Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, 29.05.2014
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, 29.05.2014
Më datën 29.05.2014, si rezultat i një operacioni të mirëorganizuar të Sektorit Kundër Krimit të Organizuar dhe Narkotikve, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, në fshatin Alk, të Rrethit Kurbin, u bë e mundurarrestimi i shtetasittë shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Artan Hutbi Nexhipaj (Nexhipi), vjeç 36, lindur dhe banues në fshatin Alk, Kurbin.
Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Bergamos, Itali, me vendimin Nr.1/2003 R.G.N.R.10692, datë 28.03.2003, e ka dënuar me 17 vjet burgim për veprat penale të “Shfrytëzim prostitucioni”, ”Skllavërim” dhe “Emigracion ilegal”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë, më datë 21.05.2014, nga Interpol Tirana.
Arrestimi i përkohshëm i tij u bë me qëllim ekstradimi, në shtetin Italian.
Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqsorë Kurbin.