Ngritja e salles operacionale

Një sallë e posaçme u ngrit për koordinimin dhe monitorimin e të gjithë forcave të policisë të angazhuar në terren për garantimin e marvajtjes së vizitës të Papa Françeskut në Tiranë

Masat e marra

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve të programuara në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë. Më tepër

Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 09.01.2017

INFORMACIONE PËR NGJARJET E JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE1Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 08.01.2017, aktualisht temperaturat kanë qenë të ulta dhe në rrugë ka prezencë të akullit. Rrugët nacionale janë të kalueshme. Akset rrugore rurale Labinot-Shmil, Bradashesh–Gracen dhe Librazhd–Qarrishtë, vazhdojnë të jenë të bllokuara. Në akset e tjera rrugore, rurale, duhen përdorur zinxhirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Më datë 08.01.2017, aktualisht temperaturat janë të ulta dhe në rrugë
ka prezencë të akullit. Rrugët nacionale janë të kalueshme por në disa segmente të akseve Pogradec-Lin, Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Qafa e Qarrit duhen përdorur zinxhirë. Nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike. Vazhdon puna me borë pastrueset për shpërndarjen e kripës në rrugë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më datë 08.01.2017, aktualisht temperaturat janë të ulta dhe në rrugë ka prezencë të borës e akullit. Rrugët nacionale janë të kalueshme. Akset rrugore rurale Shkodër–Breg Lumi, Shkodër–Thethë, Shllak–Temal, Qafa e Bordolecit–Vermosh, Qaf Mali-Qaf Shllak, Bardhet-Iballe, Qerret-Qelez, vazhdojnë të jenë të bllokuara. Fshatrat Mesul, Kokdodë, Tuc, Mollkuqe dhe Levosh janë  pa energji elektrike.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Më datë 08.01.2017, rrugët nacionale kanë qenë dhe janë të kalueshme. Rrugët rurale janë të kalueshme me zinxhirë. Situata meteorologjike është e mirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Më datë 08.01.2017, rrugët nacionale kanë qenë dhe janë të kalueshme. Rruga nacionale Peshkopi–Kukës është e kalueshme me zinxhirë. Rrugët rurale janë të kalueshme me zinxhirë. Njësia administrative Lurë, vazhdon të mbetet e bllokuar nga bora. Vazhdon puna për hapjen e saj.


II. DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 08.01.2017, rreth orës 24:35, në rrugën “Ali Demi”, te ura e Shkozës, janë përplasur 2 mjete, njëri prej drejtuesve, shtetasi A.G, vjeç 55, u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Informacion paraprak.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T, vjeç 46, banues në Durrës, pasi, në rrugën “Pavarësia”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka goditur nga prapa mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin E.G, vjeç 28, banues në Fier, duke i shkaktuar dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.A, vjeç 28, banues në Elbasan, pasi, në unazën jugore të qytetit, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin D.K, vjeç 32, banues në Elbasan, ku për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi D.K dhe është dëmtuar shtetasi F.M, vjeç 31, banues në Elbasan, pasagjerë në mjetin “BMV” i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim G.Xh, vjeç 37, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Neni 180/3 i Kodit Penal.


III. DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 08.01.2017, u arrestua shtetasi K.A, 23 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Ali Demi”, i ka marrë me dhunë telefonin e markës “Samsung Galaxy Note 2”, shtetasit B.A., ku në banesë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale telefoni. Neni 139 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 08.01.2017, gjatë natës në rrugën ”Margarita Tutulani”, kanë thyer xhamin trekëndësh dhe kanë vjedhur navigatorin e mjetit tip “Benz”, të shtetasit M.A, vjeç 43, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.Gj, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në gjendje të dehur, ka dëmtuar një kamer sigurie të murit rrethues, të një institucioni që kontrollon rrugën. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 08.01.2017, shtetasi R.O, vjeç 61, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 31.12.21016, i është larguar nga banesa djali E.O, vjeç 33, banues në Tiranë. Punohet për gjetjen e tij. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 08.01.2017, rreth orës 04:30, në rrugën “Shkodra”, tek disa pallate, shtetasit E.H, vjeç 25, banues në Tiranë, i kanë marrë mjetin tip “BMW X-6”. Punohet për identifikimin, kapjen e autorit dhe gjetjen e mjetit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 08.01.2017,rreth orës 08:30 në rrugën “Niko Avrami”, ka vdekur shtetasi F.K, vjeç 57, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 08.01.2017, përballë një spitali, shtetasit A.L, vjeç 40, banues në Tiranë, i kanë marrë motorin tip “Dinli”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.Q, vjeç 61, banues në Shkozë, pasi dyshohet se në banesë u konstatua duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.01.2017, u arrestua shtetasi A.M, 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vajzave të tij të cilave iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet i kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal dhe Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 08.01.2017, gjatë natës, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, është vjedhur banesa e shtetasit E.Sh, vjeç 35, ku kanë marrë një televizor “Plazma”, 1 laptop dhe bizhuteri të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.01.2017, shtetasi G.Gj, vjeç 61, banues në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza, H.Gj, vjeç 20. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 08.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.T, vjeç 30, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, shtetases K.T, të cilës iu plotësua urdhëri i mbrojtjes së menjëhershme. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 08.01.2017, rreth orës 18:20, në plazh, tek një kompleks, është vjedhur “Mini marketi” pronë e shtetasit J.H, ku kanë marrë artikuj ushqimor, cigare e pije alkoolike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për dëmtime të tjera me dashje, më datë 08.01.2017, u kap shtetasi në kërkim V.Sh, vjeç 26, banues në Shkozet, i cili do të ndiqet në gjendje të lirë. Neni 90 i Kodit Penal.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Q.K 29 vjeç, banues në Durrës. Më datë 08.01.2016, në Sukth i Ri, Durrës, pasi ka hapur me forcë dritaren e lokalit, në pronësi të shtetasit M.B. 62 vjeç, ka tentuar të vjedhë, por është diktuar nga pronari dhe ka arritur të largohet. Me të marrë njoftim për ngjarjen, Efektivët e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen menjëherë të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Vjedhja” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 134, 22 të Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.C, vjeç 52, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 08.01.2017, në lagjen Nr.6, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin B.M, vjeç 74, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 08.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.L, vjeç 40, banues në Laç, Kurbin, pasi, në rrugën nacionale Kurbin-Fushë Krujë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.01.2016, ka bërë kallëzim shtetasi M.S, vjeç 40, banues në Kavajë, pasi tek parkingu i një kompleksi, për pagesën e faturës të parkimit, është kanosur me fjalë nga shtetasi A.K, vjeç 25, banues në Nikël. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për vlerësim.

Më datë 08.01.2017, rreth orës 22:30, në rrugën nacionale Fushë Krujë-Lezhë, pas një konflikti çasti, 4 persona kanë goditur me grusht shtetasin A.Gj. 19 vjeç, të cilët janë larguar me një mjet me targa të huaja. Punohet për identifikimin e personave e të automjetit. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 08.01.2017, ka bërë kallëzim shtetasi S.T, vjeç 32, banues në fshatin Karthnek, pasi i është larguar nga banesa xhaxhai, shtetasi Rr.T, vjeç 70. Punohet për gjetjen e tij.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 08.01.2017, gjatë natës, në lagjen 8, një mjet i paidentifikuar, ka goditur mjetin e parkuar tip “Peugeot”, pronë e shtetasit G.N, vjeç 38, banues në Korçë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 273 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 08.01.2017, në spitalin e Lushnjës, është sjellë i vdekur nga familjarët, shtetasi B.Ç, vjeç 52, banues në fshatin Golem i Vogël. Nga veprimet e kryera rezultoi se nuk ka patur shenja dhune dhe vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Më datë 08.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasit E.S dhe K.T, vjeç 34 e 19, banues në fshatin Karbunarë e Kryekuq, Divjakë, pasi dyshohet se, në fshatin Zharanec, u kapën me një mjet kamionçinë tip “Ford” që transportonte 5 m³ lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2016, rreth orës 01:30, në aksin rrugor Divjakë-Këmishtaj, në fshatin Mërtish, shtetasi J.Rr, 22 vjeç, banues në fshatin Gungas, Divjakë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e një banese ku si pasojë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 08.01.2017, rreth orës 12:30, në lagjen “Granicë”, është rrëzuar nga tarraca e pallatit ku banonte dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi V.K, vjeç 64, banues në Gjirokastër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Nga  Specialistët e Seksionit  Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve K.P,  16 vjeç , banues në Tepelenë. Xh.B, 16 vjeç , banues në Tepelenë. Shtetasit e mësipërm u arrestuan pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në datë 07.01.2017, rreth orës 19:00  kanë  vjedhur disa sende në kishën Ungjillore Tepelenë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura 2(dy) kompjutera (Laptop) dhe 1(një) IPAD. Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim".

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë  08.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim, ndaj shtetases S.R, vjeç 33, pasi ka konsumuar mbidoze ilaçesh, dhe është dërguar në spitalin toksikologjik Tiranë për shërbim më të specializuar.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 08.01.2017, rreth orës 08:30, në lagjen “Perash”, si rezultat i rrjedhjes së gazit nga një bombol, në një dyqan artikuj të ndryshëm në pronësi të shtetasit A.A, vjeç 60, banues në Shkodër, ka rënë zjarr ku si pasojë ka patur dëme materiale dhe është dëmtuar lehtë pronari i dyqanit, i cili pas mjekimit në spital është larguar për në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale.

Më datë 08.01.2017, shtetasi E.E, vjeç 52, banues në Shkodër, ka bërë kallëzim se është larguar nga shtëpia e të moshuarve shtetasi M.B, vjeç 69. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 07.01.2017, në lagjen “Dardania”, në një lokal në pronësi të shtetasit I.K, vjeç 50, banues në fshatin Myhejen, ka rënë zjarr, ku është djegur dhe dëmtuar pjesërisht çatia. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë nga një shkëndijë elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë për vlerësim. Neni 151 i Kodit Penal.

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...