Komisariati i Policisë Nr.5, Tiranë - Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë

Ndalohet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. dvp tirane

Nga Sektori për Krimet e Hapura pranë Komisariatit të Policisë nr.5 në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas një punë të mirëorganizuar u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

S. M. 46 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në lagjen “Tre Herojntë”, Shkodër.

Për këtë shtetas, Prokuroria kishte lëshuar urdhër ndalimi, pasi dyshohet se në Zall-Herr, Tiranë më datë 02.05.2019 ka vjedhur një sasi prej 100.000 lekësh të reja në lokalin e shtetases S.Z dhe më pas është larguar me mjetin e tij.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1