Trajnime për ngritje në gradë

  • TRAJNIME PËR GRADË DHE DREJTUES SIPAS NIVELEVE

Çdo punonjës policie ka të drejtë të konkurrojë për Gradë. Pas fitimit të testimit përkatës për gradë çdo oficer do ti nënshtrohet trajnimit për gradë. Afati kohor ndryshon sipas shtrirjes së programeve përkatës ku çdo gradë ka programin e vet të përcaktuar. Grada fitohet pas përfundimit me sukses të kursit dhe kalimit të testit përkatës. Trajnimi për gradë përfshin:

Programin për zhvillimin e kursit për gradën Kryeinspektor

Qëllimi i Kursit për gradën Kryeinspektor  është formimi i  punonjësve te  policisë me njohuri të një niveli më të lartë profesional, të lidhura këto edhe me elementë fillestarë të njohurive për drejtimin e grupit. Programi përbëhet nga tema mësimore  që përfshijnë një total prej 70 orësh.

Gjatë këtij programi përsëriten disa nga njohuritë e mara në formimin bazë dhe jepet informacion më i zgjeruar për detyrat e punonjësit të policisë sipas fushave dhe shërbimit.

Në përfundim të këtij shkollimi punonjësit e policisë rritin nivelin profesional dhe  janë të gatshëm të marrin përgjegjësi për  detyra që kanë kërkesa më të larta apo që lidhen me drejtimin e një grupi.

Programin për shkollimin e nivelit të parë drejtues, grada Nënkomisar

 Qëllimi i shkollimit për Nivelin e Pare te Drejtimit ( grada Nenkomisar) është formimi i  punonjësve te  policisë me njohuri te përgjithshme për kryerjen e veprimeve teknike, administrative dhe procedurale, si dhe menaxhimin e koordinimin e te gjithë elementeve në funksion të përmbushjes se misionit dhe përgjegjësive qe ka Policia e Shtetit. Programi përbëhet nga (6) gjashtë module që përfshijnë një total prej 240 orësh.

Nëpërmjet këtij programi, pjesëmarrësit marrin njohuritë e nevojshme te formimit te përgjithshëm, për t’i kuptuar e aplikuar ato në përmbushjen e detyrave. Ata  njihen me elementet themelorë  te konceptit te menaxhimit policor, përgjegjësitë qe do te kenë ne rolin e një menaxheri policor, me rolin e tyre ne organizatën policore dhe ne komunitet. Mësojnë gjithashtu rreth vendimmarrjes dhe zgjidhjes efektive te problemeve.

Në këtë nivel merren edhe njohuritë e nevojshme profesionale për rendin dhe sigurinë publike, për parandalim dhe investigim krimi, mbi inteligjencën kriminale, mbi  të Drejtën e Policisë.

Në përfundim të këtij shkollimi punonjësit e policisë do te jenë të gatshëm të marrin përgjegjësitë e detyrave ku do te caktohen.

Programin për zhvillimin e kursit për gradën Komisar

Programi për menaxhere te nivelit te pare drejtues, aplikohet për gradën e komisarit dhe te gjitha funksioneve qe mbulon kjo grade. Tematika qe prezantohet ne këtë kurs është ndërtuar mbi bazën e aftësive menaxhuese te fituara ne kursin e mbikëqyrësve te nivelit zbatues, duke i thelluar me tej njohuritë, aftësitë dhe mundësitë e pjesëmarrësve ne aspektet e filozofisë se menaxhimit. Programi përbëhet nga tema mësimore  që përfshijnë një total prej 52 orësh.

Ne këtë kurs, oficeri i nivelit te pare drejtues do te identifikoje cilësitë e një lideri efektiv dhe mënyrat e drejtimit te ekipit. Atij i kërkohet një prezantim vete vlerësimi, për te mësuar se si funksionon stili i tij i lidershipit ne drejtim te ndikimit pozitiv dhe motivimin e vartësve.

Ne këtë program përfshihen përgjegjësitë qe kërkohen për menaxhere te nivelit te pare te drejtimit, siç është planifikimi, organizimi, drejtimi, implementimi dhe vlerësimi.

Kursi mundëson familjarizimin me marrëdhëniet mes menaxhimit ekzekutiv, menaxherit te mesëm dhe mbikëqyrësit te nivelit zbatues, si dhe ofron mundësi krahasimi mbi ngjashmëritë dhe ndryshimet ne nivelin e pare te drejtimit, ne dinamiken dhe specifikat e shërbimeve te këtij niveli, bazuar ne standardet kombëtare te etikes dhe trajnimit. 

Programin për zhvillimin e kursit për gradën Kryekomisar

Qëllimi i kursit është që të sigurojë menaxhere potencialë policie të nivelit të parë drejtues të pajisur me njohuritë dhe praktikat e nevojshme, aftësitë dhe qëndrimet në funksionin e një menaxheri të  suksesshëm në drejtimin e strukturave policore në nivel komisariati, reparte autonome, zyra  dhe  seksione. Programi përbëhet nga tema mësimore  që përfshijnë një total prej 40 orësh.

Pjesëmarrësit do të njihen me thelbin e konceptit modern të menaxhimit, përgjegjësitë e një menaxheri policor, sikurse edhe me rolet e tyre në organizatën policore dhe në komunitet.

Vëmendje e veçantë do t’i  kushtohet përgjegjësive të menaxhereve në fushat e motivimit, monitorimit, udhëheqjes e delegimit të pushtetit, ndërtimit te ekipit, strukturimi i parashikimeve të stafit. Pjesëmarrësit do te mësojnë gjithashtu rreth vendimmarrjes dhe zgjidhjes efektive te problemeve. Puna ne grup do te jete pjesa kryesore e kursit.

Programin për shkollimin e nivelit të mesëm drejtues, grada Drejtues

Pjesëmarrësit  njihen me  koncepte në një nivel më të lartë të  menaxhimit, menaxher  i mesëm policie, si dhe rolin  në komunitet dhe  organizatën e policisë. Programi përbëhet nga (6) gjashtë module që përfshijnë një total prej 236 orësh.

Gjatë kursit do te zhvillohen në detaje tema për funksione  të menaxhimit policor si stilet e drejtimit të lidershipit, planifikimi, objektivat e organizatës, disiplina, këshillimi e vlerësimi, organizimi, personeli dhe trajnimi, menaxhimi i kohës dhe delegimi, bashkëpunimi me komunitetin, etj, në mënyrë që të ndihmohen pjesëmarrësit të zhvillojnë shkathtësitë e nevojshme për tu bërë menaxherë efektivë të nivelit të mesëm drejtues.  Vëmendje e veçantë do ti kushtohet përgjegjësive të menaxherëve në sferën e motivimit, këshillimit, trajnimit dhe disiplinimit të vartësve. Po ashtu pjesëmarrësit do të marrin edhe njohuri ne fushën ligjore dhe tekniko-profesionale. Pjesëmarrësit do të mësojnë gjithashtu rreth vendimmarrjes dhe zgjidhjes efektive të problemeve.

Programin për zhvillimin e kursit  për gradën Drejtues i Parë

Qëllimi i  këtij kursi është të përgatisë  menaxherë të ardhshëm të policisë, Niveli i  Mesëm Drejtues, të cilët do të kryejnë funksione në struktura që kërkojnë  gradën Drejtues i Parë.

Pjesëmarrësit do të njihen me  koncepte të nivelit strategjik të drejtimit por edhe me menaxhimin në një nivel të lartë të veprimtarisë së policisë si planifikime strategjish , zhvillimin e operacioneve policore,etj.

Gjatë kursit do të zhvillohen në detaje tema për funksionet e menaxhimit, drejtimit planifikimit e lidershipit në nivel strategjik, në mënyrë që të ndihmohen pjesëmarrësit të zhvillojnë shkathtësitë e nevojshme për tu bërë drejtues të parë në nivelin e mesëm.  Vëmendje e veçantë do ti kushtohet përgjegjësive të menaxherëve në fushën e bashkëpunimit ndër-institucional. Pjesëmarrësit do të praktikojnë nëpërmjet ushtrimeve vendimmarrjen dhe zgjidhjen efektive të problemeve.

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2