Ngritja e salles operacionale

Një sallë e posaçme u ngrit për koordinimin dhe monitorimin e të gjithë forcave të policisë të angazhuar në terren për garantimin e marvajtjes së vizitës të Papa Françeskut në Tiranë

Masat e marra

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve të programuara në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë. Më tepër

Policia e Shtetit gjatë fundjavës 09.01.2017

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.Stema Policia

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 52 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 8 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 16 persona për narkotikët dhe krimin ekonomik e financiar.

11 persona në flagrancë për vjedhje, dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.

4 persona për krime ndaj jetës.

Janë kapur 13 persona në kërkim.

Janë sekuestruar rreth 87 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva dhe 1 armë zjarri.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 98 persona.

Gjatë 48-orëve janë finalizuar Operacionet konkretisht :
Finalizohet me sukses Operacioni i Koduar "Distributori".
Janë sekuestruar 200 doza lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Janë arrestuar në flagrancë dy të rinj, njëri prej tyre i dënuar më parë për Plagosje e Vjedhje.
Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër.


Finalizohet me sukses Operacioni antidrogë "Acari".
Janë sekuestruar 22 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis – Sattiva.
Janë arrestuar 3 shtetas në flagrancë.
Nga Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.


Finalizohet me sukses operacioni "Nata e Ftohtë".
Janë arrestuar 5 shtetas të cilët shpërndanin lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.


Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...