Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 14 gusht 2020

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Mat – Finalizohet me sukses operacioni policor “Stojani”. Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Bien në prangat e policisë 3 shtetas,  dhe shpallet në kërkim një tjetër. Si rezultat i kontrollit të pa ndërprerë të territorit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Stojani”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit M. Gj., 32 vjeç, D. L., 33 vjeç, J. D., 32 vjeç, të tre banues në Krujë, Durrës. U procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi  N. S., 16 vjeç, si dhe u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. M, 26 vjeç, banues në Krujë. Shtetasit e lartpërmendur janë kapur në flagrancë duke punuar në një parcelë të cilët kishin  mbjellë disa bimë narkotike të dyshuara canabis sativa. Ndërsa shtetasi E. M (i shpallur në kërkim), sapo ka parë shërbimet e policisë duke përfituar dhe nga terreni ka arrit të largohet. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Stojan Njësia Administarive Ulëz, u gjet dhe u sekuestrua rreth 10 kg material bimor e dyshuar canabis sativa. Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet tip “BMË”,që e përdornin autorët, një peshore elektronike dhe disa materiale të tjera. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat,  për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Kavajë-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u referuan materialet dhe punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim D. K., pasi në vendin e quajtur “Mali i Robit” Kavajë, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit F. K. dhe E. XH., duke i shkaktuar dëmtime të lehta, të cilët pas mjekimit në spital u larguan për në banesë. Policia gjatë kontrollit për kapjen e shtetasit D.K, gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë. Shtetasi D. K., është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Qarku Durrës – Policia e Qarkut Durrës ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, 3 pronarë subjektesh dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, 2 prej tyre, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Fushë Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit Xh. B., i cili në mënyrë të përsëritur organizonte ceremoni martesore. Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore. Gjithashtu ky subjekt është ndëshkuar dhe nga ISHP. Për subjektin me pronar shtetasin D. Q., në Katund të Ri, shërbimet e Policisë kanë vendosur 2 herë masë administrative 1.000.000 lekë, si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi në mënyrë të përsëritur ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ. Për subjektin në lagjen nr. 15, Spitallë, Durrës, me pronar shtetasin S. P., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ. Policia e Durrësit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me  qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 77 shtetas, konkretisht: 16 janë arrestuar, 4 janë ndaluar dhe 57 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 16 raste: 3 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, në Fier; 7 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 3 në Tiranë, 2 në Vlorë, 1 në Dibër dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja me dashje”, në Tiranë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, 1 në Berat, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 13 raste: 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, 1 në Vlorë, ku autori është arrestuar  dhe 11 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste, 1 në Tiranë dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Falsifikimi i dokumenteve”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i shpërdorimit të detyrës, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, 1 në Tiranë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, 1 në Durrës dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të Vetëgjyqësia”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Berat dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 6 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe proceduar 6 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Vlorë, 2 në Lezhë dhe 1 në Kukës.

Janë evidentuar dhe proceduar 2 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.