Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 24 qershor 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Fier-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 29 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, pasi në datë 23.06.2022, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Hamil-Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka përplasur shtetasin e mitur 15 vjeç, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me bicikletë, dhe është larguar nga vendngjarja.Shtetasi i mitur ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Spa”.Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.Goditen 2 raste të shfrytëzimit të qendrave të masazheve për prostitucion, vihen në pranga 2 shtetase.Procedohen penalisht 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit në 2 qendra masazhesh, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Spa”.Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetaseve:- J. D., 30 vjeçe dhe R. L., 20 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.Shtetaset J. D. dhe R. L. administronin dy qendra masazhesh, në zonën e quajtur “Ish-Blloku” dhe në zonën e quajtur “21 Dhjetori”.Përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këto ambiente ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit A. Ll., Xh. T., për veprën penale “Prostitucioni” dhe A. L., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe E. D. Vijon puna për kapjen e tyre.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Shantazhi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.Përndiqte një shtetase dhe e shantazhonte, që t’i jepte para për mospublikimin e disa fotove dhe videove, vihet në pranga 27-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 22 vjeçe, se një shtetas i kishte marrë shuma të ndryshme parash dhe e shantazhonte vazhdimisht që ti jepte para të tjera, që të mos i publikonte disa foto dhe video, në rrjetet sociale, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.Gjatë operacionit policor të koduar “Shantazhi”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:- K. K., 27 vjeç, banues në Tiranë.Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi K. K. i kishte marrë shuma të ndryshme parash në mënyrë të vazhdueshme, 22-vjeçares, të cilën e përndiqte dhe e shantazhonte vazhdimisht që t’i jepte shuma të tjera parash, për mospublikimin e disa fotove dhe videove që ai dispononte.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lezhë/Vijon kontrolli masiv i territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.Si rezultat i kontrollit është goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.Finalizohet operacioni policor i koduar “Last day”.Gjenden dhe asgjësohen bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.Procedohet në gjendje të lirë edhe kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, duke përdorur edhe dronë.Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Last day”, gjatë të cilit, në fshatin Kallmet, rrethi Lezhë, në pronën e shtetasit Z. G., shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotikë canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e proves materiale një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak.Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi Z. G., i dyshuar si autor i kultivimit të bimëve narkotike dhe posedues i armës së zjarrit dhe municionit luftarak.Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi T. Sh., banues në Kallmet, me detyrë kryetar i fshatit Kallmet, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Lezhë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për shtetasin A. V., 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përmbarues gjyqësor pranë Zyrës Përmbarimore Lezhë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi F. Ç., 69 vjeç, banues në Krujë, se 41-vjeçari nuk ka ekzekutuar një vendim gjyqësor, të dhënë për shtetasin F. Ç, me objekt një pronë në rrethin e Krujës.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 113 shtetas, konkretisht: 8 janë ndaluar, 17 janë arrestuar, 81 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 13 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 10 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 6 raste, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale me objekt falsifikimin e dokumenteve të ndryshme është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 7 raste, prej tyre 1 rast është me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të ndaluar, 3 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë, si dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Ne fushën e veprave penale me objekt trafiqet janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale me objekt veprimtarinë e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit janë evidentuar 3 raste, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale me objekt mosbindjen/kundërshtimin e punonjësve të Policisë, është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të ndaluar.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 6 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të rënies zjarr, për të cilët vijon puna nga ana e Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e tyre.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 4 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Përndjekja”, “Vetëgjyqësia”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Dhunimi i banesës”, me 5 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të arrestuar.

Për veprat penale me objekt veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit është evidentuar 1 rast, me 2 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë.

Gjithashtu janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente, si pasojë e të cilëve 1 shtetas ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 23 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 8 shtetas të arrestuar, si dhe me 15 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.