Tiranë - Policia Rrugore e Tiranës godet një rast tjetër të mitëdhënës

video

Në funksion të patrullimeve dhe kontrolleve me përzgjedhje për personat që drejtojnë mjetet pas përdorimit të alkoolit, dhe shkeljet e tjera që janë burim i shtuar për aksidente, rrugoret e kryeqytetit po vijojnë patrullimet dhe verifikimet e shtuara në të gjithë territorin, ku vetëm gjatë 48 orëve të fundit, janë: leke

• arrestuar ne kushtet e flagrancës 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 të papajisur me leje drejtimi dhe 1 për veprën penale "Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

• pezulluar 40 leje drejtimi nga të cilat 6 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 30 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 4 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

• janë proceduar administrativisht 42 drejtues mjetesh për qarkullim me mjete me xhamat e parë të errësuar.

• proceduar administrativisht 6 drejtues mjetesh për sisteme shtesë pamore dhe zanore.

• vendosur 1 250 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore apelon për kujdes të shtuar në fundjavë dhe më shumë durim nga të gjithë përdoruesit e rrugës, kryesisht nga drejtuesit e mjeteve që kane si destinacion zonat bregdetare, të cilët duhet të zgjedhin orare dhe rrugë alternative të përshtatshme, jo pikun e trafikut, dhe të shmangin sa të mundin rrugët në të cilat po bëhen punime të ndryshme.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1