Ngritja e salles operacionale

Një sallë e posaçme u ngrit për koordinimin dhe monitorimin e të gjithë forcave të policisë të angazhuar në terren për garantimin e marvajtjes së vizitës të Papa Françeskut në Tiranë

Masat e marra

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve të programuara në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë. Më tepër

Mat, kontrolle nga FNSH-Shkodër e Policia Lokale për kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje.

MatMAT 06.01.17 1

Kontrolle nga FNSH-Shkodër e Policia Lokale për kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje.

Kapet dhe arrestohet në një pikë bastesh një shtetas me armë zjarri pistoletë "TT" që e mbante në brez.

Gjithashtu gjatë kontrolleve, po në të njëjtën pikë bastesh është arrestuar një tjetër shtetas pasi është kapur me thikë me vete.

Si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë një 17 vjeçar pasi është kapur me një dorezë boksi metalike.

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, për marrjen e masave për rritjen e parametrave të rendit e sigurisë, në orët e mbrëmjes në qytetin e Burrelit, efektivat e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me FNSh Shkodër, mbi bazën e informacioneve të administruara, kanë ushtruar kontrolle në mjedise të ndryshme (pika bastesh e tjera ) të qytetit të Burrelit për kapjen në flagrancë të personave që mbajnë dhe qarkullojnë me armë pa leje, personat që shpërndajnë e trafikojnë lëndë narkotike, për personat e shpallur në kerkim, etj.

Si rezultat i këtyre kontrolleve në një pikë bastesh është kapur në flagrancë me armë në brez shtetasi: G.P., 22 vjeç, banues në Burrel, i cili u arrestua për veprën penale “Mbajte pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” .

G.L., 30 vjeç, banues në Burrel, i cili u kap gjatë kontrollit në të njëjtën pikë bastesh me thikë me vete , i cili u arrestua për veprën penale “Mbajte pa leje të armëve të ftohta”.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi; L.L, 17 vjeç, banues në Burrel, pasi u kap gjatë kontrolleve me një dorezë boksi metalike që e mbante me vete. Porcedimi filloi për veprën penale “Mbajte pa leje të armëve të ftohta” .

Arma e zjarrit pistoletë "TT", thika dhe doreza e boksit metalike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

MAT 06.01.17 1

MAT 06.01.17 2

MAT 06.01.17 3

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...