Ngritja e salles operacionale

Një sallë e posaçme u ngrit për koordinimin dhe monitorimin e të gjithë forcave të policisë të angazhuar në terren për garantimin e marvajtjes së vizitës të Papa Françeskut në Tiranë

Masat e marra

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve të programuara në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë. Më tepër

Policia e Shtetit gjate fundjaves 02.01.2017

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore.Stema Policia

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 56 personave, janë sekuestruar armë zjarri, armë të ftohta, lëndë e dyshuar narkotike dhe municione luftarake.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim te parregullt 18 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 3 persona për narkotikët dhe krimin ekonomik e financiar.

23 persona në flagrancë për vjedhje, dhunë në familje.

3 persona në flagrancë për krime ndaj personit.

Janë kapur 7 persona në kërkim.

2 persona të arrrestuar për kundërshtim të punonjësit të Policisë së rendit publik.

Janë sekuestruar 6 kg 640 gr lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, 3 armë zjarri (1 pistoletë TT’, 1 armë gjahu, 1 Glock’).

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 73 persona.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Gjithashtu gjatë fundjavës janë zhvilluar operacionet e mëposhtme:

-Operacion i përbashkët antidrogë mes Policisë së Shtetit dhe Policise Italiane e Guardia di Finanza, sekuestrohen rreth 400 kg marijuanë në veri të Otrantos.Pas sinjalizimit të Policisë së Shtetit, mëngjesin e ditës së sotme në veri të Otrantos, në Torre Chianca, patrulla e Guardia di Finanza-s së Pulias (GdF) ka zbuluar në breg të detit një gomone me rreth 300 deri 400 kg marijuanë.Gomonia ishte vënë në ndjekje që prej ditës së djeshme në zonën e Orikumit, por kishte mundur te humbiste gjurmët për disa orë. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të përfshirë në këtë trafik.

- Operacion "Fundviti" .Kapet hajduti i xhepave të autobusëve të Tiranës. Më datë 31.12.2016 specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3 si rezultat i një pune të mirë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Fundviti”, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: E.T., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.Arrestimi i këtij shtetasi u bë më datë 31.12.2016 tek ish stacioni i trenit, ku dyshohet ti ketë vjedhur në autobuz, shtetasit A. M, vlerën monetare, të 40.000 lekë. Gjithashtu këtij shtetasi, i është arritur ti dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i disa ngjarjeve të tjera.

 

 

 

Arkiva

Shkurt 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...