Tiranë, finalizohet operacioni "Nata e ftohtë".

Tiranëtirane

Finalizohet operacioni "Nata e Ftohtë".

Shpërndanin bimë narkotike, arrestohen 5 shtetas.

Më datë 07.01.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- K.LL., 20 vjeç, banues në Tiranë.

- D.R., 21 vjeç, banues në Tiranë

- M.T., 20 vjeç, banues në Tiranë

- D.H., 19 vjeç, banues në Tiranë

- N.H., 19 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohej se shpërndanin bimë narkotike kryesisht në godinat e "Qytetit Studenti" në rrugën "Budi".

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë prej tyre me qera janë gjetur rreth 27 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva e ndarë në porcione gati për shitje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

• 27 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva.

• Dy telefona të markës Iphone 4.

• Disa qese farmaceutike të tejdukshme.

• Një automjet i tipit "Opel" në pronësi të shtetasit M.T.

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të "Prodhim dhe shitje të narkotikëve e kryer në bashkëpunim ‘’ parashikuar nga Neni 283-25 i Kodit Penal.

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...