Programi i Transparencës për Drejtorinë e Policisë së Shtetit

I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Drejtoria e Policisë së Shtetit ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, nën garancinë e Ligjit për të Drejtën e Informimit. Drejtoria e Policisë së Shtetit do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të Ligjit për të Drejtën e Informimit.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Drejtorisë së Policisë së Shtetit, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.asp.gov.al, si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë, ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Drejtorisë së Policisë së Shtetit është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

 

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Drejtorisë së Policisë së Shtetit janë:

“E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Drejtoria e Policisë së Shtetit ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe përkatësisht: Ligji nr. 108/2014, datë 31.07.2014.

Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).

Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë:

-          i plotë;

-          i saktë;

-          i përditësuar;

-          i thjeshtë në konsultim;

-          i kuptueshëm;

-          lehtësisht i aksesueshëm;

-          i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

 

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Drejtoria e Policisë së Shtetit vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit www.asp.gov.aldhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  • Strukturën organizative të Drejtorisë së Policisë së Shtetit;
  • Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
  • Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  • Drejtoria e Policisë së Shtetit, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Drejtoria e Policisë së Shtetit.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

 

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS TË DREJTORISË SË POLICISË SË SHTETIT

 

 

Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë

 

Baza ligjore

Dokumenti/Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

 

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

 

Neni 7/1/a/d

 

Ligji 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”

Skemë

Struktura e pagave

Tabelë e funksioneve, detyrave dhe kompetencave të drejtorive të përgjithshme, drejtorive, dhe komisariateve,  si dhe e arsimit dhe kualifikimit të drejtuesve të strukturave të policisë, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë.

 

 

Menjëherë

 

Menjëherë pas daljes së urdhrit për miratimin e strukturës.

Përditësohet pas çdo akt emërimi

 

Në faqen zyrtare në menutë:

“Drejtoria”

“Rreth nesh”

 

Drejtoria e

Burimeve Njerëzore

 

Akte ndërkombëtare

ligje;

akte nën ligjore;

dokument politikash;

dokument tjetër.

 

Neni 7/1/b

 

Kushtetuta dhe kode

Konventa

Strategji e plane veprimi

Marrëveshje

Ligje

Vendime

Udhëzime

Akte Integrimi

Rregullore

Akte nënligjore

Raport vjetor

Buletini Mujor

Informacion mbi ngjarjet gjatë 24 orëve

 

 

Pas botimit në fletoren zyrtare

Pas miratimit nga Drejtori i Policisë së Shtetit

 

Në faqen zyrtare në menunë:

“Legjislacioni”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në faqen zyrtare në menunë:

“Shërbime”

 “Arkiva”

“Lajmet e fundit”

 

 

Drejtoritë e

Përgjithshme dhe Drejtoritë e Sektorët në Policinë e Shtetit, sipas fushës që mbulojnë.

 

 

 

 

 

 

 

Sektori i

Marrëdhënieve me Publikun

 

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës.

 

 

Neni 7/1/c/g

 

Format kërkese

Format Ankese

Shpjeguese

 

Adresë postare:

Adresë e-mail:

">

 

 

Pas miratimit të programit të transparencës

Menjëherë në rast ndryshimi

 

Në faqen zyrtare në menunë:

“Shërbime për qytetarët”

“E drejta për informim”

 

Sektori i Marrëdhënieve me Publikun

 

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.

 

Neni

7/1/ç

 

Material shpjegues

Lista e koordinatorëve

 

Pas miratimit të urdhrit të caktimit të koordinatorit.

 

Në faqen zyrtare në menunë:

“Programi i

 transparencës”

“Koordinatori për të Drejtën e Informimit”

 

 

Sektori i

Marrëdhënieve me Publikun

 

Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kopetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

 

Neni

7/1/d

 

VKM

 

Urdhër i Ministrit

Urdhër i Drejtorit

Nenet 7-16 të ligjit nr. 108/2014

 

Pas botimit në fletoren zyrtare.

Pas miratimit

 

 

E përhershme

 

 

Në faqen zyrtare në menunë:

“Drejtoria”

“Rreth nesh”

 

Drejtoria Juridike

 

Mekanizmat monitorues;

raporte  auditi;

dokumentet me tregues performance

 

Neni

7/1/dh

 

Raporte monitorimi dhe auditimi (KLSH, MF, MPB)

Raporte të SHÇBA

Raporte të Komitetit të KE-së për Parandalimin e Torturës

Raporte të Avokatit të Popullit

Raporte të organizatave ndërkombëtare lidhur me veprimtarinë e policisë.

Raporte të organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut.

Strategji e plane veprimi

Raport vjetor

Buletini Mujor

 

 

Menjëherë pas publikimit në faqen zyrtare të monitoruesve.

 

Në faqen zyrtare në menunë:

“Shërbime”

“Raporte Monitorimi”

 

 

 

 

 

 

Në faqen zyrtare në menunë:

“Legjislacioni”

“Shërbime”

 

Drejtoritë e Përgjithshme,

Drejtoritë dhe Sektorët sipas fushës që mbulojnë.

 

 

 

 

 

 

 

Sektori i

Marrëdhënieve me Publikun

 

 

Buxheti

 

Neni

7/1/e

 

Buxheti

 

Raporte

 

Pas miratimit të ligjit të buxhetit

Çdo vit

 

Në faqen zyrtare në menunë:

“Shërbime”

“Buxheti”

 

 

Drejtoria e

 Financave

 

Informacion për

procedurat e prokurimit.

 

 

Neni

7/1/ë

 

Regjistri

 

Menjëherë pas dërgimit në APP

 

Në faqen zyrtare në

menunë: “Shërbime”

 

Sektori i

 Prokurimeve

 

Shërbimet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit për publikun.

 

Neni

7/1/f

 

Material orientues dhe shpjegues për çdo kategori shërbimesh të ofruara për publikun.

Duke klikuar në menutë e publikimit të shërbimeve zbulohet informacioni i detajuar për çdo kategori shërbimesh.

 

Përditësohet periodikisht

 

Në faqen zyrtare në mënutë:

“Shërbime për qytetarët”

“Shërbime”

“Kontrolloni gjobat tuaja”

“Personat në kërkim”

“Akademia e Sigurisë”

“Denonco krimin kompjuterik”

“Lëvizja e lirë në zonën Shengen”

“Programi i transparencës”

 

 

Drejtoritë e Përgjithshme,

Drejtoritë dhe Sektorët sipas fushës që mbulojnë.

 

 

Sektori i Marrëdhënieve me Publikun

 

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.

 

Neni 7/1/gj

 

Projekt akte ligjore dhe nënligjore

Projekt strategji

 

Pas përfundimit të draftit, nënshkrimit të relacionit shoqërues dhe koordinimit me MPB

 

Në faqen zyrtare në rubrikën:

“Shërbime për qytetarët”

“E drejta për informim”

 

 

Drejtoria Juridike

 

Mbajtja e

dokumentacionit nga Drejtoria e Policisë së Shtetit.

 

Neni

7/1/h

 

Listë tip e dokumenteve me afatet e ruajtjes.

Material shpjegues mbi sistemin e mbajtjes së dokumentacionit, llojeve dhe formave të tij, si dhe të informacionit që bëhet publik pa kërkesë.

 

 

Menjëherë duke respektuar urdhrin përkatës.

 

Në faqen zyrtare në mënunë:

“Shërbime për qytetarët”

“E drejta për informim”

 

Drejtoria e Qendrës së Mbrojtjes dhe përpunimit të të dhënave

 

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8

të këtij ligjit nr.119/2014.

 

 

Neni

7/1/i

 

Tabelë

 

Pas miratimit të programit të transparencës

 

Në faqen zyrtare në menunë:

“Programi i transparencës”

 

 

Koordinatori për të drejtën e informimit

 

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

 

Neni

7/1/k

 

Si të bëhesh pjesë e Policisë së Shtetit.

Statistika

 

 

Legjislacioni

 

Informacion mbi gjobat e Policisë rrugore

Shërbimet e ofruara për qytetarët

 

 

Menjëherë pas miratimit të tyre

Çdo muaj buletini

Raporti vjetor

 

Përditësohet në vazhdimësi

 

Në faqen zyrtare:           “Akademia e Sigurisë”

“Shërbime”

 

“Legjislacioni”

 

“Kontrolloni gjobat tuaja”

Shërbime për qytetarët

 

 

 

Informacione të tjera  të dobishme

 

Neni

7/1/l

 

Materiale ndërgjegjësuese

Fushata sensibilizuese

Aktivitete

 

Përditësohet në vazhdimësi

 

Në faqen zyrtare në menunë:

“Parandalo krimin”

“Fushata sensibilizuese”

“Histori suksesi”

“Lajmet e fundit”

 

 

 

Sektori i

Marrëdhënieve me Publikun


V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Drejtoria e Policisë së Shtetit vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.asp.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

 

VI. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

Arkiva

Shkurt 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...