Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 11.01.2017
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë 24–orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 22 personave.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 4 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 2 persona për narkotikët.
6 persona për vjedhje, OSHEE, dhunë në familje dhe shkatërrim prone.
Janë kapur 9 persona në kërkim dhe 1 person për armëmbajtje pa leje.
Janë sekuestruar 2 kg e 300 gr lëndë e dyshuar e llojit Heroinë, 3 armë zjarri, 3 krehër dhe 13 fishekë.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 48 persona.
Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.