Trajnimi në Terren

  • Trajnimi  nëTerren 22 javor(pjesa praktike)
    “Për Patrullë të Përgjithshme”, i cili zhvillohet për personat që kanë përfunduar me sukses Shkollën Bazë të Policisë, 22 javor (pjesa teorike).trajnimi teren
  • Trajnimi  nëTerren  11 javor(pjesapraktike)
    “Për Patrulle të Përgjithshme” dhe zhvillohet për punonjësit e policisë që kanë përfunduar me sukses Shkollën Bazë të Policisë, 11 javor (pjesa teorike).

Trajnimi  në Terren 22 javor (pjesa praktive)

Të gjithë punonjësit e pranuar rishtas në Policinë e Shtetit dhe  që kanë përfunduar me sukses Shkollën Bazë të Policisë, 22 javor (pjesa teorike) për Patrullë të Përgjithshme, i nënshtrohet Trajnimit në Terren me një afat kohor prej 22 javë nën mbikëqyrjen e Oficerit të Trajnimit në Terren. Çdo Oficer Policie i përfshirë nën Trajnim (OPT) i nënshtrohet trajnimit në Terren nën mbikëqyrjen e një Oficeri të Trajnimit në Terren (OTT).

Periudha e Trajnimit në Terren për OPT-të zgjat 22 (Njëzetedy) javë.  Gjatë kësaj periudhe duhet të demonstrohet nga pjesëmarrësit se kanë përvetësuar programin dhe  janë në gjendje të kryejnë detyrat si Oficer Policie në rolin e Patrullës së Përgjithshme. Pasi të kenë përfunduar Trajnimin Bazë në Shkollën e Policisë, OPT-të do të caktohen në një komisariat policie apo stacion policie, ku do të fillojnë Programin e Trajnimit në Terren.   Specialistët e Trajnimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut i njohin me grafikun e rotacionit, (kalimin në sektorët në të cilët do të shërbejnë),  duke iu caktuar pranë një Oficer të Trajnimit në Terren i certifikuar (OTT), punonjës policie me eksperiencë të cilit do i kërkohet që t’i mbështesë dhe mbikëqyrë.

 Trajnimi  në Terren  11 javor (pjesapraktike)

 Punonjësit e Policisë në detyrë, që përfundojnë me sukses Shkollën Bazë të Policisë, 11 javor (pjesa teorike) për Patrullë të Përgjithshme, i nënshtrohen Trajnimit në Terren me një afat kohor prej 11 javë.

Periudha e Trajnimit në Terren për OPT-të zgjat 11 (Njëmmbëdhjetë) javë.  Gjatë kësaj periudhe duhet të demonstrohet nga pjesëmarrësit se kanë përvetësuar programin dhe  janë në gjendje të kryejnë detyrat si Oficer Policie në rolin e Patrullës së Përgjithshme. Pasi të kenë përfunduar Trajnimin Bazë në Shkollën e Policisë, OPT-të do të caktohen në një komisariat policie apo stacion policie, ku do të fillojnë Programin e Trajnimit në Terren.   Specialistët e Trajnimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut i njohin me grafikun e rotacionit, (kalimin në sektorët në të cilët do të shërbejnë),  duke iu caktuar pranë një Oficer të Trajnimit në Terren i certifikuar (OTT), punonjës policie me eksperiencë të cilit do i kërkohet që t’i mbështesë dhe mbikëqyrë.

Në këtë trajnim, çdo Oficer të Trajnimit në Terren (OTT) ka nën mbikëqyrje 3 oficerë të policisë të përfshirë në Trajnim (OPT).

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4