Lushnjë - Qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në flagrancë

Lushnjëpist2

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje, falë bashkëpunimit me qytetarët.

Sekuestrohet një pistoletë me krehër dhe 15 fishekë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi.

Në kuadër të bashkëpunimit me qytetarët për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, si dhe në sajë të punës së mirëorganizuar nga efektivët e Komisariatit të Policisë Lushnjë, u godit një tjetër rast në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. L., 29 vjeç, banues në Lushnjë.

29 - vjeçari është denoncuar nga qytetarët se lëvizte me armë zjarri pa leje.

Shërbimet e Policisë Lushnjë, pas kontrollit të automjetit që drejtohej nga ky shtetas, gjetën në çantën e tij të krahut 1 armë zjarri tip "pistoletë" me 1 krehër dhe 15 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1