Durrës - Një tjetër person i kërkuar për trafik të narkotikëve vihet në pranga

Durrësarrestdurres21maj

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim

Një tjetër person i kërkuar për trafik të narkotikëve vihet në pranga.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin:

-A. D., 33 vjeç, banues në fshatin Katund, Sukth, Durrës.

Kapja dhe ndalimi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në datë 01.07.2017 ka dhënë masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim", parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30