Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Zoti Albert Dervishaj ka lindur në 30 shtator 1960 në qytetin e Korçës. Është i martuar me dy fëmijë dhebanon në qytetin e Tiranës.

Në vitet 1983-1987 ka kryer Shkollën e Lartë të MPB (Dega e Policisë) Tiranë dhe është titulluar “Oficer i Policisë”. Në vitet 1991-1993 është titulluar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë; 2006-2009 ka kryer studimet “Master” në Departamentin e të Drejtës Publike, në këtë Fakultet. Në vitin 2006, ka fituar titullin “Avokat”. Është pajisur me leje për ushtrimin e profesionit “Ekspert privat zjarrfikës” në vitin 2014. Shkollën e Mesme të Përgjithshme e ka kryer në vitet 1975-1979 në qytetin e Korçës.

Gjatë karrierës në Policinë e Shtetit ka kryer kurse, programe trajnimi, seminare brenda dhe jashtë vendit, si në Luiziana (SHBA), Romë (Itali) etj., për të cilat është certifikuar si në drejtim të menaxhimit strategjik, menaxhimit, planifikimit dhe mbikqyrjes të organizatës së policisë, rolin e policisë në menaxhimin e krizave eakteve terroriste, për mësimdhënien, perspektivën gjinore në policim, mbrojtjen e të dhënave, menaxhimin e emigracionit dhe bashkëpunimin në Ballkan, mbi investigimin e krimit ndërkombëtar etj. Përvoja nga këto aktivitete dhe vizitat studimore e kanë ndihmuar të zhvillojë aftësitë si drejtues, të rrisë performancën dhe komunikimin me kolegët, komunitetin, partnerët, studentët, të zhvillojë punën në grup, të administrojë dhe menaxhojë situata të rendit e sigurisë publike, të përmirësojë standardet e shërbimit ndaj komunitetit dhe mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut.

Gjatë karrierës së tij ka ushtruar mësimdhënien në Shkollën e Magjistraturës Tiranë, në Akademinë e Sigurisë dhe në disa universitete private të drejtësisë. Ndërkohë është autor dhe bashkautor i artikujve dhe teksteve profesionale, si: “Policia përballë realitetit”, 2003; “Tirana, Kryeqytet me rend të parametrave europianë”, 2006. “E Drejta e Policisë”, 2004; Guida e DPQ Tiranë, 2005. Artikuj në Buletinin Shkencor “Kriminaliteti, Rendi e Policimi”; Tema Master: “Korrupsioni, fenomen shoqëror i parë në këndvështrimin e detyrimeve të administratës publike”, 2009; Studimi: “Siguria e bankave në Shqipëri, (1991-2010)”, 2011 etj.

Pas titullimit “Oficer Policie” ka filluar punën si komandant toge, komandant Reparti, Shef i Rendit Publik në Komisariat, Shef i Komisariatit të Policisë, Drejtor i Policisë së Rendit, pedagog dhe zëvendesdrejtor në Akademinë e Policisë, Drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë dhe Vlorë, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit, Analizës dhe Studimeve Strategjike, Shef Sektori dhe Drejtor i Drejtorisë së Rendit Publik. Nëvitin2007, ka qenë larguar nga Policia e Shtetit me motivacionin: “Shkurtim i funksionit organik” dhe ka punuar drejtues në strukturën e sigurisë së një banke të nivelit të dytë.

Gjatë punës në strukturat policore, është vlerësuar vazhdimisht dhe disa nga vlerësimet më kryesoret janë:

  • Dekoruar, Presidiumi i Kuvendit Popullor: “Medalja e Shërbimit Ushtarak”, 1984.
  • Dekoruar, Presidenti i Republikës: “Medalja e Mirënjohjes”, 2005.
  • Vlerësuar, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA të RSh, “Certifikatë Mirënjohje”, 2017.
  • Vlerësuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, “Certifikatë Karriere”, 2017.
  • Vlerësuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, “Certifikatë për shërbime të dalluara”, 2020.

Nga data 28 gusht 2020, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Urdhër të Ministrit të Brendshëm, kryen detyrën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, me gradën policore “Drejtues i Lartë”.