Raporti Ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit 25 Maj 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 94 shtetas, konkretisht: 21 janë arrestuar në flagrancë, 11 janë ndaluar dhe 60 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 11 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, konkretisht: 3 në qarkun Tiranë, 1 i dënuar për veprën penale “
Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, 1 i dënuar për veprën penale “Vjedhja”, 1 i dënuar për veprën penale “Mashtrimi”; 4 në qarkun Fier, 2 të dënuar për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, 1 i dënuar për veprën penale “Vjedhja”, 1 i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “; 1 në qarkun Shkodër, i dënuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; 1 në PKK Kapshticë, i dënuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”; 1 në PKK Qafë Botë, i dënuar për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”; 1 në PKK Kakavijë, i dënuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzimi i krimit”; 1 në PKK Morinë i dënuar për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste, konkretisht: 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në qarkun Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lire; 2 raste “Plagosja e lehtë me dashje” në qarkun Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lire;
1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në qarkun Vlorë, ku autori u procedua në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 10 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, 1 rast në qarkun Tiranë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 16 raste, konkretisht: 4 raste në qarkun Tiranë, 2 në Durrës, 2 në Korçë, 2 në Fier, 1 në Gjirokastër, 1 në Shkodër, 2 në Dibër, 2 në Vlorë, me 2 autorë të ndaluar dhe 1 të shpallur në kërkim, ndërsa për rastet e tjera po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 6 raste aksidentesh, me 7 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 5 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasasn, 1 në Korçë, 1 në Lezhë të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 5 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Fier, 1 në Kukës të cilët janë arrestuar në flagrancë dhe 1 në Durrës i cili po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 13 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 4 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Elbasan, 3 në Dibër, 1 në Kukës, 3 në Vlorë, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste i “Vjedhja e energjisë elektrike”, në qarkun Shkodër dhe Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, 1 rast në qarkun Vlorë dhe 1 në qarkun Tiranë me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lire.


Janë evidentuar 7 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30