Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 17 Maj 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Policia e Shtetit - vijojnë operacionet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave. Operacioni mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe organeve ligjzbatuese në Gjermani. Në pranga një 27 vjeçar, i shpallur person në kërkim europian, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave”. Pas një pune të mirë organizuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe Task Forca “Anti - Skifter” në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale si dhe Komisariatin e Policisë Durrës, u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit shqiptar, A.L, 27 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës. Ky shtetas ishtë person i shpallur person në kërkim europian, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave ”, person nën hetim, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”, kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal” parashikuar nga legjislacioni gjerman dhe nga nenet 287/1, 134/3 dhe 333/a të Kodit Penal Shqiptar. Ndalimi u bë në zbatim të lëtër-porosisë së organeve ligjzbatuese Gjermane, pasi u regjistrua procedimi penal nr. 39/ viti 2019, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer rreth 25 vjedhje banesash në rajonin Bochum, Gjermani, ku kanë përvetësuar sasi të konsiderueshme parash, bizhuteri, orë të markave të shtrenjta, paisje elektronike etj. Gjatë kontrollit të banesës së tij, iu sekuestruan disa dokumenta për transferta parash nga Gjermania në Shqipëri, orë të markave të shtrenjta, telefona celularë, bizhuteri si dhe një automjet. Në bashkërendim me organet ligjzbatuese të rajonit të Bochumit, Gjermani, Task Forca “Anti - Skifter” dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtij grupi të strukturuar, ku deri tani është provuar se ka kryer 25 vjedhje banesash, por dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në këtë rajon. Aktiviteti kriminal i këtij grupi shtrihet në periudhën kohore 2015-2018 në dhjetë rajone në Gjemani. Policia Gjermane ka bashkëpunuar me Task Forcën “Anti - Skifter” dhe më pas nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ku dhe është regjistruar procedimi penal. Theksojme faktin se në muajin tetor të vitit 2018, pas bashkëpunimit të sukseshëm të organeve ligjzbatuese të Gjermanisë me Policinë Shqiptare u bë e mundur të identifikohet dhe të arrestohet shtetasi shqiptar G.SH, si pjesëtar i këtij grupi kriminal. Në fillim të muajit maj 2019 në Prokurorinë e Bochum, Gjermani është zhvilluar një takim pune ndërkombëtar ndërmjet organeve ligjzbatuese të prokurorive dhe policive respektive të dy vendeve, ku u përcaktuan detyra të përbashkëta policore dhe procedurale me qëllim dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të gjithë anëtarëve të këtij grupi dhe sidomos të shtetasit shqiptar A.L. i cili kishte mundur të largohej nga Gjermania. Goditja e këtij grupi kriminal u publikua edhe në mediat Gjermane, duke cituar prokurorët dhe oficerët e Policisë Gjyqësore Gjermane, se Shqipëria prej disa vjetësh po vepron me forcë kundër krimit të organizuar dhe sidomos krimit të organizuar kundër pronës. Operacioni “Anti - Skifter” vazhdon në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

Fier - finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar "Kristali". Operacioni për goditjen e shpërndarjes në doza të vogla të drogave të forta. Sekuestrohen 15 doza Kokainë. Arrestohet shtetasi që ushtronte këtë veprimtari kriminale. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative se një shtetas merrej me shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla, organizuan punën duke finalizuar operacionin e koduar "Kristali". Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L.Ç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 15 doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit , L.Ç, 37 vjeç, banues në Fier.

Berat - kontrolle për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojrave të fatit. Procedohen penalisht 2 shtetas pasi ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit. Në vijim të kontrolleve të befasishme në të gjithë Qarkun Berat për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personve që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat në bashkëpunim me Njësinë Operacionale kapën dhe proceduan penalisht shtetasit E.T, 60 vjeç dhe M.Q, 28 vjeç, të dy banues në Berat. Procedimi penal i këtyre shtetasve u bë për veprat penale "Organizim i lotarive të palejuara", "Fshehja e të ardhurave", "Punësim i paligjshëm" "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara" pasi në ambientin e lokalit në pronësi të shtetasit E.T, ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit. U sekuestruan në cilësinë e provave materiale 1 valixhe e mbushur me çipsa, 1 tavolinë pokeri, 2 pako me letra bixhozi si edhe 11.700 lekë. Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit "Komisariati Dixhital", çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

Tiranë - vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Një tjetër i kërkuar për trafik të narkotikëve vihet nën pranga. Shërbimi i Forcës së Posaçme Operacionale në zbatim të planit të masave për “Rritjen e paramterave të sigurisë, intesifikimin e masave investiguese, operacionale lidhur me gjetjen e personave në kërkim”, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin F.M, 52 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi, më datë 18.12.2018, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”. Gjithashtu gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi edhe disa dokumente në gjuhën italiane të cilat dyshohet se mund të jenë të falsifikuara. Në përfundim të veprimeve ky shtetas u procedua edhe për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda, Tiranë. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" .

Elbasan - vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet autori i dytë i dyshuar për “Vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim. Shërbimet e Policisë së Komisariatit Elbasan, pas një pune intesive, të mirëorganizuar dhe të pandërprerë, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të dytë të dyshuar i cili ishte shpallur në kërkim, konkretisht shtetasin A.M., 23 vjeç, banues në Elbasan. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi më datë 13.12.2018, në lagjen “Visarion Xhuvani” Elbasan, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin XH.T, i cili është arrestuar më parë, nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur një varse flori shtetasit S.B., 33 vjeç, banues në Elbasan. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim".

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 83 shtetas, konkretisht: 16 janë arrestuar në flagrancë, 11 janë ndaluar dhe 56 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 10 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, të dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 2 në qarkun Vlorë, 1 i dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, 1 i dënuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”; 1 në qarkun Lezhë, i dënuar për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës’’ dhe “Kundërshtim i punonjësit te policisë së rendit”; 1 i ekstraduar nëpërmjet ZQK Interpol Tirana, i dënuar për veprën penale “Plagosja e rëndë”; 1 në PKK Rinas, i dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 2 në PKK Korçë, 1 i dënuar për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, 1 i dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 1 në SPK Muriqan, i dënuar për veprën penale “Mashtrimi”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, konkretisht: 1 rast në qarkun Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast në Berat, me 1 autor të arrestuar në flagrancë; 1 rast në Shkodër, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë; 1 rast në qarkun Duurës, ku po punohet për identfikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Berat; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Vlorë; 6 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Vlorë dhe 2 në Lezhë, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 12 raste të “Dhuna në familje”, konkretisht: 1 rast në qarkun Fier, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 2 raste në qarkun Vlorë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 9 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 1 rast në qarkun Durrës, 1 në Korçë, 1 në Vlorë, 1 në Lezhë, ku të gjithë autorët janë proceduar në gjendje të lirë. Për 7 rastet e tjera po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 5 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 4 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 3 në qarkun Tiranë dhe 1 në Berat, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në qarkun Tiranë dje 1 në Fier, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 3 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike”, 1 në qarkun Tiranë dhe 2 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, 3 në Elbasan, 1 në Berat, 2 në Lezhë, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Shkatërrim prone”, në qarkun Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30