Ngritja e salles operacionale

Një sallë e posaçme u ngrit për koordinimin dhe monitorimin e të gjithë forcave të policisë të angazhuar në terren për garantimin e marvajtjes së vizitës të Papa Françeskut në Tiranë

Masat e marra

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve të programuara në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë. Më tepër

Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 01.01.2017

Policia e Shtetit1Drejtoria PPSH.1
Raport për natën e ndërrimit të viteve
Gëzuar nga Policia e Shtetit
Falë bashkëpunimit me qytetarët, mirëkuptimit dhe besimit të tyre ndërrimi i viteve ishte pa ngjarje kriminale të rënda.
Gjatë natës së ndërrimit të viteve, e deri në orët e para të mëngjesit, pothuajse e gjithë Policia e Shtetit, ka qenë në shërbim, prezente në sheshet ku qytetarët festuan, në afërsi të lokaleve, në rrugët nacionale dhe rurale, kudo në të gjithë Shqipërinë.
Falë masave të marra nga Policia e Shtetit, qytetarisë së treguar gjatë festimeve, si dhe mirëkuptimit të treguar nga qytetarët për të respektuar këshillat e Policisë së Shtetit, gjatë natës e deri në mëngjesin e sotëm, në të gjithë Shqipërinë nuk ka asnjë humbje jete njerëzore si pasojë e aksidenteve rrugore apo e ngjarjeve kriminale.
Nga përdorimi i fishekëzjarreve në të gjithë vendin janë dëmtuar lehtë pa asnjë problem për jetën 9 shtetas, të cilët pas mjekimit janë larguar në banesat e tyre.
Në të gjithë vendin, konfliktet si pasojë e përdorimit të alkoolit pothuaj kanë qenë të papërfillshme.
Gjatë natës në të gjithë vendin është evidentuar 1 rast vjedhje lokali dhe 1 rast tentativë vjedhje banese.
Ështe evidentuar vetëm një ngjarje, ku persona te paidentifikaur në lagjen Bathore, në një lokal kanë hedhur një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi nuk ka pasur persona të dëmtuar, por vetëm dëme të vogla materiale.
Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme iu kanë dhënë ndihmë qytetarëve për probleme të ndryshme në 24 raste në të gjithë vendin.
Policia e Shtetit do vijojë shërbimin e përforcuar deri më datën 04.01.2017.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 31.12.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi K.H, vjeç 55, banues në fshatin Radhesh, Zall Herr, i dënuar më parë, pasi, në banesë, ju gjet e bllokua 6 kg e 640 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 31.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.K, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar ciklomotorin tip “Yamaha”, është përplasur me trafik ndarësen dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin E.S, vjeç 27, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se rreth orës 05:00, në rrugën nacionale Fushë Krujë-Lezhë, te degëzimi i fshatit Luz, Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Jaguar”, është përplasur me mjetin tip “Alfa Romeo”, drejtuar nga shtetasi L.P, vjeç 32, banues në Kolsh, Lezhë, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit shtetasi L.P, i cili pas ndihmës mjekësore në spital, u largua pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.12.2016, rreth orës 17:50, në rrugën Fier-Seman, në fshatin Afrim i Ri, shtetasja P.V, vjeç 54, banuese në Fier, duke kaluar rrugën, është goditur nga një mjet i paidentifikuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

Më datë 30.12.2016, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Fier, për  shtetasin  I.F, vjeç 48, banues në Sarandë, pasi dyshohet se rreth orës 14:15, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Frakull, duke drejtuar mjetin tip “Seat”, ka humbur kontrollin, ka dal nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit si dhe djali i tij, shtetasi i mitur, vjeç 10, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim, pasi rreth orës 11:45, në rrugën Vlorë–Kaninë, te “Kumi”, mjeti, me drejtues shtetasin Q.S, vjeç 70, banues në Himarë, ka dalë nga rruga e për pasojë është aksidentuar pasagjerja S.S, vjeç 65, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 30.12.2016, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.H dhe K.F, vjeç 28 e 32, banues në fshatin Golem e Hot i Ri, pasi, në lagjen “Skenderbeg”, shtetasi A.H duke drejtuar mjetin tip “Lincoln”, dhe shtetasi K.F, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin dhe tip “Volkswagen”, janë përplasur e për pasojë janë aksidentuar shtetasit Sh.Sh dhe F.Sh, vjeç 28 e 22, banues në fshatin  Rresek e Golem, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290/1 e 291 të Kodit Penal.


II. DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 31.12.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.K, vjeç 19, banues në Fushë Krujë, pasi, në rrugën “Ali Demi”, rreth orës 11, u kap me një biçikletë të vjedhur në pronësi të shtetasit J.Sh, vjeç 29, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 31.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 28, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se gjatë natës, në rrugën “Babë Rexha”, ka vjedhur banesën e shtetasit L.Q, vjeç 27, ku ka marrë 1 Lap-Top e dy bizhuteri. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 31.12.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi E.T, vjeç 33, banues në Durrës, pasi, rreth orës 14:30 pranë stacionit të trenit, i ka marrë një sasi lekësh, shtetasit A.M, vjeç 37, banues në Tiranë. Nga puna e bërë dyshohet se ky shtetas është autor i disa ngjarjeve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.12.2016, rreth orës 12, në rrugën e “Kavajës”, tek një lokal, ka vdekur shtetasi R.H, vjeç 63, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases D.H, vjeç 68, banuese në Tiranë, më datë 31.12.2016, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 31.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.H, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Elez Isufi”, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 31.12.2016, u ndalua shtetasi Q.Sh, vjeç 46, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi para disa ditësh, te një kazino në Kinostudio, me anë të mashtrimit, ka marrë një celular tip “Samsung”. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 31.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.D, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Myslym Keta”, pas një konflikti të çastit, ka thyer xhamin e minibusit tip “Benz Vito”, dhe e ka goditur me grusht shtetasin G.P, vjeç 42, banues në Sauk. Nenet 150 e 90 të Kodit Penal.

Më datë 31.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit M.Ç dhe O.Z, vjeç 32 e 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, rreth orës 16:00 tek Fresku, në një lokal, janë goditur me grusht me njëri tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 01.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.Ç, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sitki Çiço”, në një kantier ndërtimi, u kap duke vjedhur materiale hekuri dhe një shtrat vinçi. Nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Më datë 31.12.2016, në rrugën “Siri Kodra”, në banesë ka vdekur shtetasi F.L, vjeç 49. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 31.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen F.T, vjeç 23, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, ka dhunuar banesën e ish bashkëjetuesit V.T, vjeç 29, banues në Tiranë, të cilit iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. Neni 112 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 31.12.2016, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.L, vjeç 18, pasi dyshohet se babai R.L, vjeç 42, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 31.12.2016, rreth orës 16:30, në fshatin Çerkezë, ka rënë zjarr në oborrin e banesës së shtetasit V.K, vjeç 33, ku ka dëme materiale në bazën ushqimore për bagëti. Nga veprimet e kryera dyshohet, se zjarri ka rënë nga fishekzjarrët e hedhur nga një shtetas i mitur, vjeç 6. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarjen aksidentale.

Më datë 31.12.2016, rreth orës 19.00, në  Kodër e Kuqë, Paskuqan, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjetit tip “Renault”, në pronësi të shtetasit R.V, vjeç 23, banues në Paskuqan. Nga veprimet hetimore mendohet se zjarri ka qenë aksidental, pasi mjeti ka qenë me impiant gazi. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 31.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.A, pasi dyshohet se në rrjetin social ka kanosur me jetë shtetasin A.M, vjeç 21, banues në fshatin Kasall. Punohet për kapjen e tij. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.01.2017, rreth orës 04:00, në Bathore, në rrugën “Demokracia”, persona të paidentifikuar kanë hedhur një sasi lëndë plasëse në një lokal, ku për pasojë nuk ka pasur persona të dëmtuar, por vetëm dëme të vogla materiale. Punohet për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 31.12.2016, rreth orës 08:30 në rrugën “Vela Bishtaj”, është vjedhur banesa e shtetasit S.C, vjeç 32, ku kanë marrë një sasi eurosh, kartën e identitetit dhe lejen e drejtimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 31.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.B, vjeç 24, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 13, i ka vjedhur mjetin tip “Audi”, shtetasit R.T, vjeç 50, banues në Xhafzotaj. Punohet për kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 31.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin L.T, vjeç 50, banues në fshatin Tapizë, pasi dyshohet se, në Tapizë, për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë shtetasen C.T, vjeç 69. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 31.12.2016, rreth orës 14:15,  në lagjen “Kovaçe”, është konstatuar vjedhja e banesës të shtetasit H.A, vjeç 61, ku kanë marrë një televizor plazma, enë kuzhine e një pompë uji. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 31.12.2016, rreth orës 21:00 në fshatin Rubjekë, në afërsi të banesës, shtetasi S.L, vjeç 38, gjatë përdorimit të pakujdesshëm të një fishekzjarri, ka dëmtuar dy gishtat e dorës e ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 31.12.2016, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasin T.M, vjeç 42, banues në Elbasan, pasi dyshohet se babai S.M, vjeç 74, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 31.12.2016, rreth orës 10:30, në fshatin Çestije, në banesën e shtetasit L.E, vjeç 41, ka rënë zjarr, ku janë djegur pjesërisht banesa e pajisje shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezulton, se zjarri ka rënë nga amortizimi i rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Më datë 31.12.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B, vjeç 27, banues në fshatin Hardhi, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait, M.B, vjeç 62. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 31.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin L.H, vjeç 27, banues në Përrenjas, pasi dyshohet se, në Librazhd, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.12.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi F.A, vjeç 40, banues në fshatin Pishkash, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj ish bashkëshortes A.B, vjeç 33, e cila ka qenë me Urdhër mbrojtje. Nenet 130/4 e 321/2 të Kodit Penal.

Më datë 31.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.H, vjeç 31, banues në fshatin Kotodesh, pasi dyshohet se, në Kotodesh, për motive të pronësie, ka kanosur shtetasen, Sh.H, vjeç 66. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 31.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.L, vjeç 55, banues në Korçë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, V.L,  vjeç 41. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 31.12.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi R.R, vjeç 49, banues në fshatin Podgorije-Korçë, pasi, ka shkuar në banesë duke shkelur vendimin e Gjykatës për urdhërin e mbrojtjes së menjëhershme ndaj  bashkëshortes, M.R, vjeç 41. Neni 321/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 31.12.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi V.K, vjeç 36, banues në fshatin Tren, pasi, në fshatin Kapshticë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Seat ”,  ka dalë nga rruga, pa probleme për jetën. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 31.12.2016, rreth orës 16:00, në vendin e quajtur “Kafe Brazili”, është gjetur e mbytur në det shtetasja V.Ç, vjeç 50, banuese në Vlorë. Nga këqyrja e kufomës nuk vihen re shenja dhune. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 31.12.2016, u arrestua shtetasi A.B, vjeç 58, banues  në Sarandë, pasi, në rrugën “Çukë-Fanar” në vendin e quajtur “Ura-Çukë“, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Nissan”, ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe si pasojë ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 31.12.2016, gjatë natës, në lagjen “SMT”, kanë vjedhur 2 televizorë, në lokalin e shtetasit F.M, vjeç 51, banues në Ishull-Lezhë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 31.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin F.P, vjeç 18, banues në Ishull Shëngjin, pasi ka bërë kallëzim shtetasi E.Rr, vjeç 27, banues në Ishull Shëngjin, se e kanosur me fjalë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 31.12.2016, rreth orës 19:30 është dërguar në spitalin rajonal Lezhë, pa shenja jete, shtetasi P.M, vjeç 59, banues në Kolsh. Nga veprimet rezulton se vdekja është natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 31.12.2016, rreth orës 16:00 është konstatuar e djegur një pjesë magazine me bar në pronësi të shtetasit Z.V, vjeç 54, banues në Balldre. Nga veprimet hetimore, shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 31.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin Gj.D, vjeç 44, banues në Mamurras, Kurbin, pasi dyshohet se më datë 29.12.2016, në Fanë, duke punuar, nga pakujdesia ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe ndodhet në SQU jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Z.Sh, vjeç 60, banues në Fanë. Neni 91 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 01.01.2016, në rrugën përballë spitalit, një person i pa identifikuar ka goditur me sende të forta shtetasin N.Gj, vjeç 38, banues në Shkodër, i cili pasi ka marrë mjekim në spital është larguar për në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 31.12.2016, rreth orës 18:50 në lagjen “3 Heronjtë”, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases M.S, vjeç 41. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 31.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin F.O, vjeç 33, banues në fshatin Nangë, pasi më datë 30.12.2016, shtetasi F.K, vjeç 49, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim ndaj tij, se ka shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme, me mjetet një sipërfaqe toke. Neni 199 i Kodit Penal.

Më datë 31.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin H.S, vjeç 64, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se në lagjen “Lixha”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin F.S, vjeç 33, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se në lagjen “Lixha”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.


III. DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër
Më datë 31.12.2016, në PKK Kakavijë, në vendin e quajtur “Kordhoc “ u kapën 3  shtetas të huaj algjerian. U shoqëruan në posten e kufirit për veprime të mëtejshme.

 

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...