Ngritja e salles operacionale

Një sallë e posaçme u ngrit për koordinimin dhe monitorimin e të gjithë forcave të policisë të angazhuar në terren për garantimin e marvajtjes së vizitës të Papa Françeskut në Tiranë

Masat e marra

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve të programuara në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë. Më tepër

Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet ne 24 oret e fundit 02.01.2017

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë1Drejtoria PPSH.1
Seksioni për krimet ndaj pronës
Më datë 01.01.2017, rreth orës 03:40, në rrugën “Demokracia”, Bathore, Tiranë, ka ndodhur një shpërthim në lokalin e shtetasit SH.D. Si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme të lehta materiale në fasadën e lokalit. Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi është kryer me lëndë plasëse eksplozive. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 31.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.H, vjeç 25, banues në Bërxull, pasi dyshohet se rreth orës 20:45, në Bërxull, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka dalë nga rruga, ku për pasojë është përplasur me një pemë dhe një shtyllë elektrike, është aksidentuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 01.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.GJ, vjeç 62, banues në Kodër Mezez, Tiranë, pasi në rrugën “Sokrat Miho”, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, ka dalë nga rruga, është aksidentuar e ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 01.01.2017, në fshatin Jorgucat, Bashkia Dropull, në banesë, ka vdekur shtetasi Z.L vjeç 65. Nga veprimet e kryera, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

 

II. DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 01.01.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi L.H, vjeç 51, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës Q.H, vjeç 72, të cilës iu plotësua urdhri i mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 01.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.H, vjeç 48 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Brigada e VIII–të“, ka thyer xhamin trekëndësh të mjetit tip “Benz“,të shtetasit T.M vjeç 40, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 01.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen K.K vjeç 26, pasi dyshohet se bashkëjetuesi D.P, vjeç 28, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.


Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 01.01.2017, në rrugën “Josif Pashko“, është vjedhur banesa e shtetasit B.M, vjeç 57. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.01.2017, në rrugën “Hajdar Hidi”, ka vdekur në banesë shtetasi T.K, vjeç 71, banues në Tiranë. Dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 01.01.2017, rreth orës 01:30, në rrugën “Kol Hidromeno”, ka rënë zjarr në një kasolle, pa pronar, ku ka vetëm dëme materiale. Nga veprimet hetimore rezultoi se shkaku i zjarrit ka qenë aksidental. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 01.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur A.Gj, vjeç 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Njazi Meka”, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin A.H, vjeç 17, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 01.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 31.12.2016, në rrugën ‘’Muhamet Deliu’’, në gjendje të dehur, ka dëmtuar sendet e banesës së tij, duke i hedhur nga ballkoni në oborrin e pallatit, ku si pasojë është dëmtuar xhami i mjetit tip ‘’Opel’’, në pronësi të shtetasit G.B, vjeç 53 banues në Tiranë dhe ka shkaktuar prishje të rendit dhe qetësisë publike. Nenet 150 dhe 274 të Kodit Penal.

Më datë 01.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.K vjeç 66, pasi dyshohet se në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj djalit I.K, vjeç 28, të cilit iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 01.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për  shtetasit D.L, R.SH e R.Z, vjeç 18, 19 e 18 banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 10:00, në rrugën “Gjolek Kokona“, kanë plagosur lehtë me grusht, shtetasin I.K vjeç 19 banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

 Më datë 01.01.2017, në rrugën e “Dibrës“, shtetasi G.K, vjeç 54 banues në Tiranë, në gjendje të dehur, ka humbur ekuilibrin, e për pasojë është rrëzuar duke u dëmtuar në kokë. Pas ndihmës së marrë në spital, është larguar në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 01.01.2017, gjatë natës, në rrugën “Loni Ligori”, është vjedhur banesa e shtetasit N.B, vjeç 33. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.L vjeç 35 i dënuar më parë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait H.L, vjeç 63. Neni 130/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 01.01.2017, rreth orës 20:00, në Kashar, ka vdekur në banesë shtetësia e mitur E.S, vjeç 9, banuese në Kashar. Paraprakisht dyshohet se është helmuar nga ushqimet. Po pritet të përfundojë ekspertiza e cila do përcaktojë shkakun e saktë të humbjes së jetës. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Më datë 01.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit F.H vjeç 18  pasi dyshohet se gjatë natës, në rrugën “Besim Alla”, ka vjedhur kasetofonat e mjeteve tip “Peugot 307 dhe “Opel Astra”, në pronësi të shtetasve H.Ç dhe K.S, vjeç 30 dhe 23 banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 01.01.2017, rreth orës 18:00, në lagjen Nr. 5, ka rënë zjarr në katin e dytë të banesës së shtetasit N.K, vjeç 46, banues në Kavajë, ku është djegur 1 divan dhe porta e banesës. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 01.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F.Z, vjeç 36, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi O.Z vjeç 41, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. 

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e mjetit tip “Audi”, të shtetasit R.T më datë 01.01.2017, u kap dhe referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin në kërkim E.B, vjeç 24 banues në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal. 

Më datë 31.12.2017, në oborrin e banesës në Xhafzotaj, ka marrë flakë dhe është djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B.H, vjeç 25. Nga veprimet e kryera rezulton, se zjarri ka rënë aksidentalisht. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.

Më datë 01.01.2017, në lagjen Nr.6, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetasit D.Ç, vjeç 45, banues në Durrës. Punohet për kapjen e identifikimin e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 01.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen SH.K, vjeç 32 pasi dyshohet se bashkëshorti A.K, vjeç 34 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji Nr. 9669 datë 18.12.2006.

Më datë 01.01.2017, rreth orës 23:15, në Thumanë, është rrëzuar, në banesë, dhe me pas ka  gjetur vdekjen në spital shtetasi I.V, vjec  96, banues në Thumanë Krujë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 01.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit A.T, E.T e A.N vjeç 23, 23, 25 e 27, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në ambientet e spitalit kirurgjik, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar e goditur punonjësit e policisë Patrullës së Përgjithshme. Neni 236/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 01.01.2016, në fshatin Gostimë, në banesë, shtetasi A.K, vjeç 40, aksidentalisht duke ndezur një fishekzjarrë, ka dëmtuar gishtat e një dore, ka marre mjekim në spital e më pas është larguar në banesë. Materialet ju kaluan Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Më datë 01.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin G.SH vjeç 35, banues në Përrenjas, pasi dyshohet se në Përrenjas, për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me sende të forta shtetasin  D.M, vjeç 24 banues në fshatin Kotodesh. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 01.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Z, vjeç 36, banues në fshatin Dardhë, pasi dyshohet se në ambientet e Komisariatit të Policisë Librazhd, ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësin të policisë së rendit publik. Nenet 236/2 e 242 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 01.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.L, vjeç 41 banuese në Korçë, pasi dyshohet se bashkëshorti A.L, vjeç 55, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 01.01.2016,  në lagjen Nr. 12, një mjet, ka goditur mjetin e parkuar në pronësi të shtetasit R.K vjeç 31, banues në Korçë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 273 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datën 01.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin T.F, vjeç 19, banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 01.01.2017, në lagjen ‘’Çlirim‘’, ka goditur me sende të forta, shtetasin SH.H vjeç 25, banues në Berat. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datën 01.01.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen V.M, vjeç 29, pasi dyshohet se bashkëshorti I.M vjeç 41, banues në Berat, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 31.12.2016, në fshatin Velmish, Roskovec, në godinën e filialit të një  firme private të prodhimit të kutive të kartonëve me administrator shtetasin A.V, vjeç 35, banues në Durrës, ka rënë zjarr, ku janë djegur 2 mjete transportier, 1 kompresor, 2 pajisje teknologjike e kuti kartoni. Nga veprimet e kryera rezulton, se zjarri ka rënë aksidentalisht. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 01.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen D.P  vjeç 44 pasi dyshohet se bashkëshorti E.P, vjeç 50 ka hyrë pa pëlqimin saj në banesë dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Komisariati i Policisë Lushnjë 
Më datë 01.01.2017, në fshatin Qerret i Ri, në banesë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja M.ZH vjeç 55. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 01.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.Z, vjeç 38 banues në fshatin Akërrni pasi dyshohet se në në Akërrni, për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri shtetasin J.N vjeç 49, banues në fshatin Akërrni. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua, arma e zjarrit tip “Glock”, pa leje. Nenet 84 e 278 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 01.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Z, vjeç 28, banues në Delvinë, pasi dyshohet se në Delvinë ka tentuar të vjedh në banesën e shtetases S.H, vjeç 42. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 01.01.2017, gjatë transportit në spital, ka vdekur shtetasi J.G, vjeç 45, banues në Tiranë, i cili në një lokal në fshatin Terihat, duke festuar familjarisht natën e ndërrimit të viteve, ka pësuar arrest kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për vdekje natyrale.

Më datë 01.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.A, vjeç 42, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “18 Shtatori”, në banesën e shtetasit L.K, vjeç 43 ka vjedhur me dhunë 4 orë dore, të cilat ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale. Neni 139 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më date 31.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin F.P, vjeç 23 banues në Balldre, pasi dyshohet se në Lezhe, ka goditur me grusht, për motive të dobëta, shtetasin Z.GJ, vjeç 25, banues në Balldre.Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 01.01.2017, në Fushë Mamurras, në banesën e pa banuar dykatëshe, të shtetasit A.P vjeç 46, banues në Fushë Mamurras, ka rënë zjarr e cila është djegur plotësisht. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 01.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.H vjeç 40 pasi dyshohet se bashkëshorti A.H, vjeç 46, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Shkodër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. 

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 01 .01.2017, rreth orës 16:15, shtetasi M.N, vjeç 65 banues në fshatin Tetaj, duke ngrënë bukë, i ka ngelur në fyt buka dhe për pasojë ka gjetur vdekjen, me gjithë ndihmën e dhenë. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tropojë, për vlerësim si ngjarje aksidentale.

 

 

 

Arkiva

Janar 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...