializimetrajnime planifikohen dhe realizohen në bazë të nevojave që kanë strukturat qendrore dhe vendore të policisë së shtetit.

         TRAJNIME TË SPECIALIZUARA DHE AVANCUARA

Trajnimet e specializuara dhe të avancuara realizohen për:

  1. Hetimin e krimit
  2. Sigurinë publike
  3. Policinë kufitare dhe migracionit
  4. Strukturat mbështetëse
  5. Trajnimin policor

         TRAJNIM I DETYRUESHËM NË SHËRBIM

Qëllimi i këtij trajnimi lidhet me rifreskimin e njohurive dhe ruajtjen e aftësive të punonjësve të policisë. Ky është një program që zhvillohet çdo vit dhe një pjesë të tij e zë përgatitja  me Armët e Zjarrit dhe zhvillimi i Qitjeve. Pjesa tjetër lidhet me njohjen e akteve ligjore e nënligjore të reja dhe përvetësimin e zbatimit të procedurave të punës gjatë veprimtarisë praktike.

RICERTIFIKIME

Këto trajnime zhvillohen në fusha të caktuara të punës dhe shërbimeve  të policisë dhe kanë për qëllim që të rivlerësojnë njohuritë dhe aftësitë e punonjësve të policisë. Këto trajnime zhvillohen pas një periudhe të caktuar kohore, në bazë të  përcaktimeve që janë bërë në  Rregulloren e Trajnimeve.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4